FOTO – VIDEO / Masakër në Elbasan, 3 të vrarë e 7 të plagosur me armë

Dita

Tre persona kanë gjetur vdekjen dhe 5 të tjerë janë plagosur, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë, në një përleshje të armatosur të ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në qytetin e Elbasanit.

Burime policore bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në një lokal, në zonën periferike të Krastës, pranë stadiumit “Elbasan Arena”. Disa persona kanë hapur zjarr me armë automatike në drejtim të lokalit, ku për pasojë dy persona kanë gjetur vdekjen e menjëhershme dhe 6 të tjerë janë plagosur, njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë pak më vonë në Spitalin e Elbasanit.

Viktimat janë identifikuar si shtetasit Agron Çapja, Ardit Sinakoli, si dhe Eneo Bedalli; ndërsa të plagosurit janë: Ardian Zharri,Fejzulla Çapja, Ferit e Luan Muça, Bujar Reshka, si dhe Florenc e Arnold Çapja.

gon capja
Arnold dhe Agron Capja

 

Dëshmitarët thonë se ngjarja ka zgjatur pakë minuta. Sipas tyre, para lokalit ka ndaluar një automjet tip “BMW” e zezë, seria 5, nga e cila kanë zbritur dy persona. Këta të fundit kanë hapur zjarr me breshëri ndaj personave që ndodheshin brenda lokalit, pa kursyer askënd.

Sa u takon motiveve të ngjarjes, për momentin përflitet për një hakmarrje të vjetër të nisur shumë vite më parë nga familja Çapja dhe këtu janë fokusuar hetimet.

Forca të shumta policie po kontrollojnë qytetin, kanë bllokuar qarkullimin përgjatë gjithë aksit Elbasan-Librazhd, si dhe kanë ngritur postblloqe në rrugët e tjera dalëse të qytetit.

Në ndihmë të tyre kanë shkuar forcat e RENEA-s dhe ato të FNSH-së së Tiranës dhe Fierit, si dhe të komisariateve të Durrësit, Lushnjes dhe sërish Fierit.

Personat e plagosur kanë mbërritur me helikopter në Tiranë, për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës. Nga të dhënat e fundit rezulton se gjendja e tyre është e rëndë dhe do t’i nënshtrohen ndërhyrjes kirurgjike.

Ndërkohë, uniformat blu kanë identifikuar edhe targën e automjetit të përdorur për këtë masakër, gjë që mund të përbëjë një mundësi për të arritur tek autorët.

 

 

 

2

12651352_1091094127589457_589754525910526061_n
Forcat e FNSH-së

1

Elbasani i boshatisur
Elbasani i boshatisur
Share This Article
4 Comments
  • Cia presim te vihet ligji i xhaxhit, ligji me vdekje, po shuhen njerezit, po bredhin njerezit me arme ne makina, vetem ligji me vdekje i ndalon kriminelet, presidenti Nishani ka hallin e pronave te veta

  • Me vjen keq sepse Drejtori i Policise Elbasan ka nusen Shefe Kabineti te Sajmir Tahiri. Jane te dy burre e grua te Dedikuar te Ministri i Rendit ,, Kjo ngjarje godet nje familje te ndershme e me shume merita..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *