Ekzekutohet në mes të Tiranës Behar Sulo Sofia nga Lapardhaja Beratit, banues ne Rrugen e Qelqit Kombinat.
66 vjeçari është qëlluar me armë me silenciator në afërsi të Piramidës në Tiranë mëngjesin e sotëm dhe ka ndërruar jetë në spital.
Ai fillimisht është gjetur i shtrirë në tortuar dhe i gjakosur në fytyrë, ndërsa më pas është transportuar në spital por fatkeqësisht ka ndërruar jetë pasi ka mbërritur atje.
Sofia është një emër i njohur për policinë si një person i përfshirë në aktivitete kriminale të drogës.
Ai u arrestua së bashku me Abdulselam Turgut disa vite më parë për trafikun e dhjetëra kilogramëve drogë nga Turqia në Shqipëri. Bizneseve të tij pranë stadiumit Dinamo në Tiranë i janë vendosur shpesh tritol me qëllim paralajmërimin e tij.
Njoftimi i policisë
Me datë 25.02.2021, rreth orës 09:00, në trotuar në afërsi të Piramadës është konstatuar nga sherbimet e Policisë shtetasi B. S., 66 vjeç, i shtrirë në tokë, dyshohet i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, i cili është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjeksore ku dhe ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën, me qëllim kapjen e autorit. Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore dhe vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

o.j/dita

Vdiq ne spital ???
Ai duke dhene shpirt ne trotuar e asnje nga policet nuk ja var. Apo e kane njohur per boss droge dhe e lane ashtu te vdiste?
Poli-qia qeduam!
Ekzekutim quhet kur vritet dikush me vendim gjyqi.
Raste si ky e kane emrin VRASJE!
Ai eshte i gjalle e duket se kerkon ndihme. Policja indiferente me duar ne xhepa. Ambulance nuk ka gjekundi. Mjere populli shqiptar!