Mbrëmjen e sotme, policia e Elbasanit ka vijuar kontrollet në lidhje me ngjarjen ne Xibrakë, ku pati të shtëna me armë zjarri.
Gazetarja e Ora News, Belinda Ruçaj na informon se forca të shumta policia po krehin zonën në qendër të qytetit të Elbasanit.
Ngjarja ndodhi rreth orës 16:00, ku sipas policia kishte një konflikt midis disa shtetasve dhe “gjatë konfliktit dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri në ajër”
Nga të shtënat me armë zjarri nuk pati persona të dëmtuar
Ndërkohë në lidhje me ngjarjen policia informoi se: “Njëri nga personat që është përfshirë në konflikt, shtetasi S.M, aktualisht është i shoqëruar në Komisariat dhe po merret në pyetje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes grupi hetimor në afërsi të karburantit në aksin rrugor Elbasan – Xibrakë ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Dy gëzhoja pistolete kalibër 9 mm”.
