Të shtëna në një lokal në Kaliforni, 12 të vdekur

Ornela

Shkon në 12 numri i viktimave në lokalin me muzike në Kaliforni. Një i ri hapi zjarr brenda lokalit me muzike live, duke lënë të paktën 12 të vdekur dhe shumë të tjerë të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në rrethana që mbeten ende të pasqaruara nga policia.

Dëshmitarët kanë folur për të paktën një të dyshuar si autor që hapi zjarr, i cili thuhet se më pas qëlloi edhe veten. Situata ishte një panik i vërtetë, njerëz që dilnin të gjakosur nga lokali dhe të tjerë që vraponin për të shpëtuar.

Dëshmitarët që ishin në bar e përshkruajnë si një skenë paniku dhe thonë se njerëzit përdorën karrige për të thyer dritaret për t’u arratisur.

Raportet thonë se i dyshuari, i cili përshkruhet veshur me tesha të errëta, mund të ketë përdorur granata tymi, si dhe një armë.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *