SHËNIM: Të të zërë koka, apo të argëtohesh me diktaturën?!

redaktor

Kujtimet e diktaturës, ku prej Enverit e Politbyrosë sillen episode zënkash e përplasjesh, u shndërruan në gjithë këto vite në specialitetin gazetaresk të gjinisë Dossier, në faqet me të parrezikuara për t`u braktisur si nga lexuesi, si nga editorët.

Ra krijimtaria letrare në faqe gazetash; ra dhe një gazetar i cili e lidhi famën e tij dikur pikërisht me “tunelet e nëndheshme” të dikaturës, por kursesi nuk u dorëzua ajo hapësirë ku shuhet kurioziteti për të zbuluar e parë ngrehinën e mbytur të dikaturës; për t`u futur në labirinthet e saj;

Megjithatë, një kolege gazetare që prej vitesh drejton një suplement letrar, ka sjellë vërtet diçka të këndshme e zbavitëse nga ajo kohë, që do të thotë se ka plot “perla” që mund të nxirren nga ajo lloj miniere e braktisur përplot skelete e fantazma bashkë.

Më konkretisht, fjala është për një relacion që një funksionar i lartë partisë në bazë i dërgon një funksionari në qendër, ku tregon se ndër njerëz janë përhapur barcoleta e anektoda “me spec”, pra me rrezikshmëri politike e sociale bashkë, ngase në to ekzistonte dhe fryma e përçarjes krahinore.

Si p.sh, (citohet në relacion): “Hodha grepin në Bunë zura një krap, e hodha në Lanë, zura 10 labë”. Kjo do të thotë se na mbuluan labët.

Dhe materiali që sjell gazetarja pasi i ka nxjerrë nga arkivat, ka plot të tilla që përçojnë humor e gazmend, por dhe kërshëri për mënyrën se si e përjetonte regjimi fenomenin e krijimtarisë artistike me doza opozitare, nën autorsinë e “popullit”.

Vite më parë, u botua në një të përditshme një zhanër krijimtarie krejt i panjohur i asaj kohe. Bëhej fjalë për një zhanër të vjershërimit popullor, ku i thurrej lavde Sigurimit të Shtetit. Dhe ja një e tillë:

Një mëngjes së ç`u gdhi fshati / Oh ç`të madh kemi gëzimnë / Arrestohet sot Nevzati / Të këndojmë për sigurimnë. Vranisht,Vlorë

 

Share This Article
24 Comments
  • Gazetari qe kujtoi se me tunelet, do te fitonte medaljen e gazetarise, Robert Papa, qe te vetmin te ftuar te perhershem, pati Abdi Baleten, po te kish degjuar keshillen time te bera para shume kohesh, qe ti linte keto traplleqe dhe te vazhdonte gazetarine sportive, ku megjithmend, ishte teper i pergatitur, sot do te ishte ndoshta nje nga perlat e gazetarise sportive, por sic thote shkodrani, Te hypte vetja ne qejf dhe Roberti doli ofsajt nga gazetaria.
    Ndersa per barcaletat qe ne kohen e komunizmit, ishin teresisht desidenca popullore, duhet te shkruhet, nga gazetare qe munden ti mbledhin.
    Perse jo ndoshta gazeta Dita, mund te hape ndonje rubrike te vecante, ku shqiptaret, te tregojne histori te shkurtra dhe barcaleta, nga ajo kohe.

    • “…te tregojne histori te shkurtra dhe barcaleta, nga ajo kohe….”
      Por prodhimtaria e barcaletave ne ditet tona eshte ku e ku me perparuar …
      keshtu qe edhe ne kete aspekt “demokrtia” e ka eklipsuar “komunizmin”..
      “Ne krahasim me vitin 90 gallata dhe humori skipetare ka patur nje BUM
      te papare e degjuar qe nga koha e ….mbreterise …!!!”

  • Sopata dhe kazma dikur perdoreshin per pune,ndersa sot vrasim njeri tjetrin,kjo eshte shkerdhatokracia qe solli Sali Krimineli…..

  • Po ti gazetar qe shkruan kete flesh, pse nuk e ve emrin qe ta dime se kush je. Do jesh shume i ri ose pa eksperience jetesore, ma merr mendja, qe e quan servilizem ate bejte ironike popullore me te cilen mbyll shkrimin tend.

  • Megjithë “aktet delikuente”,aktet me ja fut shoqi shoqit,barcoletat, këngët sigurimse të asaj kohe etj, prapë më duket dhe duhet thënë se në këto “zhanre” , koha e sotme ja kalon shumfish asaj te shkuarës! Bëni një raport te tyre z. Autor i shënimit dhe ju siguroj që raporti do të jetë superior për të sotmen. Në të gjitha zhanret pa përjashtim. Ja u mban ta bëni këtë? Jo,-sepse do t’ju thonë nostalgjik, komunist,bir i etërve dhe i lugetérve e ku di unë? Bëjeni,bëjeni raportin pastaj shkruani? Por kam një pyetje: a i kini parë varrezat sot dhe përse ato në cdo fshat e qytet janë 20-30 fishuar në sipërfaqe e në njerëz? Bëni një raport të fuqise blerëse? Bëni një raport të barcoletave? Bëni një raport te pijanecëve e të drogaxhinjve ? Bëni një raport të të burgosurve e të burgjeve dje dhe sot? Béni një raport të vetëvrasjeve të shqiptarëve? Bëni një raport te shkollave e te cilësise? Bëni një raport të qendrave shendetsore e të semundjeve në popullatë? Bëni një raport të moralit shoqëror? Bëni një raport të papunësisë? Bëni një raport të barcoletave e të spiunëve? Bëni një raport mjedisor ? Bëni një raport të pagave e pensioneve deputet-milet? Bëni një raport të krijimit tê burimeve energjitike ? Bëni një raport te akteve kriminale? Bëni…bëni… Ehu sa shumë janë për tê dalë si rruar qethur… Unë kam qënë në të dy kohët,ndersa për tê thënë ato që kam për çdo kohê më pêlqen e para dhe e fundit qê i dallon ato. Kjo është e vërteta dhe vetëm e vërteta qe ka jetuar nê të dy kohet. Dhe ta dini që “e vërteta” nuk eshte aspak emertim dhe përmbajtje partiake! Eshte thjesht faktologji !? Nderime autor! Ju mungon emri i vërtetë në shkrim ???

    • “Mire” thote ky bajga,,,.Fillojeni me Sheqeren e Vicidolit dhe mbarojeni me prostituten mashkull “Emigranti tv” , qe i vjen era kerme edhe pse eshte mjaft larg prej Shqiperie .

  • VR !!! Megjithë “aktet delikuente”,aktet me ja fut shoqi shoqit,barcoletat, këngët sigurimse të asaj kohe etj, prapë më duket dhe duhet thënë se në këto “zhanre” , koha e sotme ja kalon shumfish asaj te shkuarës! Bëni një raport te tyre z. Autor i shënimit dhe ju siguroj që raporti do të jetë superior për të sotmen. Në të gjitha zhanret pa përjashtim. Ja u mban ta bëni këtë? Jo,-sepse do t’ju thonë nostalgjik, komunist,bir i etërve dhe i lugetérve e ku di unë? Bëjeni,bëjeni raportin pastaj shkruani? Por kam një pyetje: a i kini parë varrezat sot dhe përse ato në cdo fshat e qytet janë 20-30 fishuar në sipërfaqe e në njerëz? Bëni një raport të fuqise blerëse? Bëni një raport të barcoletave? Bëni një raport te pijanecëve e të drogaxhinjve ? Bëni një raport të të burgosurve e të burgjeve dje dhe sot? Béni një raport të vetëvrasjeve të shqiptarëve? Bëni një raport te shkollave e te cilësise? Bëni një raport të qendrave shendetsore e të semundjeve në popullatë? Bëni një raport të moralit shoqëror? Bëni një raport të papunësisë? Bëni një raport të barcoletave e të spiunëve? Bëni një raport mjedisor ? Bëni një raport të pagave e pensioneve deputet-milet? Bëni një raport të krijimit tê burimeve energjitike ? Bëni një raport te akteve kriminale? Bëni…bëni… Ehu sa shumë janë për tê dalë si rruar qethur… Unë kam qënë në të dy kohët,ndersa për tê thënë ato që kam për çdo kohê më pêlqen e para dhe e fundit qê i dallon ato. Kjo është e vërteta dhe vetëm e vërteta qe ka jetuar nê të dy kohet. Dhe ta dini që “e vërteta” nuk eshte aspak emertim dhe përmbajtje partiake! Eshte thjesht faktologji !? Nderime autor! Ju mungon emri i vërtetë në shkrim ???

  • Puna eshte se po mesohemi me rutinen e pa guximit per te pranuar rrealitetin dhe jo perbadhjen me te verteten . Po te guxojme dote shofim si ishim dhe si jemi dhe ku po shkojme . Nga vendi me i paster , jemi vendi me i piset qe po na pastron ushtria , Nga 4 miljon qe jetonim me forcat tona jemi 2 milion qe jetojme me borxhe dhe duke shkatrruar vetveten dhe mjedisin me te gjtha forcat tona .

  • Zoti autor? Ajo barcaleta e ateherëshme ashtu ka qënë por kanë qënë kokë për kokë krapi dhe labi,jo ashtu si thoni ju ? Nuk e di pse e keni bërë me dhjetë lebër në një lumë më të cekët se buna? Ju nuk dini as tjetren,até sesi ështé reformuar ajo barcoletë sot? Degjoje: “hedh grepin në bunë kap një lab,hedh grepin në lané kap një shpellartrap”! Ose tjetër:”l’shon zagarin n’viçidol ujqit ta hanë,e l’shon ntiranë s’ka me gjujt, “toka asht e xanë”. Ka plot. Mjaft njeherë pér njehere!?

    • Barcaleta te kohes “moderne berishiane:
      1-Thote Gjeloshi:
      Due me u pshurr,o Gjin!
      -Jena ne mes mexhlisit,o Gjelosh e asht marre me e pa burrin me shkop ne dore!
      -Po pse,o Gjin,une ne pyll po e baj!
      Ne Lane ka plot peme e te gjithe i kam pa tuj pshurre!
      2-Frroku:Kur e paske ngrit kullen,o Lulash,se deri dje ke pas KSOLLE?
      -Eh,bre Frrok!
      Me ka shku cika ne Italje e me ka pru nji dore pare!!!
      -Po pse ku te punon cika ty?
      -Epo ne nji spital thote ajo!
      E cfare pune ban me kaq shume pare??
      -E ku di une,se ajo thote punon ne spital si PROSTITUTE!!!

  • Pa dyshim qe ne ate kohe kishte ne qarkullim barsaleta “te rezikshme ” qe vinin ne love ate qeveri te pa shpirt po ishte dhe nje barsolete qe tregonte se kush jemi ne : Nje peshkatari te varfer I tha e shoqja shko hidhe nje here grepin mos ze gje te lagim gojen, vajti peshkatari hodhi grepin dhe zuri nje goxha peshk qe per cudi te tij ai foli dhe I tha po te me leshosh do te plotesoj cdo deshire vetem me nje kusht qe komshiut do ja bej dopjo. Peshkatari e besoj dhe e leshoj. Kur vajti ne shtepi dhe I tha gruas ajo e telendisi me fjalet budalla edhe nje peshk te genjeu etj. Ai I tha ja ta provoj nje here dhe tha dua te kem nje lope kur del perjashta kasolles pa lopen shikon nga komshiu ishin dy lope . Thote prape dua nje shtepi dhe shikon nje shtepi shume te bukur ,hedh syte nga komshiu ai kishte dy shtepi,e shoqja u terbua çeshte kjo pune ne nje komshiu dy I tha te shoqit mos kerko gje . U mendua ajo dhe nje dite I thote do ti kerkosh qe te te heqi nje koqe qe komshiut t’ja heqe te dyja. Kjo barsalete ne kohen e sotme eshte shume reale.E them kete per te thene qe ne e mbajtem ate qeveri atehere mbajtem dhe saliun qe na hoqi edhe koqet Tani te shohim çdo na beje Rama qe shpresoj te na ndryshoje edhe mendimin tone injorant dhe ziliqar.

  • Kur Pal Vata takoi nje kinez, ne nje takim qeveritar kulturor, e pyet, Nga te kemi ty or cun, kinezi i thote, nga Shangai, Pali, i kujt je nShangai or cun.
    Kryetari i komitetit ekzekutiv te Shkodres, urdheron shoferin, shko tek uzina e telit dhe ke per te marre 7 kinez, ti cosh ke klinika dentare.
    Dhe shkon shoferi me nje furgon i kerr kinezet dhe i con tek dentisti, pyet dentistin sa vonohen, i thote rreth 4 ore dhe shoferi shkon me nji klub, pi sa pin dhe harroi kinezet, mbas nja 6 oresh u kujtu, shkon tek dentisti, ska kineze dhe niset duke kerkuar kinezet neper Shkoder dhe shef diku 5 kineze i merr i con te uzina telit dhe kthehet.
    Shefi e priti i bere ty, ku je na kan hum kinezet, 5 kinezet kishin qene te Vaut te Dejes.
    Kur shefi i tha je i pushum nga puna, shoferi i thote: Amon shef, ma gjej nji kinez, se kam dal mongut nji kinez.

    Para viteve 50 ne Shkoder e kan pas heq M..n me karroca dore, nga gropat e nevojtoreve, se ska patur gjithe qyteti kanalizime dhe nje dite, nje puntor shkon dhe ankohet tek drejtori i komunales, shoku drejtor, pergjegjsi mka hor 10 karroca mut, drejtori i thot, jo mar ska munsi, se me tpas har pergjegjsi 10 karroca mut do kish dek tash, po mthuj se mka shkrujt 10 karroca mut ma pak dhe jena mrregull.

  • Ka shume te drejte “Horri i Bulevardit” per rastin e Robert Papes. Ky,se bashku me papagallin e cartur Cico dhe cuperlinen Vokshi, u bene altoparlantet kryesore te perandorise Berisha para vitit te mbrapshte 1997, me anen e te cilit kerkonin te ndertonin te ardhmen e tyre ne kurriz te ndjenjave te njerezve te thjeshte te ketij vendi. Gazetare te deshtuar qe koha i ka hedhur ne koshin e plehrave, megjithe perpjekjet stermunduese te Reiz Cicos per t’u kamufluar me opinionet sportive, apo te karagjozit Robert Papa, i cili, pandershmerisht, ka dale kunder ish padronit te tij, Berisha, tani qe ketij te fundit i kane rene “patkonjte”.

  • nuk behet fjala per diktaturen por per mundin e sakrificat e nje populli te tere. Pertej levozhges ideologjike dhe patetizmave te kohes (edhe sot ka plot), pislleku i politikaneve te tranzicionit eshte qe shkaterruan vlera morale, monetare, kombetare etj. E bene per interes vetjak apo se keshtu u tha greko-serbi, kjo do merret vesh nje dite per nderkohe e keqja u be. Enveri kishte anen ideologjike e cila mund te kritikohet nga pozicioni i demokracise dhe anen patriotike per te cilen vetem greko-serbet ishin dhe mbeten te interesuar per ta diskretituar. E bene kete me veglat e tyre dhe sot kemi monumente agjentesh ne bulevarde dhe jo te Enverit qe ua futi sa krahu sa ishte gjalle.

  • Rezart , ai Mark plehu mendon se jane barsaleta ato qe ke shkruar por harro shpellari qe flite me gurrrrr ke koka dhe ofendon rrac e qelbur.

  • Mire kjo kenga “me sigurimne” ,po shikoni me mire kete kengen e famshme me Salihne:

    “O Salih t’u befsha ferre,

    Merr pushtetin dhe njehere!”

    Po te ishte gjalle sot Shtjefen Palushi do na mekte se qeshuri me barcaleta per Salihin e Salevicen e dreqi me te birin!

  • Qina na
    E qina ne
    Demokraci
    Ne cfare
    Haleje re!

    Katundaret
    Gazetare
    Gazetaret
    Si gomare
    I mbajne
    Pronaret
    Mbi samar.

    O samar
    I lirise
    Simbol
    I demokracise!

    Demokracia
    Shkoi e vate
    I futi politika
    Nje derr
    Qafe pate… .

  • Shume e bukur fotografia e ciftit te Njerezve te Rinj te edukuar nga Partia Punes qe me kazem e pushke ne duar te futeshin edhe ne krevat. Per te qene Gjithmone Gadi kushtrimit te zborit e per te dale e per te shfarosur imperializem, socialimperializem e gjithe izmat bashke. Dhe vlonin barcaletat, gallata me humor te ZI per ate kohe. Si p.sh. Nje femije ne shkolle kur degjon mesuesen te fliste per Shqiperine e lulezuar Socialiste, tha duke qare: Dua te shkoj ne Shqiperi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *