Të shtëna me armë zjarri në Tropojë; plagoset një person, policia arreston autorin

Edlira Shehu

Të shtëna me armë zjarri u regjistruan mbrëmjen e sotme në Tropojë, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person.

Ngjarja ndodhi në fshatin Babinaj, ndërsa Policia bën me dije se i plagosur ka mbetur një 35-vjeçar me inicialet L.H..

Ngjarja ndodhi pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ndërsa është arrestuar autori, një 38-vjeçar me inicialet A.H..

I plagosuri ndodhet në spitalin e Gjakovës për mjekim më të specializuar, ndërsa policia vijon hetimet për ngjarjen.

Vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

e.sh/Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *