Letër e nënshkruar,
Ali Gjoni, Tiranë
Përshëndetje stafit drejtues të gazetës DITA! Me respekte për z.Thano! Zotërinj deputetë, ju kemi zgjedhur për burra më të zgjuar…! Me çfarë po na shikojnë sytë dhe çfarë po na dëgjojnë veshët këto ditë në ekranin e televizorit, nuk po e kuptojmë se çfarë po bëjnë këta (politikanët) tanë të mëdhenj dhe të vegjël.
O deputetë! Populli ju ka zgjedhur për njerëz më të zgjuar dhe jo për budallallëqe! E si të mos përdorin fëmijët thika dhe pistoleta nëpër shkolla ndaj njëri tjetrit, me çfarë shikojnë ato me deputetët në parlament! Turp dhe vetëm turp. Si qytetar i këtij vendi, i kaluar të pesëdhjetat, ndihem skeptik me ato që po shikojmë.
Ngado që t’i biem, majtas-djathtas, lart-poshtë apo tërthorazi, pikën mbi i duhet ta vendosë mazhoranca që ka marrë një milion vota! Të shikojmë në ditët në vazhdim sesa do të reflektohet! Me respekte!
