Të shtëna me armë në Lungomare janë raportuar pasditen e sotme.
Një person dyshohet se ka qëlluar me armë dhe më pas është larguar.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.
Nga të dhënat e para dyshohet se ka pasur shkëmbim zjarri nga dy automjete, ndërsa më pas, Policia ka gjetur një makinë “Benz”, jo larg nga vendi i ngjarjes, e cila është qëlluar me një plumb në xhamin e parë.
Nuk ka ende informacione për persona të plagosur.
A2 CNN ka siguruar pamjet e momentit kur furgoni i Policisë është vënë në ndjekje të një prej automjeteve nga u qëllua me armë zjarri
j.l./ dita
