Një plagosje me armë zjarri është regjistruar 20 minuta më parë te “Pallati me Shigjeta” në kryeqytet.
Banorët e zonës kanë raportuar se ka pasur një konflikt fizik mes disa të rinjve që është mbyllur me dy të shtëna me armë zjarri.
Dyshohet se një person ka mbetur i plagosur.
Polica ka shoqëruar në vendngjarje një person të dyshuar si autor i aktit, por nuk ka mundur të gjejë për momentin as armën dhe as personin që dyshohet se është plagosur.
l.h/ dita
