“Të shpartallojmë bllokadën”: Shqipëria e 1980-ës në faqet e NG

entela

Shqipëria komuniste, me disa detaje përmes të cilave identifikohej sistemi diktatorial, vjen përmes fotografive në një artikull të publikuar nga National Geographic, në vitin 1980.

Gazetari Mehmet Biber  kishte udhëtuar nëpër Shqipëri, pasi ishte ndër ata pak gazetar që u lejua të vizitojë vendin tonë gjatë diktaturës.

Ai ka pikasur momente pikante në diktaturë që na rrëfejnë jetën e shqiptarëve të asaj kohe.

Parullat dhe portretet e udhëheqësit komunist, diktatorit Enver Hoxha, leximi i gazetës “Zëri i Popullit”, bunkerët dhe padyshim varfëria, janë imazhet me të cilat gazetari i National Gegraphic identifikonte Shqipërinë e asaj kohe.

Disa mund të jenë nostalgjik, madje, ajo periudhë mund t’u duket më mirë se sa sot. Të tjerë mund të jenë duke u lutur që ajo kohë mos të vij më kurrë. Gjithsesi, imazhet si këto mund të shihen vetëm në fotografi, fal arkivës së NG. e.r/dita

Share This Article
6 Comments
  • LEXONI ME KUJDES…
    .sa here eshte permendur
    ne keto pak rrjeshta fjalet

    -komunist
    -diktature
    -regjim
    -bunker
    -varferi

    kjo eshte shplarje truri klasike per ditet e sotme…..kush paska germuar kaq shume ne nacjonal gjeografik ……qe po ja kalojne dhe dashnore kalocit dhe kastriot dervishit..

    Jam (kam qene) 101% kunder sistemit 1945-1990 por ne krahesim me koleren e sotme sali serbiberiste-makartiste dhe enverofageve si edirama nga ana atdhetare eshte vite drite larg kohes enverit..

    Pse lodheni kaq larg…ja ku e keni Kadarene tone qe nga shkrimtar oborri u be kryekanibali i hordhise elezbiberiste…

    JA SI BUBELLINTE KADAREJA DISIDENTI JUAJ NE ATO VITE:
    ….
    Në pleniumin e 4-të të Komitetit Qendror të Partisë shoku Enver, në një mënyrë thellësisht marksiste, zbërtheu esencën e vërtetë konservatore të borgjezisë dhe të revizionistit të sotëm. “Karakter konservator – thotë shoku Enver, – kanë jo vetëm ideologjitë e vjetra që vinë nga thellësitë e shekujve, por edhe ideologjia e kultura e sotme e degjeneruar borgjeze e revizioniste, i gjithë liberalizmi e modernizmi i tyre”. Duke zbatuar tezën e shokut Enver në terrenin e letërsisë dhe të arteve, nuk është vështirë të dallojmë në kohën tonë aleancën e shenjtë të konservatorizmit më të tërbuar me modernizmin më të shthurur. Le të kujtojmë disa fakte nga historia e letërsisë sonë. Cili ka qënë konservatori më i madh i letrave shqipe dhe jo vetëm i letrave, por i gjithë kulturës sonë? Përgjigja është e qartë për të gjithë: ky konservator ka qënë Gjergj Fishta. Fanatik i tërbuar, idealizues i çdo gjëje patriarkale, apologjet i fesë, i institucioneve mesjetare, hymnizues i primitivizmit, armik i egër i çdo përparimi – ky është portreti i këtij letrari prift. Mirëpo, nga ana tjetër po të bëjmë pyetje se cili ka qënë liberali më i madh i letërsisë sonë, përgjigja është po ajo: përsëri Gjergj Fishta. Filoitalian i papërmbajtshëm, agjent i Vatikanit, emisar i pushtimit fashist, partizan i çkombëtarizimit dhe i romanizimit të kulturës sonë. Pra, nga një anë kryekonservator fanatik, nga ana tjetër kryeliberal. Shovinist i tërbuar dhe njëkohësisht kozmopolit i tërbuar. Kur ishte fjala për idetë e reja shoqërore, përparimin, për revolucionin, ai ishte konservatori më fanatik. Kur ishte fjala për fatet e atdheut, për lirinë, për kufijtë ai ishte liberali më i madh.
    Të njëjtin shembull na e jep figura e letrarit fashist Ernest Koliqi. Konservatorizmi i tij ekstrem nuk e pengoi të shfrytëzonte në veprën e tij reaksionare, një teori aq të shtrenjtë për modernizmin e sotëm, frojdizmin. Kështu në tregimet e tij, ai herë na paraqitet si një namuslli turkoshak, herë si një gagarelë evropjan.
    Dhe në përgjithsi është vështirë të gjendet një teori tjetër që t’u ketë shërbyer me aq zell si konservatorizmit ashtu edhe liberalizmit, sa frojdizmi. Esenca e tij konservatore – thirrje për kthim drejt barbarisë, nuk e pengon aspak, përkundrazi i ndjell akoma më shumë drejt tij dekadentët e të gjitha ngjyrave.
    Kjo aleancë e shenjtë midis konservatorizmit dhe liberalizmit është plotësisht e shpjegueshme po ta shikojmë problemin nga pikpamja marksiste. Në fund të fundit qëllimi i të dy palëve, konservatore dhe liberale është një; kthimi në botën e përmbysur, rifitimi i ‘parajsës së humbur’.
    Ndërsa sulen me tërbim për të shkallmuar spirancën që e lidh njeriun dhe artin e tij me shoqërinë dhe komunitetin njerzor, dekadentët nuk harrojnë për asnjë cast të sulmojnë spirancën tjetër, atë që e mban njeriun dhe artin e tij të lidhur me popullin e vet, me kombin dhe karakterin kombëtar. Ata godasin me tërbim këto dy spiranca, sepse e dinë që me shkallmimin e tyre vlerat shpirtërore do të mbeten në mëshirën e errësirës dhe dallgëve të tërbuara të reaksionit botëror.
    Nuk është e rastit që pseudoshkrimtari dhe armiku i partisë Fadil Paçrami i linte të mbushura pseudodramat e tij me hije dhe jo me njerëz. Nuk është e rastit që ai bashkë me Todi Lubonjën ishin kundërshtarë të tërbuar të karakterit kombëtar në artet tona. Në poezi, F. Paçrami urrente figurën e baballarëve, në skulpturë figurën e nënës, në prozë përbuzte plakat shamizeza. Ai tmerrohej nga figura e Skëndërbeut me keq se një pasha turk. Pra, ai nuk duronte dot asgjë që kishte lidhje me themelet e popullit dhe të kombit. Nga kjo pikpamje ai të kujtonte ata pseudodijetarë të Ishullit të Laputëve, për të cilët Suifti tregon se kërkonin të shpiknin një metodë për të filluar ndërtimin e shtëpive nga catia. Djathtizmi i T. Lubonjës e F. Paçramit, kozmopolitizmi, urrejtja për folklorin dhe antishqiptarizmi i tyre, treguan dhe një herë se lufta e klasave në terrenin e letërsisë dhe të arteve është e gjallë dhe do të jetë e tillë për një kohë shumë të gjatë.
    Si pjesë përbërëse e mekanizmit të revolucionit, realizmi socialist ka pasur, ka dhe do të ketë po ata armiq që ka revolucioni. Tërbimi i tyre, rrufetë që ata lëshojnë mbi të, nuk tregojnë gjë tjetër vecse fuqinë dhe rrezikshmërinë e tij për klasat sunduese. Akuzat për gjoja ngushtësinë e tij, për pamundësitë e tij, për rregullat kufizuese që i shkurtojnë jetë, koha i ka hedhur do i hedhë poshtë njerën pas tjetrës. Realizmi socialist është art i së ardhmes. Asnjë art i gjertanishëm nuk mund të jetë i krahasueshëm më të për nga mundësitë, epiciteti, thellësia, dramaciteti dhe niveli i lartë ideoartistik. Këtë omnipotencë ja jep atij revolucioni komunist. Liria që zbërthen revolucioni është më e madhja liri që është parë ndonjë herë mbi këtë rruzul, sepse ajo është liri e milionave. Përpara kësaj lirie zbehen si qirinj, liritë e tjera të kënduara apo të pakënduara në odetet e poetëve. Realizmi socialist si pjellë e revolucionit gëzon po atë liri të revolucionit. Ai nuk u bindet kanoneve, rregullave dhe dogmave, sic pretendojnë armiqtë e tij të hapur, ose miqtë e tij të rremë. Ai u bindet vetëm ligjeve të revolucionit, i njeh dhe i respekton ato ligje, dhe pikërisht në këtë qëndron jo dobësia dhe jetëshkurtësia e tij, por përkundrazi forca dhe pavdeksia e tij. Nganjëherë vetë ne shkrimtarët dhe artistët e realizmit socialist, nuk i njohim, ose nuk i përdorim dot mundësitë e pakufishme të këtij arti. Marksizmi na mëson që shpesh herë qëllon që shija e parë e klasës së fitimtarëve mbart me vete elementë të shijes së fundit të klasës së të mundurve. Shkëputja nga kjo shije është një detyrë e vazhdueshme e të gjithëve, dhe veanërisht e ne krijuesve.
    Duke hedhur poshtë rrënjësisht toerinë e ‘realizmit pa cak’ të revizionistit frëng Rozhe Garodi, i cili ka përqëllim integrimin e një pjese të dekadentizmit në realizmin socialist, ne jemi gjithashtu kundër kufizimeve artificiale të fushës së veprimit të artit të ri të klasës punëtore. Realizmi socialist ka një forcë të tillë të brendshme sa që është në gjendje të shtjellojë në gjirin e tij të gjitha temat, duke filluar nga revolucioni proletar e gjer në legjendat më të thella të shekujve. Ai është në gjendje ta rishikojë dhe ta rishpjegojë artistikisht gjithë botën, që nga rrethimi i Trojës e gjer në rrethimin imperialisto – revisionist. Këtë aftësi të re ndricuese ja jep atij vetë revolucioni. Dhe pikërisht këtu qëndron esenca e novatorizmit të tij të madh. Kufizimi në kohë dhe në hapësirë i sferës vepruesme të realizmit socialist, nuk bën gjë tjetër vecse nga njëra anë, i shkëput rrënjët e këtij arti nga themelet kombëtare dhe nga ana tjetër i njeh sundimin e plotë, mbi 5 mijë vjet të historisë së popujve, tiranisë, kulturave të të gjitha superstrukturave të vjetra.
    Epoka e kapitalizmit është në perëndim, dhe tonin e artit botëror, kulmet e tij po i jep e do ti jap akoma më shumë në vitet e ardhshme jo borgjezia, por klasa punëtore. Realizmi socialist është ende në dekadat e tija të para. Në vitet e ardhshme ai do të ngushtojë gjithmonë e më tepër perandorinë kulturale borgjeze – revizioniste, gjersa më në fund ta rrethojë atë. Letërsia jonë e re shqipe, për vetë pozitën pararojë të partisë dhe të vendit tonë në luftë kundër botës së vjetër në kuadrin e artit botëror komunist, ka sot një pozitë të privilegjuar dhe mundësi të pakufishme për vepra të mëdha

    .
    nuk e di kush e drejton kete “shit storm” kunder sistemit enverit qe ne fakt po ja rrisni vleren…

    Nese dje thoshte enveri “do hame bar dhe nuk perulemi askujt…Sot Rama ..berishorri basha etj thone praktikisht

    Edhe droge do te pime dhe mut do te hame dhe do ndertojme demon-kracine.
    .
    Nuk e kuptoni qe po e shenjteroni Enver Hoxhen ?!

  • e njëjta mënyrë e të shkruarit
    që paraqitet me iniciale të ndryshme sot e paska radhën me e.r/dita!!
    të gjithë i kemi jetuar ato vite!!edhe vitin 1980!!NG ka fotografuar ato që ka dashur!ka publikuar po ashtu ato që ka dashur,ashtu si dhe e.r/dita ka nxjerrë këtu vetëm më të këqijat!!
    copë mishi me sy dhe me tru të pjerdhur me iniciale e.r.!
    përse nuk publikon të tërë fotot,por vetëm ato që të interesojnë ty??
    copë idioteje,duhet të jesh femër nga mënyra e të shkruarit,a e di ti se edhe sot po të shkosh në zvicrën super të pasur dhe të pastër,mund të gjesh vënde dhe më pak fotozhenike se këto që ke paraqitur ti,edhe në danimarkë e norvegji,edhe në ato emiratet që duken sikur të jenë një park zbavitjeje!!
    prirja tënde për të nxirë çdo gjë të shkakaton vetëm të vjella!njëlloj si mënyra e shkrimit tënd!!
    me merr mëndja se duhet të jesh edukatore kopështi e futur me “mik” ,ja kanë zënë diku keq bishtin me rrotë thamos,tek dita!!
    thamooooo,e ndjej që ti paskan vënë keq koqet në bigë!!e marr me mënd se sa mund të vuash kur je i detyruar të publikosh shkrime të tilla!!
    kështu është kur bën kompromis në kurriz të cilësisë!!
    për të ardhur keq!!

  • Koha e socilizmit ishte koha e drejtësisë ,koha e ndershmërisë ,koha e së vërtetës .në këto foto duken disa parulla të shpartallojmë bllokadën ,të luftojmë korrupsionin etj…etj …ky ishte një emulacion socialistë dhe metodë komuniste e ndërtimit të socializmit .Ajo nxiti e zhvilloi mendimin e veprimin krijues dhe shpirtin luftarak të masave punonjëse .Me emulacion e aksione u ralizuan shumë vepra dhe i dha një përparsi e madhe ralizimit te planeve të ndërtimit të shqiprisë socialiste në një kohë të shkurtër.

    Ekonomia socialiste kishte parimet kryesore ishte forcë e madhe lëvizëse për përparimin e ekonomisë së përgjithshme më shumë,më mirë më lirë ecja krah për krah të gjithë punonjësve nën shembullin e të dalluarve dhe përparuerve .Nuk ka asgjë të përbashkët me konkurencën ,hajdutllëkun ,vjedhjen dhe krimin në kapitalizmin e sotëm ,për të siguruar vetëm fitime maksimale për veten e tyre .

    Kemi 27 vjet në kapitalizëm dhe kemi një gjendje e pa durueshme shoqrore ,politike ,ekonomike ,shtetrore .Ka ardhur koha të bëjmë krahasimet ,gjendja sot është e rëndë demokracia që ëndrronim është kriminalizuar dhe banditizuar ,është zhvatur pasuria e popullit ,sot populli ka ngelur në mëshirë të fatit të zymtë .ku pushteti abuzon me popullin me korrupsionin ,me nepotizmin,me zhvatjen e pasurive publike ,me privilegje në gjykata e prokurori,me gënjeshtra ,me shantazhe ,me kërcënime ,me padrejtësi të llojllojshme ,me shpërfillje e përbuzje të njerzve të thkjeshtë ,njerzve të varfër e të braktisur .
    Kapitalizmi shqiptar bëhet shtet me pushtet kriminal të përgjekshëm.

    Kapitalizmi sotëm nuk funksionon për popullin ,por për një grusht njerzish që zhvat popullin ,një mafje që vret popullin ,pret e vjedhë pa mëshirë ,mashtrim i tmerrshëm. ,funksionon si demokraci skllavopronare .
    Është koha tu tregojmë vendin pushtetarve të korruptuar .Kjo gjendje nuk nuk duhet të durohet më o’popull SOVRAN !..

  • fuckyourdemonkraci ! Me keto artikuj, kerkohet te mbulohet e sotmja e zeze dhe pa asnje perspektive e ketij vendi fatkeq! Kjo eshte shume e sigurte. Vendi ka rene ne dore te delenxhinjve dhe horrave, te cilet nuk kane lene dy gure bashke, per tu pasuruar ne kurriz te popullit te mjere! Kush nuk don ta shohe, eshte ose nihilist ose qorr! Sigurisht, fatkeqesi e jashtezakonshme!

  • e njëjta mënyrë e të shkruarit
    që paraqitet me iniciale të ndryshme sot e paska radhën me e.r/dita!!
    të gjithë i kemi jetuar ato vite!!edhe vitin 1980!!NG ka fotografuar ato që ka dashur!ka publikuar po ashtu ato që ka dashur,ashtu si dhe e.r/dita ka nxjerrë këtu vetëm më të këqijat!!
    copë mishi me sy dhe me tru të pjerdhur me iniciale e.r.!
    përse nuk publikon të tërë fotot,por vetëm ato që të interesojnë ty??
    copë idioteje,duhet të jesh femër nga mënyra e të shkruarit,a e di ti se edhe sot po të shkosh në zvicrën super të pasur dhe të pastër,mund të gjesh vënde dhe më pak fotozhenike se këto që ke paraqitur ti,edhe në danimarkë e norvegji,edhe në ato emiratet që duken sikur të jenë një park zbavitjeje!!
    prirja tënde për të nxirë çdo gjë të shkakaton vetëm të vjella!njëlloj si mënyra e shkrimit tënd!!
    me merr mëndja se duhet të jesh edukatore kopështi e futur me “mik” ,ja kanë zënë diku keq bishtin me rrotë thamos,tek dita!!
    thamooooo,e ndjej që ti paskan vënë keq koqet në bigë!!e marr me mënd se sa mund të vuash kur je i detyruar të publikosh shkrime të tilla!!
    kështu është kur bën kompromis në kurriz të cilësisë!!
    për të ardhur keq!!

  • Na hengert Mune NG! Perse nuk boton, krahas ketyre gjendjen e fshatrave rrugeve dhe psilliqet e shumta te sotme qe na i solli dhemokracia me qerre.

    Enderruam qe ndryshimet te na conin ne Europe dhe na cuan ne Afrike. Na i bene djemte e vajzat, hajdute, kriminele, prostitua.

    Atij sistemi qe ne lodhi, tashti i bejme dua me cfare shohim sot. Te pakten kishte Shqiperi atehere dhe cupat e djemte kishin pune neper fabrika e uzina. Saliq Berishovici me banden e tij i shkaterroi te gjitha dhe i ktheu Tropojanet trima, ne kalece, vrases dhe kriminele te klasit te pare sa dhe hollivudi i pikasi e i vuri neper filma per trafik njerezor.
    Poshte Saliq V+Berishovici dhe klani i tij!
    Qortja ti zere kudo qe jane se na e bene pleh kete vend te bukur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *