Sot në Shkodër është arrestuar një 17 vjeçar, pasi ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Rreth orës 14:50 policia ka marrë një telefonatë, nga ku janë informuar për të shtënat me armë në fshatin Bardhaj, Shkodër. Fill pas kësaj janë nisur forca të shumta policore, të cilët kanë identifikuar dhe arrestuar 17 vjeçarin me inicialet N.P.
Në cilësinë e provave materiale është gjetur një armë zjarri Automatik model 56 me një krehër me fishekë, si dhe 7 gëzhoja.
Për veprime të metejshme materialet do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.
s.a/dita
