Një konflikt që ka degjeneruar në përdorimin e armëve të zjarrit dyshohet se ka shkaktuar një të plagosur paraditen e sotme në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Gurra të qytetit, ku persona të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të një mjeti. Paraprakisht dyshohet se një person është plagosur. Pritet që policia të japë detaje të mëtejshme rreth ngjarjes.
