3 të plagosur në Vlorë, njëri në gjendje kritike

Edona Llukacaj

Të shtëna me armë zjarri raportohet të jenë dëgjuar mbrëmjen e kësaj të diele në Vlorë.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në një lokal në zonën e Plazhit të Vjetër. Mësohet se shkak është bërë një sherr për motive banale.

Gjithashtu raportohet se ka 3 të plagosur. Edhe pronari i lokalit është një prej tyre dhe është në gjendje të rëndë. Ai është shtetasi A. B., rreth 40 vjeç.

Ai mësohet se ka marrë plagë në kraharor  dhe se  ndodhet në sallën e operacionit.

Ndërkohë, i plagosur ka mbetur edhe djali i tij 18 vjeçar dhe një person tjetër, te cilët kanë marrë plumba në kembë.

Policia është vënë në ndjekje të dy autorëve, shtetasve me iniciale E.Xh dhe Sh.L.

Mësohet se në qytetin e Vlorës janë ngritur postoblloqe të shumtë.

Në një njoftim për mediat, policia bën me dije:

Në Vlorë, ne lagjen 1 Maj, në një lokal në pronësi të shtetasit A.B, ka ndodhur një konflikt për motive banale. Si pasoje e konfliktit është plagosur i zoti i lokalit shtetasi A.B, që ndodhet në gjendje të rëndë dhe dy shtetas të tjerë që janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka identifikuar dy autorët e ngjarjes, shtetasit SH.L dhe E.XH.

Në ndjekje të autoreve është vënë Policia e Vlorës, Delta Forcë dhe FNSH e Fierit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe sekuestrimin e çdo prove që do ti shërbejë hetimit.

e.ll./dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *