Të thyhen ligjet dhe Kushtetuta, për të imponuar rregullat e rrugës!

Leda Hysa

Kudo që të shtypësh pultin e televizorit,

dëgjon pafund përralla me bisht,

rrallë mund të dëgjosh-se nga zgjedhjet e Qershorit,

opozita ka ikur krejt vullnetarisht!

 

Injoranca pa fre e Mesjetës,

një vrap të çmendur ka marrë,

fajtore qenka Partia Socialiste,

që do marrë pjesë në zgjedhje pa kundërshtarë!

 

Po çfarë mund të bëjnë tani socialistët,

çfarë të bëjnë për zgjedhjet e reja,

t’i braktisin edhe ata zgjedhjet,

meqë kundërshtari është arratisur nga beteja?!

 

Dihet kush është fajtori i vetëm,

pse kaq vështirë për ta artikuluar?!.

Pa dyshim është Luli me Monikën,

dhe gjithë opozita e bashkuar!

 

Arma e tyre e vetme është shantazhi,

dhe revolucioni Molotovian i sforcuar,

në kundërshtim me çdo ligj e rregull,

rregulla e rrugës për të imponuar!

 

Ne jemi shumica absolute,

thonë Lulashët dhe veglat e tyre qorre,

atëherë pse nuk shkojnë në zgjedhje,

ta shpien opozitën në fitore?!

 

Pastaj zgjedhjet s’janë krejt pa opozitë,

në atë front janë mbi dhjetë parti politike,

që nga “Fryma e Re” e Bamir Topit,

e gjer tek Bindja e re Demokratike!

 

Po opozita e bashkuar,

e arriti një qëllim madhor,

tani kush ka tru e ka kuptuar,

se s’do ketë ftesë për negociata as këtë Qershor!

 

Kjo ka qenë detyra kryesore,

që nga padronët Lulashët kanë marrë,

dhe tani në fushatë zgjedhore,

një gjakderdhje mes popullit shqiptar!

 

Kërkojnë një 97-të të dytë,

fiks dhe as më shumë-as më pak,

në këtë pikë Salinjtë janë të sprovuar,

s’e kanë aspak problem të derdhin gjak!

 

Ndaj i them Sovranit të jetë vigjilent,

të mos bjerë në kurthin e barbarëve,

u shofshin me rrënjë e me degë,

ata që nxisin urrejtje mes shqiptarëve!

 

Është gdhendur në ballin e Planetit,

dhe fare lehtësisht mund të lexohet,

se barku që polli fashizmin,

është e vështirë që të shterpëzohet!

 

Të gjithë nga ne kërkojnë dialog,

dhe jo negociata për Kushtetutën dhe Ligjet,

po opozita me kushtet e saja,

për dialog i ka mbyllur gjithë shtigjet!

 

Realisht situata është kaotike,

dhe kjo është këtu një histori e vjetër,

partia jonë demokratike,

një përplasje civile e do me patjetër!

 

Kjo thuhet qindra herë ditë për ditë,

ndaj unë kot së koti s’po ja ngop,

po prapë mendoj se është shumë vështirë,

të bëhen shqiptarët-sërish-mish për top!

 

Duhet të marrë fund kjo histori,

dhe për kètë vetëm populli është kompetent,

që në hallemadhen tonë Shqipëri,

pisllëku të mos kthehet në një precedent!

 

A.DUKA

Share This Article
5 Comments
  • Te jete fashiste thua?
    Po Saliu ka qene sekretar i Partise Enveriste,o Mavri!
    Pushteti buron nga gryka e pushkes-thonte shoku Enver.
    Apo nuk quhet dhune gruka e pushkes,?!
    Pushteti borgjezise merret vetem nepermjet revolucionit proletar-thoshte shoku Marx.

  • Nuk e kuptojne
    Anakroniket
    demo-maloket
    dhe komunistet

    Eshte shekuj para
    Me politiken
    Po per te vjedhur
    Vjedh gjithe diten

    Nuk e kuptoj
    Pse duhet te japin
    miljona euro
    Per check upin

    Ne terezi
    E kam hesapin
    ddhe per chek-Up
    S`e rruaj trapin

  • Edhe ne kampionatet e futbollit ne zimbabve,
    kur nje skuader nuk paraqitet ne fushen e ndeshjes
    kundershtari fiton 3-0.
    Por shqiperia eshte akoma me e prapambetur.

  • O Arben po ndrroje ate foto se na shpife.Dua te ju pyes a jeni perseri aktiv si ne monizem si fuks e kam fjalen.Se ju paguajn per poetaruc partiak dihet.Se qenit aty ku i japin hane aty lehe.Ju lumt se e meritoni se po e kryeni mire.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *