Gjate dites se shtune, 16 janar 2016, moti mbi vendin tone do te karakterizohet me reshje shiu me intensitet të lartë që prej orëve të para të ditës dhe gjatë gjithë ditës.
Do te kete prani shtrëngatash dhe stuhi të shoqëruara me shkarkesa elektrike si dhe stuhi dëbore në Verilindje të vendit. Reshjet e deborës gradualisht do të zbresin lokalisht deri në zonat e ulta në lartësitë 200m.
Shikimi i reduktuar për shkak të reshjeve 100m-7km. Era do te jete me drejtim Juglindje dhe Verilindje me shpejtesi 2-15m/sek. Valëzimi i forcës 4-5 më me lartësi vale 3.0-4.5.
Temperaturat parashikohen:
Vendet malore -1/4
Vendet e ulta 5/7
Vendet bregdetare 8/10
