Videot dhe fotot e publikuara në twitter tregojnë policinë duke vënë në pranga një të dyshuar, ndërsa 9 persona mësohet se janë qëlluar.
NBC raportoi se kishte tetë të vdekur dhe një të plagosur në gjendje kritike. Burimet thanë se i armatosuri i dyshuar hyri në dyqan me një pushkë dhe kishte veshur rroba ushtarake.
Incidenti nisi të shtunën pasdite, kur oficerët e policisë u thirrën në Tops Markets në 1275 Jefferson Avenue.
Kur mbërritën në vendngjarje, së bashku me shërbimet e tjera të urgjencës së shtetit të Nju Jorkut, gjetën disa viktima në tokë jashtë supermarketit dhe të tjerë brenda dyqanit.
Autori dyshohet se ka bërë një transmetim të drejtpërdrejtë në momentin e sulmit.
Guvernatorja e shtetit tha se ajo po monitoronte nga afër incidentin dhe u kërkoi banorëve në Buffalo të shmangnin zonën dhe të ndiqnin udhëzimet e autoriteteve dhe zyrtarëve lokalë.
I dyshuari shkroi në një postim në internet se ishte i motivuar nga teoria se të bardhët do të eliminohen nga racat e tjera.
o.p. / dita


Gje qe fatkeqesisht eshte e vertete dhe jo konspiracion. Ne fakt konspiracioniste jane klikat e ngushta qe e gatuan kete plan dhe qe per tu mbrojtur kushdo qe ua dekonspiron aktivitetin etiketohen konspiracioniste qe ju ka marr koka ere.