Qytetarët në plazhin e Zvërnecit janë terrorizuar nga të shtënat me armë mesditën e sotme.
Kanë qënë tre të shtëna me armë të cilat kanë ardhur nga 42-vjeçari Lucio Rroko.
Autori ishte në mjetin e tij ‘motor’ në momentin që ka qëlluar tre herë në ajër.
Ai kishte si synim që të frikësonte një familje e cila po pushonte në plazh, me të cilën kishte një konflikt.
Në momentin që ka qëlluar, Rroko është larguar me shpejtësi me motorin. Ende nuk dihet se përse nisi konflikti mes 42-vjeçarit dhe familjes pushuese.
Nga të shtënat nuk raportohet për viktima apo persona të lënduar. Në vendin ku ai qëlloi, janë gjetur disa gëzhoja.
Policia është në ndjekje të autorit dhe të personave të tjerë që kanë marrë pjesë në konflikt.
o.j/dita

Mos i hani keto brockulla . Ka filluar konkurenca midis bizneseve .Zona e Zvernecit dhe Treportit janenga meteshendetshmet per pushuesit . Kane reren e arte dhe ngrohtsin sheruese per te gjithe ata qe vuajne nga reumatizma dhe shiatiku . Nje terapi e reres se nxet ,30 minuta ne kete zone, shpeton njerzit me semundjet kronike .Rreth viteve 93- 95 ne ate zone kane takuar familjar nga Tetova e Gostivari qe benin banjon e kumit. Ne biseda me ta mesova se vuanin nga semundjet e reomatizmes e te kockave .Nga dita dites ndihemi me te qete nga dhimbjet .Ketu do te vime per pushime cdo vite .Po a e vlersojne guidat turistike kete doktor falas dhe shume bujar . Ngelet ta vuajne doktoret dhe personeli i gudave turistike te propogandojne kete mbrekulli te natyres se plazheve ne Treport e Zvernec. Zona te tilla me rrere perveluese ne kemi shume qe nga Velipoija e deri ne Vlore .Kush ka mendje di se ku shkon .