Të të pushojnë me një ‘bakall defter’

redaktor

23 vjet me rradhë, nuk e tradhtova drejtorin e administratorin e Firmës Alb Mines Investment Sh.p.k.,

duke i shërbyer me besnikëri ditë e natë në kohët më të vështira të jetës së tij. Kam rrezikuar dhe jetën time në ngjarjet e ‘97 ku me vete kisha 17.300.000 lekë të reja për të paguar doganën e Durresit dhe nuk na humbi asnjë qindarkë. Të kujtohet z.Aksoy? Të kujtohet kur vija nga Shkozeti i Durrësit çdo ditë me një thes me para duke kapur çdo ditë klientë të rinj, dhe sot me ata klientë je duke punuar? A të kujtohet 1997 kur të shoqëroja në shtëpi dhe ti flije gjumë i qetë dhe unë të ruaja te dera e shkallës së pallatit nga grabitësit? Aq sa harrova fëmijët, familjen duke sakrifikuar 30 ditë në muaj. 23 vite pa bërë asnjë leje të zakonshme.

Këtë vit qe viti i ndryshimeve në firmë. Kërkova lejen e zakonshme ngaqë prindërit i kisha shumë sëmurë. Bashkëshortja kishte një ushqimore të vogël por e mbylli se e jëma ndërroi jetë, dhe gjithashtu mamaja ime. Më datë 02/11/2015 në orën 16 më thërret administratori z.Bahadir Aksoy në zyrë. Prisja të më jepte dorën për ngushëllim për mamanë, më tha ulu. Kam marrë vendim të të heq nga puna, më tha. Firmose këtë letër, dhe ma zgjati. I hodha një sy. Një letër bakalli pa datë, e paplotesuar dhe pa firmë e vulë. Plotësoje shef, i thashë, ma shkruaj arsyen e largimit në librezë dhe më plotëso librezën e kontributeve e siguracionet.
Administratori harroi sa të mira i kisha bërë kësaj firme, atij dhe të jatit. Më tha, “Lekët e mallit t’i kam falur po firmose”. Vura buzën në gaz dhe i thashë: “S’kam nevojë me më falë, më jep atë që më takon mua. Rrogën e kam 50.000 lekë në muaj kurse ju në bankë më hidhnit gjysmat. Sot punëtorët nuk flasin se i heq nga puna, por nesër ato do ja kërkojnë firmës, juve”.
Zoti Aksoy, jepi punonjësit atë që i takon, neni 143, 144, 145, 146. Duart e mia m’i ke përdorur si mashë në interesin tënd. Respektin e humbe për dy minuta, buka që ndahet nuk ngjitet më.
Letër e nënshkruar,
Zaim Korça

Share This Article
3 Comments
  • O Zaim, je edhe ti bashkëpunëtor në krim, kësisoj duhesh dënuar së bashku me punëdhënësin.
    Përse ke pranuar që punëdhënësi të hidhte gjysmën e rrogës, duke fshehur në këtë mënyrë detyrimet ndaj shtetit? Ti i kujton atij siguracionet që janë derdhur më pak sesa duhej, por harron se duke pranuar gjysmën e rrogës me bankë, dhe gjysmën në të zezë, ti jo vetëm që ke ndihmuar punëdhënësin të vjedhë tek pjesa takuese e siguracionit, por ke ndihmuar edhe veten, pasi jo vetëm që në këtë mënyrë është zvogëluar pjesa siguracionit që derdhje ti (pra edhe ti ke paguar më pak), por, ç’është më kryesorja, nuk ke derdhur tatimin për rrogën 50.000 lekë në muaj, që janë diçka mbi 7000 lekë. Duke të deklaruar një rrogë prej 25.000 lekë, ti je trajtuar sikur merr një rrogë poshtë nivelit të tatueshëm, prej 30.000 lekësh dhe ke përvetësuar padrejtësisht ato që duhej t’i derdhje shtetit.
    Nëse s’e ke ditur, kjo nuk të shpëton. “Ignorantia non est argumentum” (Injoranca nuk është argument), – thoshte filozofi hebre-holandez Baruh de Spinoza…

    • Z.Zaim e lexova artikullin qe ke shkruajtur po nje gje se kuptova.Cfare lekesh te fali administratori juaj mos valle leket qe ke vjedhur mall ne pune.Sa per leket qe ke paguar doganen apo ke qendruar duke ruajtur zoterin ne fjale ke bere punen dhe je paguar duke rene dakort se nuk e besoj se te ka mar me zor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *