Të sëmurët me zemër, kujdes nga lakrat

anazapta

Kini kujdes me lakrat këtë vit. Një burrë në Britaninë e Madhe u shtrua në spital për shkak se hëngri shumë lakra Brukseli gjatë festës së Krishtlindjeve. Vitamina K në gjethet jeshile ndërhyri në mjekimin për hollimin e gjakut që burri po merrte, duke i shkaktuar atij një atak kardiak.

Skocezi u shtrua në spital ku mjekët u habitën me gjendjen e tij derisa zbuluan sasinë e madhe të lakrave të ngrëna. Tashmë ai është më mirë.

Drejtori i spitalit tha se ky është rasti i parë i ndodhur që dikush të shtrohet në spital nga ngrënia e lakrave të Brukselit, ata tashmë kanë arritur ta vënë gjendjen nën kontroll.

Ndërkohë një nga doktorët e zemrës deklaroi se pacientët të cilët marrin hollues gjaku në përgjithësi nuk këshillohet të marrin shumë jeshillëqe, pasi ato janë plot vitaminë K dhe bien ndesh me mjekimin e dhënë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *