Të sapodiplomuarit mund të punësohen tek Posta Shqiptare

anazapta

Posta shqiptare hap dyert për të rinjtë që përfundojnë studimet e larta në fakultetet e Universitetit të Tiranës. Kjo nismë është finalizuar dje me nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet këtij institucioni dhe Universitetit të Tiranës. Sigurimi i këtyre alternativave do t’i ndihmojë të rinjtë që si zgjidhje të vetme për punësim të shohin largimin jashtë vendit.

Sipas marrëveshjes, studentët do të mund të zhvillojnë praktikat e tyre mësimore pranë zyrave të postës, dhe nga aktivitetet e njohura do t’u njihen dhe kreditet. Bashkëpunimi i Universitetit të Tiranës me Postën Shqiptare gjithashtu synon të promovojë shkëmbimin e informacionit mes dy institucioneve dhe mundësimin e kushteve më të mira të studimit dhe punësimit për të rinjtë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *