Të veçantat që solli “El Clasico”

DITA Online

 

Suksesi i djeshëm në “Camp Nou” e çon në 94 numrin e fitoreve të Real Madrid kundër Barcelonës, gjatë gjithë historisë së përballjeve të tyre.

“Galaktikët” kanë 2 fitore më shumë se sa rivalët e tyre blaugrana, ndërkohë që 49 sfida kanë përfunduar në barazim.

Një tjetër detaj interesant i përballjes së parë të Superkupës së Spanjës, është se Cristiano Ronaldo barazoi numrin e ndeshjeve të luajtura te Real të legjendës Alfedo di Stefano, 396.

Por ajo që e dallon yllin portugez nga ai argjentinas, është se i pari ka shënuar 101 gola më shumë (408 gola CR7 dhe 307 Di Stefano).

Gjithashtu, kartoni i kuq i marrë nga ylli i ekipit, Cristiano Ronaldo në “El Clasico” e së dielës, do të thotë se Real Madrid e ka përfunduar ndeshjen me 10 lojtarë në 4 nga 5 përballjet e fundit me Barçën.

Në humbjen 4-0 të nëntorit të 2015, Isco u përjashtua nga loja, ndërkohë që Sergio Ramos mori të kuq në “El Clasico” e dytë të atij sezoni në La Liga, edhe pse madrilenët e fituan me rezultatin 2-1.

Më pas në takimin e parë në kampionat të sezonit 2016/17, ndeshja përfundoi barazim dhe me të 22 lojtarët në fushë.

Në sfidën e radhës, Ramos doli prapë me të kuq, në fund fitoi Barça 3-2.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *