Të shtëna me armë zjarri tek rruga e Kavajës, një i plagosur

Elton Tafaruci

Një person ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në kryeqytet.

Ngjarja është regjistruar në orët e pasdites së sotme tek rruga e Kavajës, në zonën e njohur si ‘pallatet e Delijorgjit’.

I plagosuri, identiteti i të cilit nuk dihet ende, mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe mësohet se ka shoqëruar dy persona lidhur me ngjarjen.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *