Të shtëna me armë zjarri në Berlin, 4 të plagosur

Ornela

4 persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Berlin. Një zëdhënëse e policisë tha se katër personat u dërguan në spital pas një sherri me njëri-tjetrin, ku u përdorën edhe armët.

Ngjarja ndodhi në zonën e Kreuzberg, pranë selisë së Partisë Social Demokrate (SPD), ndërsa policia shton se nuk kishte asnjë tregues të një motivi politik.

Shërbimi zjarrfikës i Berlinit tha më herët në Twitter se tre persona u plagosën rëndë nga të shtënat.

 

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *