Ministria e Financave do të nxjerrë në ankand më 7 nëntor disa prona të ish firmave piramidale VEFA dhe Kamberi. Bëhet fjalë për tre sipërfaqe truall të Kompanisë VEFA, dhe një njësi tregtare që dikur i përkiste Shoqërisë Kamberi.
Vlera fillestare e të gjitha pasurive të marra së bashku është rreth 200 mijë dollarë, dhe varion nga rreth 30 mijë dollar më e lira deri te rreth 90 mijë dollar më e kushtueshmja.
Në mënyrë të përsëritur Ministria e Financave është përpjekur të shesë në ankande pronat e mbetura të ish firmave piramidale, jo pa sukses.
Pasuritë në fjalë, janë ndër të paktat që kanë mbetur pas konfiskimit të pronave të ish-firmave piramidale dhe ndarjes së një pjese prej tyre.
Skemat piramidale në Shqipëri filluan aktivitetin e tyre në vitin 1991, duke sjellë si pasojë vitin tragjik, 1997, me falimentimin e rreth 25 firmave të cilat grumbulluan rreth 1.2 miliardë dollarë kursime të shqiptarëve./ Scan
e.ll./dita

pas shitjes ku shkojne leket , e drejte do te ishte t ju ktheheshin kreditoreve te firmave