SMS në DITA
Në 0689073730
“Do mposht rebelët e jugut!” Mjafton kjo “bombë kamikaze”, që ne si qytetarë, të akuzojmë Sali Berishën për genocid dhe krim! Kanalet greke ulërinin. Lajmet nisnin me skafandrën “ngrirë” në ajër. Më pas rrokullisej bulevardit të Tiranës. “Vendi juaj mori fund, mos shkoni atje”, na thuhej ne emigrantëve.
S’mjaftonte kjo. Papritur del ne ekran kreu i shtetit. Fjalim, furtunë. Midis të tjerave: “Do mposht rebelët e jugut!” O Perendi! Ore të mallkuar për Shqipërinë! Edhe kjo duhej. Qamë veriorë e jugorë. Te “ura e Artës”, jatagani i gjuhës së kreut të shtetit këputi dysh krahinat si kokë bostani, atë prag ogurzi të 97-s. Te “ditari i rrahur me kamzhik”, shfryva kundër dhunuesit të lirisë dhe genocidit të tiranit Berishë një togfjalësh: Bër-bagëti / Bishë-ulkonjë! Ç’mu desh mua si poet të ndaj këtë togfjalësh?! Bër-bagëti / Bishë-ulkonjë! Atëhere them: Berishë: A thua fenomen shqiptar është ky?! Vasil Dede.
