Stina e pranverës sjell ndryshime në organizëm dhe përpjekje biologjike për t’u përshtatur me tranzicionin stinor.
Kjo stinë shoqërohet me një rritje të nivelit të serotoninës dhe dopaminës gjatë ditës.
Pasojat lidhen me rritjen e lëvizjeve edhe në orët e mbrëmjes, gjë që mund të ketë efekte negative tek ritmi gjumë-zgjim.
Falë temperaturave të pëlqyeshme dhe ditëve më të gjata, dalim më shumë, edhe pas darke, kalojmë më shumë kohë në natyre dhe flemë më vonë.
Por, ka një problem.
Në mëngjes duhet sidoqoftë të zgjohesh në të njëjtën orë për të shkuar në punë apo shkollë, ndaj reduktohet koha e pushimit dhe në mëngjes me vështirësi ngrihesh nga krevati.
Është llogaritur që në rini, me pranverën, vjen thuajse një orë më pak gjumë në natë. Përveç ditëve më të gjata kemi edhe dritën artificale më të zgjatur në mbrëmje.
Sipas ekspertëve, kjo gjë shoqërohet me më shumë vështirësi në fjetje. Si rezultat, jemi më të irrituar gjatë ditës.
Më të rrezikuarit janë ‘zogjtë e natës’, ose ata që e kanë orën biologjike të shtyrë më përpara; flenë vonë dhe zgjohen më vonë se të tjerët. Konkretisht, bëhet fjalë për 20% të popullatës.
Ndryshimi i stinës ndikon edhe tek fëmijët. Sa më e madhe të jetë koha e gjumit e humbur, aq më të mëdha janë pasojat.
Zakonisht, këto efekte të lidhura me ardhjen e pranverës, synojnë të zgjidhen brenda 2 ose 3 javësh, por këshilla e artë është kjo: Duhet të flini rreth 7 orë çdo natë, pa përjashtim.
j.l./ dita
