Të skualifikuarit e De Biasit, largohen të trishtuar nga hoteli (Video)

Elton Tafaruci

Ky është momenti i largimit nga hoteli i katër futbollistëve Herolind Shala, Berat Gjimshiti, Amir Rrahmani dhe Milot Rashica, të cilët mbetën jashtë listës prej 23 lojtarësh që do të luajnë në “Euro 2016”.

Momente trishtimi në fytyrat e tyre ndërsa Gjimshiti thuhet se nuk i ka përmbajtur as lotët.

Të sakrifikuarit janë katër futbollistë të rinj dhe me prespektivë. Natyrisht qe edhe ata e meritonin, si të 27 që ishin në Austri dhe jo vetëm…por vetëm 23 është numri që do na përfaqësojë.

Gjithsesi futbollistët do të jenë pranë ekipit, vetëm thjesht nuk do të jenë pjesë e skuadrës zyrtare.

Ja lista e plotë:

Portier:

-Etrit Berisha

-Alban Hoxha

-Orges Shehi

Mbrojtës:

-Arlind Ajeti

-Naser Aliji

-Mergim Mavraj

-Lorik Cana

-Elseid Hysaj

-Ansi Agolli

-Frederic Veseli

Mesfushor:

-Ledian Memushaj

-Ergys Kace

-Andi Lila

-Burim Kukeli

-Migjen Basha

-Odise Roshi

-Ermir Lenjani

-Taulant Xhaka

-Amir Abrashi

Sulmues:

-Bekim Balaj

-Sokol Cikalleshi

-Armando Sadiku

-Shkelzen Gashi

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *