Jack Ma, themelues i “Alibaba” jep një sintezë të arsyes pse dështojnë të varfërit. Që janë të tillë, sepse nuk bëjnë asgjë, – sipas tij.
Ndoshta ky përkufizim i Ma thotë diçka edhe për Shqipërinë, me një shoqëri në apati të plotë.
“Njerëzit më të këqinj për të shërbyer janë të varfërit. Jepu atyre liri dhe ata do të mendojnë për ndonjë kurth. U thuaj atyre se bëhet fjalë për një investim të vogël, ata do të të përgjigjen se nuk fitohet shumë. Ftoji në lojën e madhe, do të të thonë se nuk kanë para. U thuaj që të provojnë gjëra të reja, do të të thonë se nuk kanë përvojë. U thuaj se bëhet fjalë për biznesin normal, do të të thonë se është shumë i vështirë. Nëse do t’u thuash se është një model i ri biznesi, do të ta kthejnë se kërkon marketing. Jepu një dyqan që ta punojnë, do të të thonë se nuk ka liri. Hap një biznes të ri, përgjigja: nuk kam ekspertizë.
Ata kanë një të përbashkët: dashurojnë që të kërkojnë në Google, Facebook, të dëgjojnë miqtë e tyre, po kaq të pashpresë sa ata; mendojnë më shumë sesa një profesor universiteti dhe veprojnë më pak sesa një i verbër. Vetëm pyetini se çfarë mund të bëjnë. Nuk do të jenë në gjendje të përgjigjen.
Përfundimi im: në vend të zemrës që ju rreh më shpejt, pse nuk reagoni pak më shpejt? Në vend që vetëm të mendoni për diçka, pse nuk bëni diçka për të? Të varfërit dështojnë, sepse kanë një sjellje të përbashkët: E gjithë jeta e tyre është Pritje”. / ResPublica /

Ja kjo eshte fatkeqsi e kohes dhe ironia e peshtire. Nje i pasur behet ose mer persiper te behet filozof ,e del ne perfundim se jo sistemi por te varferit jane vete fajtor, qe rine ne pritje. Pra ky pervetesues, si duket nuk e di se te varferit nuk linden sot,por kjo bote eshte nje histori ne shekuj gjithnje e me shume te varfer e nje pasuri qe vete ne pak duar.Si ndodh kjo dihet,filozofe e ekonomiste ne historine e shoqerise i kane dhene spjegim e nuk kane lene vend qe nje i pasur nga vendet komuniste te na arsyetoi se ku qendron e verteta. Po keshtu ky merhum nuk mundet te bej gabim shumicen e shoqerise ,qe gjoja presin, pasi del naiv e qesharak.Sipas arsyetimit te tij duhet te gjithe njerzit te meren me kembim ,po kush do prodhoji. A jane te gjithe me kapital ne kontot e tyreqe te meren me bisnes. Besoi se jo. Por ky njeri qe po noton ne para e ka pyetur ndonjehere veten se si ka mundesi qe pjesa dermuese e shoqerise punojne shume me shume se Ai dhe perseri nuk kane. Kete pergjigje Ai nuk mundet te gjej dhe per kete nuk duhet te filozofoi shume e te gjej ku qendron faji. Apo ne se Ai mendon se nuk duhet te presin te varferit,e ka fjalen qe dhe ata te ” vjedhin” si Ai. Duhet te kete te qarte ky miliadere se ne perendim nuk behesh dot miliadere ne 20 vite si ne vendet ish kumoniste, pa paguar tatim shtetit. Kam paguar do te thote. Po ke paguar por ne fitimin e nje miliardi ke paguar nje 10 milion. Ndersa puntori me meditje ne 1700 euro qe paguet ,tatohet 30% , plus tatimi qe si ndahet sa here qe do te shkoi ne dyqan. Atehere une dua te pyes ty ,ekonomistin e madh, i gjithe kembimi qe ti realizon, sa fiton ti dhe sa shoqeria qe mer pjese ne kete proces !?
Ato që thotë janë të vërteta, përveç konkulzionit që është krykëput i gabuar. Veprimi dhe mosveprimi nuk është çështje zgjedhjeje personale, “o veproj, o rri” sepse suksesi nuk varet nga kjo.
Njerëzit nuk lindin të ditur e as të përgatitur për sfidat e shumta të jetës dhe jo të gjithë kanë fatin ose janë gati të përfitojnë kur fati ju del përpara. Varfëria bashkë me padijen, nuk është zgjedhje por pasojë e shumë faktorëve që nuk varen nga vetë njeriu. Kur njerëzit kundërshtojnë ose shprehin pesimizëm, këtë e bëjnë sepse nuk kanë njohurinë dhe eksperiencën e duhur për tu përballur me sfidat dhe jo të gjithë kanë mundësi tu futen sfidave me kokë. Njerëzit nuk reagojnë të gjithë njësoj ndaj situatave të reja.
Të bëhesh i suksesshëm dhe pastaj të thuash që të varfërit rrinë…është shumë cinike dhe egoiste. Asnjë njeri i suksesshëm në botë nuk bëhet i suksesshëm pa patur një lloj mbështetjeje nga dikush në një moment të caktuar të jetës së vet.
E varfër është shumica dërmuese e popullsisë së botës dhe po të të qe që të varfërit rrinë nuk do kish të varfër fare se do kishin vdekur me vakt e me kohë; ata punojnë te ky e ata si ky i mënçuri dhe ripen nga ky e ata si ky i mënçuri. Po të ishte e vërtetë që të varfërit rrinë, nga i nxjerr fitimet ky i mënçuri e ata si ky? Sa i përket iniciativave që të bëjnë të pasurohesh nuk besoj do qe e mundur të bëheshin të tërë të pasur, sepse pa të varfër nuk do kishte kurrë të varfër, sepse pikërisht varfëria e tyre është pasuria e të pasurve. Si mund të harrohet thirrja që u bëjnë qeveritë investitorëve: hajdeni se e kemi fuqinë punëtore të lirë? A nuk do të thotë kjo: hajdeni pasurohuni tek ne se këtu mund t’i paguani punëtorët vetëm sa për një krodhë bukë, sa për të mos vdekur urie, sa të kenë fuqi që t’iu vijnë në punë edhe të nesërmen? Megjithatë zotëria flet nga maja e kalit ku ka hipur duke përdorur për stol shpinën e të varfërve.
Per mua ka plotesisht te drejte
Te varferit deshtojne sepse legena si ky nuk taksohen sa duhen
Fjalet i ka te bukura por dobicllikun e kane brenda
Cfare arrogance!
1 perqindshi i “lojes se madhe” do ta mari vesh mire kush ka deshtuar kur turmat e uritura nga padrejtesia do tu vijne ne muret e larta te vilave te tyre luksoze. Taksimi mbi konsumin dhe jo mbi pasurite esht shkaku i njerezve si ky
I pasur i varfer jane koncepte shume relative. Per miliardat e ketij edhe nje milioner shqiptar mund te konsiderohet i skamur. Ne fakt i tille nuk eshte.
E verteta eshte qe njeriu sado te kete, nuk ka kurre aq sa do!
Ceshtje kendveshtrimesh.
Kujt i plasi fundja esht thjesht mendini ktij
Te varferit nuk jane ne pritje jo – se nuk ka qorr qe nuk do sy kur i thone. Eshte sistemi i cili gjithmone favorizon eliten ne kurriz te mases,
SOT 87 PERSONA MË TË PASUR TË BOTËS ZOTROJN PASURIN E 3 MILARD NJERZVE ,GJYSMËS SË GLOBIT !!!Si ka mundësi i bëjë këtë pyetje këtij analisti dritë sharlatan ???!!!,mos është ndonjë SISTEM që e ka emrin POLITIKË – SHFRYTËZIMI Kapitalistë deri në palcë ,dhe kurrë të varfërit nuk kan mundësi të ngrnë kokën ?Prandaj njeriu për njeriun në kapitalimi është ujk ,peshku i madhë e ha të voglin.