Edi i Palokajve ose sufleri i grupit parlamentar të PD-së harroi për një çast vendndodhjen e tij! E ktheu konventën e PDIU-së në sallën imagjinare të parlamentit. Në vend të përshëndeste delegatët, i shkrepi “arma” pa vetëdije duke hedhur shashka dhe bulëza pështyme mbi podium. “Duan të kapin drejtësinë, nuk votojmë, nuk votojmë.” Këtë reforme që do t’i shpallë “luftë” drejtësisë, ulërinte meci i Palokajve. Në sallë plasën të qeshurat dhe gajasjet. Zoti Paloka, s’jemi në seancë parlamentare, ia bënë me dije drejtuesit e evenimentit.
Mirëpo sufleri gjysmë robot vazhdonte të xhironte shiritin e kafkës së tij të akumuluar në studion e SHQUP-it. Qetësohu o mec, qetësohu, pengu nuk rimerret peng. E dimë shqetësimin dhe hallin tuaj. Po tash i doli era hales tuaj e doemos duhet dizifektuar çerdhja juaj. Preng Pjetri, Lezhë.
