Të shtëna me armë janë dëgjuar në rrugën “Petro Nini Luarasi” në Tiranë, pranë zonës së tregut elektrik.
Informacionet paraprake të policisë bëjnë të ditur se nuk ka të lënduar.
Mësohet se dy persona janë konfliktuar për motive të dobëta me njëri-tjetrin dhe shtetasi me inicialet K.K ka qëlluar me armë në ajër.
Në cilësinë e provave materialeve janë gjetur dhe sekuestruar në vendin e ngjarjes dy gëzhoja.
Ndërkohë, po punohet për kapjen e shtetasit K. K. dhe sqarimin e mëtejshëm të rrethanave.
s.a/dita
