Të sekuestrosh këpucarin!

redaktor

Letër e nënshkruar,

Xhevdet Cora

 

DITA! Rasti solli të takoj një burrë të qetë, të matur, me pension të vogël dhe që ende punonte si këpucar në lagjen Kombinat. Këtij i kishin sekuestruar veglat në dyqan pasi megjithëse kish dy javë në radhë te QKR, nuk kish arritur ende të pajisej me letrat që duhen. Nuk e njoh, por kuptohej që nuk bënte karshillëk ndaj ligjit. Nëse lexon kush këto radhe nga redaksia e Ditës, ndonjë ekspert fiskal, apo avokat të japë shpjegim nëse masa të tilla janë ligjore apo veprime arbitrare e poshtëruese. Vërtet, a duhet t’i kthehen veglat e punës këtij dhe të tjerëve, mbasi nuk është i vetmi rast. Së fundi kush do ta mbrojë këtë kategori njerëzish nga veprime të tilla?

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *