Të të ndalojnë simbolet e tua në vendin tënd?

redaktor

E përjetova me shumë emocion ndeshjen e futbollit të kombëtares me ekipin serb. Por e përjetova më me shumë dhimbje, zemërim, jo humbjen që pësoi ekipi ynë kombëtar i futbollit, por vetë ngarkesën psikologjike e politike që u solli kjo histori. Dihet tashti dihet botërisht se çfarë përjetoi ekipi ynë kombëtar dhe delegacioni që e shoqëroi në stadiumin e Beogradit. Aty ku shteti e populli serb nuk tregoi asgjë njerëzore, morali apo principi të mikpritjes. Prandaj ndeshja në “Elbasan Arena” u prit me kaq shumë emocione. Ne nuk do silleshim dhe nuk u sollëm me serbët siç u sollën ata me ne, ndonëse e meritonte edhe ekipi serb “ndëshkimin” tonë ndaj veprimeve të tyre shtazarake. Kjo sepse në Elbasan u ndeshën dy botë krejt të ndryshme nga njëra-tjetra. Por moslejimi i simboleve tona kombëtare në stadiumin e futbollit nga ana e shtetit tim shqiptar, nuk kam parë më absurditet. E çfarë pastaj se u mërzitkan serbët e shteti serb, ky shtet racist e fashist ndaj vendit tim? Simboli i UÇK-së që nuk u lejua në stadium nuk është simbol nazist, as i ndonjë organizate terroriste të Al-Kaedës apo të ISIS-it. Ne të rrimë urtë sepse provokojmë serbët, na zemërohen ata, kurse për ne nuk ka gjë që zemërohemi apo provokohemi?

 

Letër e nënshkruar,

Bujar Cani

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *