Nga Bedri Islami
Dy burra të gjatë qëndrojnë anash, ndërsa në mes një më i shkurtër, që është edhe mikpritësi i një samiti të ri.
Edi Rama, kryeministri shqiptar dhe Vuçiç, presidenti i Serbisë kanë rrokur në mesin e tyre shefin e qeverisë së Maqedonisë së Veriut, të urtin Zaev, i cili e ndjen hijen e rëndë që bie mbi të, por është i lumtur se, më në fund, ka bërë një lëvizje të re në politikën e ngrirë të vendit të tij, që, në mos tjetër, do mund t’i shërbejë në ngjarjet që ka para vetes, zgjedhjet për pushtetin lokal.
Është firmosur një dokument i ri, ende pa u tharë mirë boja e të vjetrit, dhe joshja tani duket më e afërt. Nuk do të ketë më “MiniShengen ballkanik”, që nga sot e tutje rroba e vjetër është hedhur dhe do të shfaqet nën një petk të ri: “Ballkani i hapur”.
Tre krerët e qeverive mund të jenë të kënaqur; ata, dy vite pas krijimit të një “foshnje politike” të asfiksuar, duket se gjetën një formë të re, por që nuk ia heq dot mungesën e frymëmarrjes dhe të shtrirjes së saj. Sido që ta quash, me emrin që nuk kishte kohë të vjetrohej, apo me emrin e ri që një ditë do të shkërmoqet, thelbi dhe historia mbetet e njëjtë: kambanat e Beogradit po bien dhe po dëgjohen edhe në Tiranë e në Shkup.
Natyrisht fantazma e vitit 1946 nuk do të shfaqet më, ashtu zezonë si ishte asaj kohe, ama hijet e saj do të jenë të pranishme. Nuk do të ketë emisarë politikë fuqiplotë, por biznesmenë të ngashëryer; nëpër dikastere nuk do të ketë këshilltarë të njësuar me ministra, por dyert do të shqyhen nga vërshimi i asaj që njihet me emrin e bujshëm protektorat, që kësaj here do të jetë financiar dhe ekonomik. Në fund të fundit, nganjëherë “macet” e këtij shekulli, mund të jenë më të rrezikshme se “tigrat” e mesit dhe fundit të shekullit të shkuar. Zaten, “tigrat” janë njësi e njohur në shtetin serb.
“Ballkani i hapur” është emërtimi i ri i asaj që njihej si Shengeni i vogël.
Kush e kishte mbyllur deri tani Ballkanin? Shqiptarët asnjëherë, edhe po të donin, nuk kishin forcë e as përkrahje; maqedonasit nuk po mundin të hapin as portën me fqinjin e tyre bullgar dhe për të hapur një deriçkë me fqinjën grek iu desh të modifikonin edhe emrin e shtetit të tyre.
Në këtë treshe, aspak natyrale e, për më tepër, aspak historike, vetëm njëri prej tyre ka nisur luftëra dhe ka bërë gjenocid mbi popujt e Ballkanit. Për më tepër, asgjë nuk ka mësuar nga tri luftërat e filluara prej saj dhe të humbura, e, si duket, as nuk ka ndër mend të mësojë.
E drejtë është që historia nuk duhet të na sillet nëpër këmbë, por nuk është e drejtë që të përzihet ajo me shkelma për hir të zemërimit kryeministror apo presidencial. Harresa, veti tipike shqiptare, nuk ka të bëjë me këtë rast.
“Ballkani i hapur” me dyer të mbyllura nuk është një gjetje origjinale e Vuçiç. Ai përsërit të njëjtën ide që kishte Millosheviqi në fundin e vitit 1997 për të ashtuquajturën “Ballkani”. Si ish ministër i qeverisë më të zezë në historinë evropiane të pasluftës, ai, Vuçiç , e di krejt mirë se tashmë revanshi nuk mund të merret përmes bajonetave, çka e ka mbështetur dikur sëbashku me kryetarin e sotëm të parlamentit serb, por në një gjetje të re, e cila të ishte evropiane në formë dhe sllave në përmbajtje.
Ballkani ka një program thellësisht serioz, që vjen nga Berlini; përmes tij të gjitha shtetet ndjehen të barabarta dhe shohin në të ardhmen, krijohen aleanca solide, më shumë të zhvillimit ekonomik, se sa politike. Përse lihet mënjanë një program që hap dyert e Ballkanit për të gjithë, me burim një forcë madhore evropiane, me autoritetin dhe institucionet e saj të sigurisë, financës, politikës dhe mbrojtjes, dhe, befas, tre gjysma gjelë marrin përsipër të bëjnë të parët e Ballkanit.
Do i hapë dyert Serbia për Kosovën dhe do e njohë atë si shtet të pavarur e sovran? Cilat dyer do i hapë Maqedonia e Veriut shtetit bullgar, kur pikërisht ky i fundit ia ka mbyllur portat për të qenë pjesë integrale e Bashkimit Evropian? Nëse në rastin e parë, atë serb, kemi të bëjmë me mbulimin e gjakut përmes mohimit, në rastin e dytë të kujtohet një thënie e vjetër “nuk të pranojnë në fshat e ti kërkon vajzën e priftit për grua”.
12 shtetet e Ballkanit, pesë nga të cilat janë anëtare të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s, dhe një tjetër vend kandidat e pjesë tejet e rëndësishme e NATO-s vështirë se mund të përmallohen nga portat e hapura të Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Më shumë se sa gjetje politike dhe synim i së ardhmes, gjithçka duket si ato hakërrimet e njohura ballkanase, pikërisht tani kur portat e BE mbetën edhe një kohë të mbyllura për tre vendet e portave të hapura, dhe kur, për më tepër, Serbisë i duhet të pranojë ofertën e SHBA dhe të BE për njohjen e Kosovës, ose ndryshe portat do të jenë të mbyllura.
Hapësira pa pengesë për katër liritë e njohura të standardit të sotëm evropian: njerëzit, mallrat, shërbimet dhe kapitali, duhet të ketë një studim serioz, gjithëpërfshirës, nga institucione serioze, brenda dhe jashtë Shqipërisë, jo të jetë tekë, dëshirë a vendim i shefit të qeverisë, dhe, mjerisht, deri tani, shteti shqiptar nuk e ka një studim të tillë, ndërsa shteti serb, përmes një institucioni të veçantë, e ka përpunuar si ide, e ka riaktivizuar, e ka përpunuar më tej dhe i di mirë përparësitë që i sjell një ide e dyerve të hapur në marrëdhëniet ndërkombëtare, në fushën financiare, të historisë dhe të synimeve politike të së ardhmes.
Në fund të fundit, krijimi i një strukture të veçantë, politike dhe institucionale, duhet të ketë përgjigje në pyetjen e parë, çfarë fitohet e çfarë humbet? Çfarë fitojnë shqiptarët në Shqipërinë londineze dhe çfarë humbin; çfarë fitojnë shqiptarët si komb dhe çfarë humbasin; çfarë përparësie ka për biznesmenët shqiptarë e çfarë do të humbin, a është shteti shqiptar i përgatitur për të përballuar vërshimin e mallrave serbe, shpesh herë të pa verifikuara; po fermerët shqiptarë çfarë do të bëjnë deri asaj dite kur produktet e tyre do mund t’i shesin edhe në Portugali apo Spanjë? Do të mbijetojnë apo do të asfiksohen? Cili buxhet i qeverisë shqiptare do i mbështetë ata për të përballuar këtë ndeshje, ku në anën tjetër janë më të fortët? Apo qeveria do të thotë si ministri i Turizmit, kur ishte fjala për çmimet e larta në hoteleritë jugore të bregdetit, se ky është kapitalizmi!
Punët e mëdha, kur janë punë të mëdha, nuk bëhen me “ urra” e me “ t’a marsha”. Ato duan studime të mirëfillta, serioze, të themelta, që të mos shkretohet edhe më shumë ky vend dhe fushat të mbeten djerrë sepse specat do të na vijnë nga Vojvodina, domatet nga Sanxhaku, patatet nga dreqi e di se ku, ndërsa prodhimi vendas do të harrohet.
Por nuk është vetëm kaq.
Në gjithë këtë lëvizje mungon një gjë themelore: Kosova.
Duan apo nuk duan qeveritarët e tre shteteve lëvizje të lirë pa Kosovën nuk mund të ketë. Dyer të hapura për të gjithë dhe të mbyllura për Kosovën, përsëri nuk mund të akceptohet. Do e njohë shteti serb Kosovën dhe të fillojë një periudhë e re ballkanike? Është e vërtetë se shtetet moderne nuk mund të jenë anakronikë dhe fosile të së djeshmes, por, po aq e vërtetë është se nuk mund të jemi kozmopolitë me një të rënë në fyellit.
Gjërat kanë rendin e tyre.
Shtete të mëdha, ndërluftuese, kanë gjetur momentin e pajtimit, por kjo nuk ka ndodhur në asnjë rast përmes harresës, por, në të kundërtën, në njohjen e krimit dhe kërkimin e faljes për gjakun e derdhur.
Nuk është anakronike që, në ndërtimin e marrëveshjeve të reja të kesh parasysh historinë, jo për të qenë të ngurosur, por për të bërë rishtas gabimet e njëjta.
Në vitet e para të pasluftës shteti jugosllav, ëndrra e Vuçiç, zbrazi gjithçka nga mallrat shqiptare në dyqanet e tej mbushura dhe i dërgoi në Beograd.
Tani fushat mund të zbrazen nga njerëzit, minierat mund të mbyllen, rrugët të jenë më të heshtura se sa sot.
Hapja e një rruge të re është më e vështirë se sa entuziazmi i një dite.
Megjithëse jam i bindur se, edhe kjo, si ballkania e dikurshme, do të bjerë dhe do të mbetin vetëm puplat.

As gjermanët nuk ishin të integruar së pari vetë dhe pastaj të integroheshin në EU edhe serbët nuk janë të gjithë të integruar në Serbi që pastaj të krijojnë integrime të reja vetëm shqiptarët ngrisin pengesa aq ma shum kur ata janë dy kurse serbi një shqiptarët duhet të lirohen nga idetë e emigrimit nga bizniset e kanabisit dhe të kompanive Albi Exotik Fruit ku i lidhi Sali Berisha me ambicje pasurimi brenda natës dhe ti këthehen diciplinës të lartë në shkollim dhe në punë ndryshe jo vetëm serbin por mbi supe do të kenë edhe bullgarin grekun turkun ….
Sepse “macet” e këtij shekulli janë zojgjt e “tigrave” të shekullit të shkuar.
Bedri, ben sikur je zgjuar nga gjumi i enderave Ramutore, apo e ke sa per sy e faqe dhe kete?
Ne kete rast Bedriu eshte kthyer ne origjine ! Jo mireli ! Nuk e ka per sy e faqe se dikur ne gjermani e pastaj ne kosove me UCK keshtu ka menduar e vepruar ! Kishte per nje kohe dilema te majta por ne thelb eshte nga Puka !….tung
Sa i zgjuar je ti Kozi. Po ti si ke bere, je zhbere nga shejtan budalla ne djale pukian?
!!! Pas mbarimit te shkolles ne shkoder jam angazhuar 3 vite ne malesi te madhe e 2 vite ne Puke ! Tani jam nje cike prane lumit shkumbin ! cte bej ?….
Ka nje thenie Shkodra : A je budall a je prej Puke?!
Kozi, ju ,ne c’kontekst e permendni Puken ?!
Edhe kur jane te majte ,jane nacionaliste ! tung
O Bedri Kosova nuk eshte qendra botes,kur Albini sillet si koke e madhe ca te bejne te tjeret apo te presin ca po thota koka e ballkanit Albini.Tre shtete vendosen qe ne kufij te tyrete kalohet me shpejt e mallrat mos te rrine me dite rrugeve,nga Shqiperia e anasjelltas mund te shkohet ne Serbi dhe nga Maqedonia,autostrada po i afrohet Struges,duan apo nuk duan Kosovaret levizja lire po behet mes ketyre shteteve,sa per izolimin e Kosoves paguajne qytetaret e thjeshte qe mbeten spitaleve te Beogradit,e zyrave per pasosha te Serbise. Sa per trimeri e lufte Bedriu e di mire se si u be e si shkoj ajo pune,Kosovaret moren malet e dolen ne Shqiperi e lane Kosoven,e mos te isht Amerika rrugeve do ishin akoma,e sot del nje derdimen e i tragon Amerikes Kosoven.
Ti veten lab qe sje. Kosova nuk eshte qendra e botes, por per shqiperine eshte e tille.
Tre shtetet me morracake te gadishullit Ilirik shpallen se do te bejne namin ne investime.Asnjera pale nuk deklaron se nga do te vine parate,per te mbajtur premtimet e nenshkruara.Burmim i i financimit i zbardh fletet e lakrorif.
Saliu,Bedri,Albini dhe Kosovaret jane prapambetja e shek te 21! O Bedri ju kangelur ora ne vitet para viteve 89 kur Kosova nenshkroi Rambujene! Macet nuk jane Rama dhe dy te tjeret! Macet qe angullijne je ti dhe Saliu me prapambetjen kosovare te cilet ishin dhe jane spiune te serbeve! Kosova duhet te integrohet ne Balkan dhe te kete zerin e saj! Ku do ta thote Albini zerin e Kosoves kur edhe USA e keshillon ndryshe! Pasta Bedri po te dhe te drejte komentuesi mirel ta dish qe je ne rrugen e drejte dhe realiste te se vertetes se minishengenit! A kjo eshte thjesht nje qendrim anti Rame,Bedri?
besoj qe K do te thote K…..r
Do te thote kurve, se k.rin e ka Dule Vucici
O Gjergj thimio dhe ti mirel! Thoni per te tjeret ate qe jeni vete! Nese ka Kar dhe kurve keta jeni ju te dy qe perdorni keto fjale! Lerini njerezit te shprehin qte qe mendojne! Injoranca dhe provincializmi juaj berishian jane shume idioteske!
Politikanèt Shqiptarë DOBIÇA të kètyre 30 VITEVE SHKÈRDHATOKACI , janë ORGANIZATA MAFIOZE , BANDA KRIMINALE dhe KOPE HAJDUTËSH të KORRUPTUAR deri në PALCË , që po Ju vjen FUNDI i HIDHUR !! ⚖⚖⚖⚖
GOD BLESS ❤ DONALD ❤ LU ❤
GOD BLESS ❤ YURI ❤ KIM ❤
ALBANIAN PEOPLE BELIEVE and TRUST ONLY AMBASSADOR ❤ YURI ❤ KIM ❤
ALL Albanian Politician are CRIMINAL , THIEVES and CORRUPTED !!!! ⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖
RESPECT RESPECT RESPECT for AMBASADOR ❤ YURI ❤ KIM ❤
Zoti Islami,ju keni bere shume per Kosoven,si askush tjeter ne Shqiperi .Por ketu beni diplomaci me kete shkrim.Ibrahim Rugoven nuk e kame perkrah asnjehere,por ishte i sinqerte sa here rrente,zgerdhiheshte para kamerave .Por ne nje ka pase te drejte;nuk kishte besim ne asnje politikan te Shqiperise ,qofte i djathte qofte i majte.Une tash me veprimet e Rames konstatoje se,i djathti edhe nese te vriste te bente nje varre,kurse ky i majti i sodit mundohet te te zhduk me nam e nishan.Te deklarojshe publikisht se je miku i ministrit te Milosevicit,cka done me shume?Zoti Islami bjeri drejte se ti i dine gjerat shume mire, jame i sigurt ne te.
Nuk kemi nevoje ti biem nga Kina.
Shqiptaret po te ishin komb nuk benin, nuk bejne e as nuk do benin asnje marreveshje me terrorizmin serbo rus.
Eshte shume e thjesht!
Problemi eshte se ne jemi bajga dhe udhehiqemi nga bajga.
Pa nje nderthurje ekonomike te shteteve te ballkanit me njeri tjetrin nuk ka zgjidhje per problemin e Kosoves ,Bosnjes dhe Maqedonise! Gjenocid e luftra ka pas qe para Lidhjes se Prizrenit e me pas deri te lufta per Kosoven por ne intervalet midis luftrave marrdhenjet e Sllaveve me vende te tjera vazhduan normalisht! Mesime nga gjithe kjo eksperjence jemi vetem ne qe nuk kemi nxjerre! Hapja e kufijve i ben mire cdo ekonomie ,jo vetem atyre te Ballkanit, por kjo ndodh ne masa te ndryshme simbas zhvillimit specifik te c’do vendi! Te pretendosh te mos hapesh kufirin per Serbine se ata do perfitojne me teper e ne me pak do te thote te ngelesh akoma ke mentaliteti i komunist e te mos kesh kuptu asgje nga historia!
Serbet e “kqinj” duhet ti trajtojme edhe me gjere ne ate se si shihet problemi internacinalisht jo vete si e shohim ne!!! Ekonomia nuk duhet asnjehere te preket por nga ana tjeter te mos hiqet dore nga kerkesa per njohjen e Kosoves. Nje gje duhet te jete e qarte qe shqiptare te pasur e serb te uritur nuk do kete!
Mbush e zbraz, argumenta boshe. Le te hapen kufinjte e bashkepunimit, turizmit dhe tregetise dhe te shikojme se cdo ndodhe!? Kuptoj Kosoven e cila mund te rishikoje vendimin e saj me vone kur te jete me e volitshme per te, por vendet e tjera bejne shume mire qe hapin kufijte. Asgje e keqe nuk vjen nga turizmi dhe tregetia. A nuk jane ne BE Gjermania me Francen? Pse per te ardhmen tone do ti lutemi BEse kur edhe vete mund te bejme dicka te mire. Te zevendesojme termin “komshi i keq” me “relata te mira”. Kush guxon fiton. Kjo eshte diplomacia.
Z. Bedri! Te ndjek vazhdimisht ne shkrimet dhe opinionet e tua dhe te vleresoj, por kete radhe me ke zhgenjyer.Dozat e nacionalistit te mbajne peng te historise dhe nuk te lejojne te pranosh evolucionin.Pjesmarrja e Kosoves ne te gjitha tavolinat , qofshin keto midis vendeve ballkanike, Europiane, apo boterore, eshte ne favorin e saj.Eshte njohje defacto, nemos de juro.Pervec ketij fakti nuk eshte per te mos marre ne konsiderate edhe perfitimet ekonomike nga tregetija e lire midis shteteve ballkanike..Per me teperdo jete hapja e pare per levizjen e lire te qytetareve te Kosoves, te pakten ne keto shtete.Nuk kane pse te mbeten te izoluar per shkak te nostalgjise per historine e kaluar. kur te vije puna per historine ne tavolinat e bisedimeve, le te jene te pergatitur e ta mbrojne me dinjitet, por jo te mos marrin pjese ne bisedime,
e velo, mendjen te tavolinat e keni ju kurvat e Dule Vucicit.
Ctavoline do marri pjese Kosova, o kurve e mutit?
Ne nje tavoline me kriminelet?
Jo ke t’rrije anash tavolines dhe te fry syt!
Shoke, xhevairin e ushtrise tone popullore heroike na e grabiten sirianet.
O Labi, gjeopolitika eshte barre e rende per ty, ekonomia, aq me keq per ty, mbaj krraben se ajo i rri fiks shtatit tend.
“Ballkani i hapur” eshte guri i hedhur ne pus nga budallai. Ne menyre qe mos te lodhemi duke e kerkuar, budallai duhet detyruar te shkoje pas gurit qe ka hedhur vete.
Rruga e Shqiperise per ne Beograd dhe anasjelltas kalon nga Kosova dhe nga asnje vend tjeter ballkanik. Cdo rruge tjeter eshte thike mbas shpine per Kosoven.