Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Mëzezit në Tiranë, ku sipas raportimeve të para mësohet se është plagosur me armë zjarri një person.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Personi i cili mbeti i plagosur me armë zjarri këtë pasdite në Tiranë, është identifikuar si shtetasi E. Murataj 26-vjeç. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Por Murataj është një emër i njohur për policinë, pasi në vitin 2012 ai ka plagosur me armë zjarri shtetasin A.Harokun, plagosje e cila kishte ndodhur padashje.
Ai u arrestua një vit më vonë dhe u dënua vetëm për armë mbajtje pa leje pasi rasti u konsiderua aksidental.
Ndërkohë edhe në 2014 është arrestuar, pasi ka qenë duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.
v.l/ Dita
