Të shtëna armësh janë verifikuar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në aksin rrugor Tropojë-Lekbibaj, në vendin e quajtur “Shkëmbi i Rajzes”.
Burime policore bëjnë të ditur se një grup personash të armatosur e të maskuar u kanë prerë rrugën dy shtetasve, me inicialet F.M dhe E.R, të cilët po udhëtonin me një kamionçinë.
Pasi i kanë zbritur nga mjeti, personat e armatosur kanë ushtruar dhunë ndaj dy shtetasve, banues në Lekbibaj, duke i goditur ata me mjete të forta.
Para se të largoheshin nga vendngjarja, agresorët i kanë vënë flakën kamionçinës. Ndërkohë, dy personat e lënduar, të moshave 29 dhe 27 vjeç janë shoqëruar në spitalin e Tropojës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Një grup hetimor i policisë po punon për identifikimin e autorëve të këtij sulmi dhe për zbardhjen e ngjarjes.
A ka njeri qe te dije se ku gjindet rruga drejtim i pa ditur qe policia e thot sa here te ndodhi ndonje krim?
Mbas shume vitesh Mark.uk.Mesoi emnin e vet te shkruar ne diten e pagezimit.Ne Mark.U.K. dhe jo Mark.uk.
Je i vonuar per te marre pergjigjen.Mbi drejtim te paditur.Duhet te pyesje ne kohen e Marshallit te Vicidolit.Qeveritaret e tije e kishin si celesi i arjanes.
Ne drejtim te donkit Mark Uk, ush ush o dreq!