Si do të ruhen për brezat e ardhshëm një mori e pafund pasurish të kinemasë sonë dhe jo vetëm që janë pjesë e Arkivit Shtetëror të Filmit? Këto imazhe janë pasuria e këtij kombi. Prandaj është përgjegjësi e të gjithëve ne sot për të ardhmen nesër, raportohet në një kronikë të transmetuar nga Top Channel
Puna studiuese është një prej tyre, rimasterizimi i filmave shqiptarë është një tjetër rrugë, duke marrë si shembull filmat e Xhanfize Kekos. Por, në Arkivin e Filmit ka ende nevoja parësore.
Iris Elezi, drejtore e Arkivit Shtetëror të Filmit, shprehet: “Ka ardhur koha që të mendojmë për sistemin e klimatizimit të Arkivin Qëndror Shtetëror të Filmit. Filmat tanë, filmat e huaj, sepse arkivi është një sistem i madh nuk ka vetëm filma shqiptaë dhe ne duhet të ndryshojmë se sbën sistemin e klimatizimit, ta sjellim në një mënyrë koherente bashëkohore që të këmi mundësi që këtë pasuri ta ruajmë për 70 vjet deri në 400 vitet e arshme. Sikur ne të kemi fatin ta rimasterizojmë dhe restaurojmë kinematografinë shqiptare ju nuk e keni idenë se sa shumë njerëz, akademikë, historianë, studiues do shkrujaë. Festivalet do t’i programojnë”.
Pra, synimi dukshëm përveç nesh janë edhe audiencat e huaja. A jemi ne interesantë dhe deri diku të panjohur për botën?
“Ndonjëherë, fatkeqësisht kontributi i kineastëve shqiptarë shikohet thjesht si një pasuri vetëm e kombit tonë. Detyra jonë si arkiv është që në fakt ta hapë atë. Ka ardhur koha që kjo gjë unike, shqetësuese, e veçantë që është kinematografia shqiptare të marrë vendin e vet në kinematografinë ëvropiane dhe atë botërore”, deklaron Elezi.
Një ditar i ri sapo është botuar me yjet e kinemasë sonë për një sjellje të vëmendjes kah kinemasë.
v.l/ Dita

Cdo familje e zakonshme i hedh plehrat, nuk i mban qe t’ua tregoje pasardhesve dhe te mburret se sa pis ishin gjysherit.
Eshte detyre kombetare dhe shteterore digjitalizimi dhe masterizimi i te gjithe filmave dhe dokumentareve duke filluar nga filmat “Skenderbeu” e deri me sot. Ne ato bobina ruhet nje pjese e rendesishme e historise se vendit.
bota e qyteteruar ne fakt ruan gjithcka pa dallim, i mbetet kohes t’i vleresoje e etiketoje c’jane secili arkivim.
Arkivat nuk fshihen, nuk fshihet as historia sic eshte bere zakon tek ne me nje te rene te lapsit.
Shqiptaret kane probleme te renda me adresimin e historise se egzistences se vet.
Arkivat dhe historia ruhen per dobishmerine e te nxenurit/te mesuarit per te ardhmen dhe per veten.