Një baba indonezian me emrin Udin Ahok u detyrua të bënte një zgjedhje që askush nuk do të donte kurrë të bënte: te zgjidhte për të shpëtuar gruan e tij, apo mamanë dhe djalin e vogël.
46-vjeçari indonezian sapo kishte shkuar për të fjetur të shtunën në mbrëmje, kur vala e cunamit u përplas ne banesë në fshatin Ëay Muli në bregun e Sumatrës.
Ne panik ai luftoi për të arritur nënën e tij 70-vjeçare që po flinte me djalin e tij të vogël 1 vjeç, por më pas e pa gruan e tij duke u mbytur në ujërat e turbullta.
Ai e rrëmbeu gruan dhe e nxori jashtë, por nuk pati kohe të shpëtonte mamanë dhe të birin. Nëna dhe fëmija i Ahok u gjetën të vdekur nën “malet” e mbeturinave.
“Unë nuk kisha kohë për të shpëtuar nënën dhe djalin tim”, tha Ahok për AFP. “Më vjen keq aq shumë. Unë vetëm shpresoj që atyre u është dhënë një vend në duart e Perëndisë.
l.h/ dita
