Të varfërit e Beratit shtojnë radhët në mensën që shpërndan ushqim falas

redaktor
KONICA MINOLTA DIGITAL CAMERA

Fatmira Tabaku, një pensioniste 65-vjeçare afrohet me drojë pranë sportelit të një shtëpie karakteristike në lagjen “Mangalem” të Beratit për të marrë ushqim falas për tre nipërit dhe të birin. Gruaja e bën këtë ritual çdo të martë dhe të enjte, ditë kur Metropolia e Beratit shpërndan ushqim falas për rreth 200 vetë;  të moshuar, të sëmurë dhe njerëz të papunë,  që mbijetojnë me paratë e pakëta të ndihmës ekonomike.

Këtë të martë, Fatmira mban në duar një tenxhere me supë, një tas me makarona dhe dy bukë të futura në trastë.

“Fëmijët kthehen nga shkolla të uritur dhe unë ua çoj drekën gati. Sot kishin përgatitur këto ushqime, por në raste festash na japin edhe ëmbëlsira, pulë apo fruta,” thotë gruaja e plakur më shumë nga hallet se sa nga mosha.

65-vjeçarja tregon për BIRN se familja me pesë anëtarë e siguron më vështirësi bukën e gojës. Pensioni i saj minimal nuk mjafton as për ilaçet, ndërkohë që i biri është më shumë pa punë, edhe pse kërkon ku të mundet.

Njësoj si Fatime Tabaku, dhjetra njerëz të tjerë presin të heshtur në radhë, marrin racionin e tyre dhe largohen drejt shtëpive për të shuar urinë. Historitë dhe problemet e tyre janë të ndryshme, por të gjithë i bashkon nevoja për një drekë të ngrohtë, të cilat institucionet shtetërore nuk e kanë ofruar kurrë.

At Kristaqi Subashi, administator i mensës së Mitropolisë qëndron vetë brenda saj dhe kujdeset që nga tenxheret e mëdha të shpërndahet edhe luga e fundit. Këtë mision e ka quajtur “Shërbimi i dashurisë” dhe në ndihmë i kanë ardhur 25 të rinj nga grupi rinor i Kishës Ortodokse, të cilët punojnë si vullnetarë në mbledhjen e të ardhurave dhe shërbimin e drekës për të varfrit.

At Kristaqi Subashi tregon se tradita e shpërndarjes së ndihmave për të varfrit ka qenë e hershme në qytetin e Beratit. Më parë, kisha shpërndante ushqime në ditë festash, por kjo nuk ishte e mjaftueshme.

“Me ushqimet ne nuk mund t’u jepnim ndihmën e gatshme të moshuarve apo të sëmurëve, ndaj vendosëm që ato ushqime t’i gatuanim dhe t’ua ofronim atyre dhe familjeve të tyre,” thotë kleriku.

Godina që sot shërben si mensë për të varfrit është ngulitur në kujtesën e banorëve të Beratit si dyqani i akulloreve më të mira në qytet, gjatë kohës së komunizmit. Më të vjetrit e kujtojnë atë si pronë të njërës prej kishave të Beratit. Pasi iu kthye Mitropolisë, dhoma e vogël prej druri është shndërruar në një shtëpi të dytë për të pamundurit e qytetit.

Pesë vite më parë, dreka falas ofrohej katër herë në javë për 50 apo 60 persona. Por sot, numri i njerëzve në nevojë ka arritur në 200 persona, të cilët marrin nga katër, pesë apo edhe më shumë racione ushqim.

At Kristaqi Subashi pohon se numri i personave që vuajnë për bukën e gojës po rritet dita-ditës dhe kjo ka sjellë vështirësi në menaxhimin e mensës. Grupi prej 25 vullnetarësh ka shtuar përpjekjet për mbledhjen e të ardhurave, në mënyrë që ky mision të vazhdojë.

Joan Qako, drejtuesi i grupit të të rinjve vullnetarë thotë për BIRN se ata po punojnë në disa drejtime për të mbledhur të ardhura për të varfrit e qytetit të Beratit. Kanë vendosur një arkë të posaçme për besimtarët pranë Katedrales së Shën Dhimitrit, kanë vendosur kontakte me bizneset në qytet si dhe përdorin rrjetet sociale për ndërgjegjësimin e njerëzve për të ndihmuar.

Megjithatë, nevojat në mensën e Mitropolisë janë të shumta. Përveç sasisë në rritje të ushqimeve, dy kuzhinieret e saj, Aklinia dhe Eleni kanë nevojë për pajisje kuzhine që gatuajnë deri në 500 racione. Joani ka kërkuar ndihmë tek bizneset dhe është në pritje të përgjigjes së tyre.

Joan Qako apelon për ndihmë tek kushdo që ka mundësi, në mënyrë që njerëzit e varfër të Beratit të mos vuajnë për bukën e gojës.

“Numri i familjeve që kërkojnë ndihmë po rritet nga dita në ditë dhe mundësitë tona për t’i përballuar janë të pakta,” përfundon ai./BIRN

Share This Article
12 Comments
  • o katnar elbasani pse dhe tani berisha ta ka fajin , shiko ramen me 40 jaguar , dhe shendetesin falas , kur ishte berisha nuk te kethente njeri ne dogane greke apo italiane ,

    paguani fatura me nga 100 00 leka tani se i duhen rames per shpi

    • Katnar elbasani ndersa ti shpellar albanistani….. DMTH. Ato qe vodhen, u shkaterruan, u huazuan, u basarduan e u varferuan ne 25 vitet e SHKERDHATOKRACISE SALIHISTE ne duhet ti harrojme? Mor pleher. Edhe keta sot s’jane me te mire se DERRAT NJE TURI KANE, por te kerkosh te LASH BALTEN, MUTIN e GJAKUN 25 vjecar ME SHURREN 2 vjecare te SHURRAQEVE TE PS-se me duket E PA MUNDUR E JASHTE LLOGJIKE….

  • turp te kene ;;;; RAMA BERISHA BASHA DHE META ..TE KENE TURP … I BENE SHQIPTARET SI JEVGJIT E EUROPES … KETA TE JANE TE KORRUPTUAR DHE SE CAJNE KOKEN PER NJEREZIT E SHKRET .. BLEJNE MAKINA BEJNE DREKA DHE DARKA .. DHE POPULLI I SHKRETE//// …DHE MOS U ZINI SE TE GJITHE JANE TE KORRUPTUAR EDHE BERISHA BASHA … SE EDHE ATO ASGJE SBEN KUR ISHIN NE FUQI … OH POPULL MOS E LEJONI TTJU MARRIN DINITETIN ..TJU POSHTERROJNE KETO TE PAFYTYRE … SE SKANE MESHIRE PER JU . TE SHKRETET SHQIPETARE NE CFARE DUARSH KENI RENE …. NE DUARSH DALLKAUKESH …..

  • Sic pershkruhet ndihma sociale me rritjen e numrit te fukarenjeve dhe veshtiresit e akumulimit te te ardhurave do baj qe te mbyllet kjo bamiresi.Me kalimin e kohes do te kujtohet si nji vegim i dhembeshem per te vorfnit e kohes.
    Mblidhuni dhe afroni ndihmen rreale,hapje vende pune.Puna dhe vetem puna zgjidhe mbijetesen rreale te njeriut.

  • Pamvaresisht se kriminelin Sali ka pergjegjesit e veta te palagur ne kete masaker qe Po behet mbi popullin nuk Jane dhe horrat e Ps.Nuk duhet harruar se edhe me Nanoistet dhe Ramistet nje pushtet te varferit u varferuan me tek dhe hajdutet u pasuruan me tej.
    Kjo dhe me ndihmen e pakursyer te FMN

  • po drejtoresha pederaste e tatimeve di gje per keto turpe qe po degjojme te behen ne kurrizin e bashkatdhetareve tane (ka turp me te madh se ky qe rraca jone te perfundoje neper mensat e kishes per te mbushur zorren), po moterqiri erion fiku qe ka qene minister i shkelqyer i gruaqirit edvin rama di gje per keto turpe qe po konsumohen ne kurrizin e atyre qe e quajne veten pasardhes se skenderbeut? po ministri moterqir i ekonomise eshte ne dijeni per keto qe ndodhin ne berat ne kryeqendren historike te myzeqese (njeres prej krahinave me te begata nga burimet ne ate kurvllek vend qe eshte katandisur shqiperia). mjere ju si jetoni ke keni mbajtur e mbani ne kurriz tash e 25 vjet. jeni bere te qani kohen e enverit

  • ptuuuuu pocaqillek, nuk na e merrte mendja se do te degradonin deri ne kete nivel shqiptaret. 3 milion banore dhe ka filluar po pllakos urija, u ka vajtur njerezve thika aq ne kocke sa u ka dale turpi e vene hane buke ne kishe. po termi solidaritet social i thote gje ndonjerit prej atyre qe me gjakun e ketyre fatkeqeve, po ngren vila e tallin karin duke i bere parate makina e rrush e kumbulla. k.ministri gruaqir, ne vend qe te kurverohet neper konferenca me karatezetputana gjoja shkrimtare, eshte mire ti dale punes zot se po i del uji i zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *