Përshëndetje Gazeta Dita. Jam një lexuese e rregullt e gazetës suaj dhe është e vështirë të ndahem prej saj, jam studente dhe sa herë që kthehem nga shkolla gjëja e parë që do bëj pas qetësimit lexoj gazetën time të preferuar, besoj se si unë ka dhe shumë të tjerë. Ju keni nisur një kalvar, i cili besoj se do të jetë shumë i gjatë për të thënat dhe të pa thënat e vërteta që shpeshherë janë të hidhura, por që duhen thënë, prandaj gazeta juaj do të jetë gjithmonë e para pavarësisht çmimit që ka ajo, sepse në të shprehet qartë realiteti shqiptar. Ju përgëzoj dhe suksese, me respekt Mbaresa Zotaj.
