Suedezi Ulmar, të cilit po i troket 80 vjetori, i ka prej dekadash kontaktet me Shqipërinë e shqiptarët, me krejt trojet amtare; nga takimet ka lindur dashuria, e cila është konkretizuar edhe me disa vepra, botime e aktivitete. Libri me titull sipas një vargu të poemës kadareniane “Përse mendojnë këto male” -“Më shumë heroizma sesa grurë” (Prishtinë, 2013, 500 faqe), është një enciklopedi dokumentare e skanjerizim për “imazhin e një populli, i cili meriton një fat më të mirë e jo të përfundoj në fatkeqësi” (f463). Është një libër-minierë me tema të pashtershme, nga në filo-shqiptar i sinqertë nga i cili do të veçojmë temës e demokacisë shqiptare, parë në optikën e autorit, do të sjellim në tufë idesh shumë të thella e konstriktive tij.
Askush nuk e shan kollaj veten, secilit seç i duket vetja, në veçanti shtetarëve, që preken më kollaj nga sindromi i çrregullimit të pesonalitetit dhe prapësitë e veta, si pa të keq, ua atribuojnë kundërshtarëve politikë; kurse vlerësimet e këtij dashamirësi, e kanë natyrshëm objektivitetin, paanësinë dhe analizën e gjykimin e ekuilibruar të gjendjes, pa asnjë lloj interesi apo komplektiteti, prandaj dhe duhet t`i kemi më në konsideratë.
Gjykimet e tij na bëjnë lazëm, sidomos në këto ditë të nxehta të fushatës për zgjedhjet politike të 23 qershorit, për ditën e atij revolucioni demokrratik paqësor, kur sasia e votave tona do të përcaktojë dhe cilësinë e qeverisjes së më tejshme të vendit. Autori nuk është shtrirë deri në këtë periudhë të fushatës tonë, por ato që na thotë në librin e tij solid, janë mëse domethënëse. Kështu, më tej fjalën ia lëmë xhaxhi Sumar-it, suedezit, dashamirësit tonë. Dhe konkretisht:
Në Shqipëri, shprehet ai “Demokracia si koncept kurrë nuk është jeësuar në jetën shoqërore … Lufta për fuqi politike pas vitit 1992, e ka shkatërruar shtetin dhe institucionet e tij, proceset demokratike kanë mbetur në gjysëm të rrugës …Mjeshtri i lojës politike, Berisha, i cili erdhi në pushtet përmes manovrimeve të shumta…vazhdoi shpejt me veprime arbitrare brenda partisë së tij, bëri një spastrim (gusht 1992), me ç`rast u goditën shumë nga ata që kishin planifikuar e themeluar PD-në…Tendencat autoritare në shoqëri, nën drejtimin e Berishës, bëheshin gjithnjë e më të dukshme. Shumica e ngjarjeve kishte ngjashmëri me taktikën e regjimit të vjetër: eliminimi i rivalëve të mundshëm për pushtet…Ujku qimen e ndërron, por jo zanatin…Berisha ushqente një grup gjarpërinjsh, që ishin luajal ndaj tij, por që kishin qenë puthadorë të regjimit të vjetër… Në një analizë të tetorit 1997, shkrimtari dhe ekonomisti Fatos Arapi, ka shkruar: Politikanët veç e kanë një yll orientues: të fitojnë pushtetin politik! Ai yll i verbon ata. Prandaj krijojnë klika dhe klane dhe e personifikojnë ushtrimin e pushtetit në mënyrë të pacënueshme te një Lider, te Njëshi, te një Diktator. Kjo është kultura e tyre politike, ky është kulti i vrazhdë e i neveritshëm , që e ka gjenezën te mungesa e një politike demokratike të kultivuar e të qetë. Këto klika e klane, janë, kryesisht antikombëtare, që i sakrifikojnë vlerat kombëtare për të ushtruar pushtetin e tyre dhe sundimin mbi popullin. Gjithë të tjerat janë vetëm demagogji dhe maskim. … Më 1992, në pushtet erdhi një parti që identifikohej me shtetin, sërish u zhvillua monizmi, kulti i partisë dhe ai i individit, pra një diktaturë, por me një parti tjetër në udhëheqje… Të sundosh apo të udhëheqësh vendin? Për fat të keq, ata, në të vërtet, sunduan, pushtetin politik e përdorën për privilegje ,,, Shtresat më të varfëra janë në gjendje të mjerueshme: A mund të ketë varfëri më të madhe ndokund tjetër në Evropë? …Dallimet klasore po rriten, po ashtu edhe korrupsioni. Arbitrariteti harliset në një shtet, të cilit i mungon udhëheqja e mirëfilltë” (440-41). Ka shumë shembuj për zvogëlimin e besimit ndaj PD-së Berisha i është kushtuar një nepotizmi të gjerë; shumë nëpunës u spastruan dhe u zëvendësuar me persona jokompetentë nga rajoni i Berishës…. U shkelën sanksionet e OKB-së kundër Jugosllavisë….Kushtetuta e imponuar nga Berisha nuk e kaloi as referndumin,…Atmosfera në vend përplot shqetësimnë prag të zgjedhjeve. Berisha po e drejtonte vendin në një rrugë që e largonte atë nga demokracia e vërtetë. Shqiptarët u mashtruan në lojën piramidale, ku baza ishte mafia nën regjimin e Berishës, ajo mafie që e kish shfrytëzuar luftën në Bosnjë për kontrabandim. … Sali Berisha është ai që mban përgjegjësinë më të madhe për nivelin e ulët të jetës politike në Shqipëri. Ngecja ekonomike dhe sociale, kundërthëniet dhe grindjet politike, që pengojnë zhvillimet pozitive, – janë tabloja dhe karakteristikat dominuese”. (f. 264, 265, 372, 373, 374, 375, 413, 414, 415, 416, 417,424, 425, 428, 429).
I nderuar lexues, llafet e tepërta janë fukarallëk. Të shprehura nga ne këto mendime, nuk e tërheqin dhe aq vëmendjen. Ato, mendoj, duhet t`i vlerësojmë se vinë nga aq larg dhe i vënë kaq mirë pikat mbi “i”. Ajo që më përket mua është mukajeti i montimit të tyre në tërë këtë citat, paksa të gjatë; me thënë të drejtën, i bërë me tendenciozitetin logjik, në bazë të përgjegjësisë qytetare dhe në funksion të fushatës, si një shprehje modeste e konsideratës dhe për suedezin e largët, që na e do të mirën si dhe, kryesorja, është apeli vëllazëror që ta vlerësojmë e ta përdorim votën sa më denjësisht.
Kësaj radhe nuk është fjala për një rrotacion të thjeshtë dhe meremetime kozmetike, por,mundësisht, për përqafimin e standarteve më të larta të qeverisjes, me fjalën e fundit të demokracisë, të cilat i kemi të pranishme në botë, edhe si koncept, edhe si praktikë pune! Në është se synojmë demokraci, atë duhet ta bëjmë vetë ne të tillë dhe bashkrisht, me të drejtën e sovranit! Aleanca për Shqipërinë evropiane mban në ndërgjegje e në shpinë këtë përgjegjësi historike, që me vendin e kombin tonë të mos bëhen më eksperimente e të livadhisë mafia! Opozitës i takon të reflektojë nga dështimet e kësa qeverisjeje, nga përvoja e pësimet e saj, ca më tepër duhet t`i vërë mirë gjishtin kokës që të shpalosë demokacinë e shumë-kërkuar!
Së fundi, po jo nga radha e vlera, të damkosësh një mënyrë qeverisjeje, është gjëja më e lehtë; të institucioalizosh mënyrën e duhur të qeverisjes, kjo është më e vështira dhe Opozitës aktuale i duhet të shpjegojë mirë e qartë paraprakisht edhe se me ç`masa, me ç`mënyra e forma transparente organizimi e pune do të bëj të pamundur korrupsionin, shpërdorimet e buxhetit e të donacioneve, kthimin e pronave, që të jetë maksimalisht e pranueshme. Rilindja e ofruar, me fjalë të tjera, është kalimi nga auto-kracia në demokraci.
