Një ngjarje kriminale ka ndodhur mbrëmjen e sotme.
Burime policore zyrtare bëjnë të ditur se një 35-vjeçar ka mbetur i vrarë në një atentat me armë zjarri, të ndodhur në rrugën “Nikoll Tupe”, zona e njohur si ish-blloku.
Uniformat blu që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes e kanë identifikuar viktimën si shtetasin Ajet Zeqaj, nga fshati Qesarat i Tepelenës.
Nga kontrollet ka rezultuar gjithashtu se 35-vjeçari kishte 20 ditë që ishte kthyer nga Franca. Atentati me një breshëri plumbash ka shkaktuar panik tek kalimtarët që në atë orë kanë qenë të shumtë, ndërkohë që policia ka rrethuar zonën.
