Shkon në 4 numri i të vdekurve në gjykatën e Milanos, kapet autori

Bledar Lumani

Borxhet dhe një akuzë për falimentim të falsifikuar, duket se ka qenë shkaku i cili ka shtyrë Claudio Giardiello, 57 vjeç, të hapë zjarr mëngjesin e sotëm duke lënë të vdekur 4 persona.

Viktimat janë, gjyqtari i çështjes Fernando Ciampi, avokati i tij, Alberto Appiani dhe Giorgio Erba që ka qenë i akuzuar në të njëjtën çështje.

Viktima e katërt, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, duket se ka ndërruar jetë për shkak të një arrest kardiak.

I plagosur ndërkohë ka mbetur edhe nipi i Giardiello, Davide Limongelli, që është i akuzuar në të njëjtën çështje me xhaxhain e vet.

Claudio Giardiello
Claudio Giardiello

Claudio Giardiello ka një sërë precedentësh penalë për të njëjtin krim. Ai ka kryer një sërë falimentimesh duke trukuar bilancet, në mënyrë që të përfitonte nga mospagimi i taksave.

Autori është arrestuar në qytezën e Vimcerate, në afërsi të Monzës, pas një ndjekje nga policia.

Duket se objektivi i vrasësit ka qenë prokurori Gaetano Ruta, i cili ka shpëtuar.

Avokatët e mëparshëm, e kanë cilësuar si një njëri që nuk dëgjonte asnjëherë këshillat, dhe e klasifikonin si një paranojak.

Kohët e fundit, prokuroria e Milanos, i kishte sekuestruar një sërë pronash dhe apartamentesh në qendër të Milanos, duke dëshmuar kështu që paratë e falimentimeve, përdoreshin për investime në pasuri të paluajtshme.

Ndërkohë, pallati i drejtësisë është evakuar nga policia, deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes./DITA

 

 

 

 

Share This Article
17 Comments
    • Sa mire? Seriozisht? Per cfare? Qe vrau te pafajshem? Si mund te thuash sa mire ka bere. A nuk ke minimumin e intelektit per te kuptuar qe smund te thuash sa mire ka bere qe ka vrare te pafajshem?

    • Sido qe te jete edhe nese aludojne per drejtesine shqiptare prape eshte e frikshme. As ne gjykaten shqiptare nuk ka vetem kriminela se i bie qe dhe roja, pastruesja, sekretarja etj te jene kriminele vetem se punojne ne gjykate. Per me teper vrasja pa gjyq eshte dhe mbetet krim se vetegjyqesia eshte shume primitive dhe subjektive.
      Dhe personi qe ka bere ato vrasje ne itali e ka bere se eshte i fajshem jo i pafajshem.

  • Ky eshte akt i paster terrorist – do t’i thoshte Lenini , vellait te tij qe i beri atentat Carit te Rusise !
    Keto gjera nuk rregullohen me atentate ! Keto sende rregullohen me reforma ! Ha…ha…ha… Me nji fjale M…tit te vjeter me dhan forme te re !

    • Reformë baraz : “mutit të vjetër me i dhanë formë të re”. Qeka talent ky Lleshi?? Do ta var “reformën” cipër emrit “kafja jari pa mustaqe”! Bum klientësh tani! T’i morsha t’ligat llesh, mke shpëtu nga falimentimi! Tutjeta!

  • mua ma ka kthyer buzeqeshjen ..ai imami ne gjyq ….qe i ytha gjykatesve “vdekshi te gjithe ishalla”…

  • AH , SA MIRE E KA BO , TE KISHA MUNDESI EDHE UNE DO BOJA T’ NJOJTEN GJO DO VRISJA NJA 4 GJYQTARE E AVOKATIN TIM , QE ME HONGREN TE GJITHA PARET EDHE PSE UNE KISHA TE DREJTE.!! Mlidhni ment o kusare te drejtesise shqiptare , se poplli osht fukara !!

  • o Endriiiiii
    Shume mire ka bere po tja kishte kerrcit dhe atij prokurorit Talan.
    Kush njef sistemin Italian te korrupsionit,ka ngel i buzeqeshur nga kjo histori ,dhe ka psheretire qe ka shpetuar Prokurori.
    Italianet “nena e mashtrimit” kane Sistemin me te ndyre ne drejtesi…etj.
    Talanet ……..o Endrri,lexo dhe meso pak,se te ben mire ke info ku te duash e nga te duash,sepse nga gjykimi nuk besoj se i kalon te 19-20 vjec.Kalitu Bir,me kafsherine njerezore!!!!

    • Lexo dhe meso. Sa ironike. Kafsheria nuk lexohet dhe as mesohet. Vetegjyqesia nuk mund te lexohet dhe mesohet as ne shkence as ne literature se vetem kafshet mendojne qe mendimi personal eshte mbi te gjitha. Kalitu ti me pak kulture dhe kur te kuptosh qe jeta e nje te pafajshmi vlen me shume se vrasja e nje hajduti do behesh njeri. Se ai i pafajshmi mund te jete kushdo une, ti apo nje tjeter. Ky eshte shteti i te drejtes qe ti dhe shqiptaret nuk e konceptojne dot.
      Sa per sistemin italian sje as ti as une qe mund ta gjykojme objektiivisht. Ne rastin ne fjale eshte vrare nje gjykates civil, avokati mbrojtes dhe nje i trete nga nje njeri te cilit i kishin falimentuar bizneset. Se clidhje ka gjykatesi me kete do ma sqarosh ti besoj.
      Sa per moshen ti mund te mendosh qe jam dhe 15 dhe nuk do me prishte ndonje pune. Vazhdoni merruni me biografine jo me argumentat dhe faktet.

  • Kjo qe ndodhi sot ne Milano nuk eshte nje ” tragjedi e krizes ” ,ketu nuk behet fjale per nje sipermarres te gjore qe eshte i rrenuar nga kriza ! Giardiello eshte nje evazor serial qe shkel rregullat fiskale,prandaj ai nuk eshte viktime e sistemit,perkundrazi ai shkaktoi terror dhe vrau 4-njerez te pafajshem. Pra viktimat i shkaktoi ai .

  • Endri
    Une nuk mund te te jap leksione po te me paguash ne email po dhe mund ta bej????
    Sistemi Italian eshte sistemi me hajdut ne EU.
    Te jesh i sigurte qe si ai qe vrau,si ata qe u vrane nuk jane aq te pafajshem,nje perplasje kafshesh alla italiane,dhe shume shpejt do ndodhe dhe po ndodh gjithandej.
    Kafshet/njerez duhet te zihen,te shqyhen me nj-tjetrin per interes te sistemit,dhe njerez si ty(personalisht asgje skam me ty)qe nuk e perballojne dot kete arene kafshesh,per shume shkaqe,kjo lloj popullsie duhet per efekt domino po per interes te sistemit.
    Problem-Reagim-Zgjidhje.
    ishte nje leksion i koncentruar pa leke.
    Tung.

    • Te faleminderit per leksionin pa pagese. Po e pe te nevojshme me dergo te dhenat te te bej pagesen qe te takon per perlat qe nxjerr. Jam kurioz ta di ku e shef veten ti ne kete arene kafshesh dhe njerezish qe nuk e perballojne arenen, se megalomania karakteristike e shqiptareve qe barazojne aq sa u sheh syri me aq sa ekziston te ben shume rast interesant studimor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *