E dëgjova kryeministrin mbrëmë në intervistë. Ndoshta ai nuk mund të thotë më shumë se aq por si qytetar une po pres te dalin arsyet e verteta te refuzimit, sepse keto lidhen dhe me kembenguljen e amerikaneve per te zgjedhur nje vend si Shqiperia. Lexoni pak dhe do kuptoni. Eshte totalisht nje loje e Rusise, e cila me ane te kesaj manovre inteligjente do thosha, ndaloi sulmin amerikan mbi Sirine duke ofruar nje marreveshje mbi armet kimike ne deal te fshehte me Asadin. Nga ana tjeter Rusia ka punuar fort nen rrogoz qe keto arme te mos pranohen nga vendet ku SHBA-te perpiqen te arrijn marveshjen. Te gjitha vendet qe po refuzojne SHBA po marin oferta te fshehura nga Rusia. Loja do vazhdoje derisa te perfundoje afati i marreveshjes, nderkohe qe manovra po i jep kohe te mjaftueshme Asadit të ringjallet.
Edhe dalja e skandalit te pergjimeve të telefonave në BE u be me qellim qe ne kete dualitet SHBA-Rusi, vendet perendimore te anonin nga ofertat e nendheshme ruse, nderkohe qe antipatia per Uashingtonin rritet. SHBA mendoi qe ne Shqiperi gjeti aleatin e duhur jashte ndikimit rus. Por ruset e kapen ne kohe dhe luajten bukur duke perhapur panik me mediat e tyre dhe ato franceze. Dihen lidhjet ehershme te sherbimeve ruso-franceze te evidentuara qe ne luften e Kosoves. Ironike eshte qe ndersa me shtetet e tjera ruset kane shfrytezuar lidhje serioze me oferta bujare qe kurre nuk do merren vesh (varesia e perendimit nga gazi rus dihet) ne Shqiperi thjesht e kane patur fare te lehte duke perdorur karagjozat e shoqerise civile qe shesin nënë e babë per leke. Dhe duke manipuluar edhe shkollaret e arsimit tone te cilet mesojne ne klase te gjashte qe Jozefina eshte gruaja me e madhe e historise se Shqiperise pas Nene Terezes. Idiotësi. Te gjithe po shohin interesin e tyre ne kete loje te madhe globale te diktuar nga rezistenca e Asadit dhe miliardat pa fund qe ka hedhur ai per te ruajtur ate pushtet te kercenuar nga interesat amerikane. Te shohim kush do fitoje, por se paku te mos behemi budallenj ne ate pjese qe na takon neve.
Email nga adresa
