Të shtëna e arme zjarri pas pasi gjatë mbrëmjes së sotme në Tiranë, ku persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar drejt një makine ku udhëtonte Nardi Abazi, 24 vjeç.
Nga të shtënat me armë nuk ka të lënduar, ndërsa autorët janë larguar menjëherë.
Njoftimi:
Më datë 02.03.2021, në rrugën “5 Maji” dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të shtetasit N. A. 24 vjeç. Nga të shtënat nuk ka asnjë person të lënduar.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor po vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje. Shërbimet e Policisë po krehin zonën.
h.b/dita

Po ministri i policise ku eshte, apo eshte i zene me fushaten ne Gjirokaster. Z.Cuci je minister dhe jo propogandist i ps, prandaj merru me punen. A e sheh valle se cfare behet me trafikun ne tirane. Bllokohen komplet rruget kryesore ne tirane nga parkimet e parregullta dhe policia ben sehir. Po vazhdoj me kete ritem, pas ores 07.00 e deri me 23.00 ne tirane nuk mund te levizet me me makina, por duhet te shesim makinat e te bleme kuaj per te pasur sado pak mundesi per te levizuar.