Letër e nënshkruar
Fatmir Lamaj
Zollumahi e madhe për demontimin e armëve kimike, dalëngadalë po shuhet duke i lënë vendin një heshtjeje dyshuese. U krijua një mjergull e frikshme ku brenda saj vallëzonte hareshëm ideja e vdekjes. Tentakulat djallëzore të opinionbërësve në Shqipëri, arritën deri aty sa krijuan mendimin se Shqipëria dhe shqiptarët ishin vënë përballë skuadrës së pushkatimit dhe çuditërisht ata që do të na pushkatonin ishin, jane dhe do të mbeten shpëtimtarët tanë historikë, që t’i quajmë aleatë, eshte pak shumë pak.
Shqipëria në historiografinë europiane quhet suksesi i fundit i diplomacisë austro-hunagreze në shpalljen e Pavarësisë dhe caktimin e kufijve aktualë. Austria doli e humbur në Luftën e Parë Botërore, por ishte presidenti amerikan ai që nuk lejoi që fqinjët tanë “dashamirës” të na coptinin siç kishte ndodhur më parë. Ishte Ëillsoni i madh ai që sfidoi dëshirën gllabëruese të këtyre fqinjeve që siç thotë At Gjergj Fishta: “Në mëni të njeri tjetrit kena le”. SHBA dhe gjatë mbretërimit të Zogut mbajti qëndrim shumë miqësor ndaj Shqipërisë duke ndihmuar me përgatitje kuadrosh siç ishte shkolla teknike e Fulsit dhe ndihmave që dërgonte nëpërmjet Kryqit të Kuq Amerikan , në shëndetësi etj. si dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Gjithë kombi shqiptar duhet t’i jetë përjetësisht mirënjohës Amerikës për çlirimin e Kosovës, ku SHBA pothuajse e vetme vëndosi të hyjë në një konflikt luftarak ku gati-gati mund të merrte edhe përmasat e një përplasje botërore.
Përfundimisht jam në palëkundje mendimi, se me refuzimin tonë për demontimin e armeve kimike siriane, triumfoi antiamerikanizmi i qarqeve sllave që me sa duket në Shqipëri janë ende me ndikime te fuqishme dhe humbi proamerikanizmi i një populli, që gjithmonë ka parë e do të shikojë tek SHBA aleatin e tij më të madh e më të sinqertë. Të tjerët fituan, ne humbëm.