Të vërtetat e Konferencës së Pezës

Ornela

 

Prof. Xhelal Gjeçovi

Konferenca e Pezës është një ngjarje e madhe, e njohur, e vlerësuar siç e meriton, por  dhe e sulmuar jo pak, siç ndodhë zakonisht me ngjarjet e mëdha. Pjesëmarrësit janë gjithashtu të njohur, patriotë e antifashistë nga të gjitha krahinat, besimet e orientimet. Duke marrë rrugën drejt Pezës, në ato kohë të vështira, ata kërkonin t`u jepnin  shqiptarëve  mesazhin e shpresës, t`i paralajmëronin për ndryshimin e madh që po trokiste, që po vinte, që do të sillte kjo ngjarje. Shqipëria ndodhej në një udhëkryq të historisë.

Që më 7 prill 1939, ajo kishte humbur pavarësinë  dhe qe shndërruar në një provincë e shtetit italian. Me masat që nisi të zbatojë okupatori, synohej arritja e disa objektivave strategjike të rrezikshme, që synonin përjetësimin e regjimit të pushtimit, me dhunë e terror, duke mbajtur popullatën nën trysni të vazhdueshme e duke goditur, që në vezë çdo lëvizje rezistence, ndërkohë që do të vazhdoje shfrytëzimi intensiv i pasurive të vendit, për t’i vënë ato në shërbim të makinerisë së luftës. E,me ne fund, sikur te mos mjaftonin këto, një program i posaçëm, iniciativë e drejtpërdrejt e kreut te fashizmit Benito Musolinit, si shprehje e dashurisë  dhe kujdesit  për Shqipërinë parashikonte ndryshimin brenda pak dhjetëvjeçarëve  të fytyrës etnike, përmes kolonizimit, mbushjes se vendit me kolone italiane dhe asimilimit gradual të popullsisë autoktone vendase. Efektet e një politike të tillë kolonialiste kishin filluar të ndiheshin që në muajt e parë të okupacionit, në të gjithë lëmenjtë e jetës ekonomike, shoqërore e kulturore. Rreziku ishte eminent e ndaj tij duhej reaguar e vepruar sa nuk ishte vonë. Në rrethana të tilla, Partia Komuniste, e vetmja forcë e organizuar në vend dhe Enver Hoxha, udhëheqësi i saj, morën iniciativën për organizimin e një konference kombëtare, me pjesëmarrjen e forcave patriotike, pa dallim, ku do të diskutonin, si partnerë të barabartë, mbi gjendjen e vendit nën pushtim  dhe masat që duheshin marrë për t’u  bërë ballë rreziqeve që kërcënonin ekzistencën tonë si vend e si komb. Me ndjenjën e përgjegjësisë para vendit e para historisë, figura të njohura nga radhët e nacionalistëve patriotë, iu përgjigjën thirrjes për t’u mbledhur e për të biseduar pa paragjykime për hallet e vendit që jetonte kohët  më të vështira në të gjithë historinë e tij. Shqipëria ishte e të gjithëve dhe të gjithë kishin obligimin që të kontribuonin,  që vendi të dilte sa më parë nga kjo situatë.

Organizatorët e pjesëmarrësit pa dallim, që nga Enver Hoxha, udhëheqës i Partisë Komuniste dhe i Luftës Nacionalçlirimtare, bashkëpunëtorët e tij, figura të njohura, si Ymer Dishnica, Mustafa Gjinishi, Koço Tashko, Ramadan Çitaku, që së bashku përfaqësonin PK; Nako Spiru, që përfaqësonte Rininë Antifashiste, Nexhmije Xhuglini, Gruan Antifashiste,etj.; nacionalistët patriotë që qenë lidhur me PK, si Myslim Peza, Haxhi Lleshi, Mustafa Xhani; të tjerë nacionalistë, si Ramazan Jarani, Ismail Petrela, zogistët Abaz Kupi e Ndoc Çoba, Halim Begeja përfaqësues i rinisë nacionaliste etj. meritojnë respekt e nderim, për hapin historik që ndërmorën, duke thyer tabutë e paragjykimet e një kohe që i kishte mbajtur të ndarë e të përçarë, për të hapur kështu një faqe të re në historinë e vendit e në raportet në mes tyre, dhe, mbi këtë bazë, për t’u bashkuar rreth një kauze e preokupimi të përbashkët, çlirimit e shpëtimit të atdheut.

Ishte pikërisht kjo ndjenjë përgjegjësie për fatet e vendit, motivi  që i shtyu  këta të rinj në moshë, por të pjekur para kohe nga hallet e dertet e popullit, që të merrnin rrugën drejt Pezës.

Përvoja e jetës dhe e luftës në shërbim të atdheut, i kishte mësuar e i kishte bindur, se të shkëputur, të veçuar, të ndarë e të përçarë, nuk mund të realizonin qëllimet e jetës së tyre, aspiratat e popullit. Liria dhe pavarësia, të mohuara e të nëpërkëmbura nga pushtuesi, nuk do të na vinin, as nga qielli, e as si dhuratë nga të huajt. Ato ishin në duart e shqiptarëve.

Ata e dinin se Peza, ku po  mblidheshin, nuk ishte fundi, por fillimi i një rruge jo të sheshtë, jo të lehtë. Pengesat ishin të mëdha, e pengesa më e madhe ishte përçarja. Ata duhej të bashkoheshin. Ata kishin një shpresë vetëm në se bashkoheshin.

Por, si do të bëhej ky bashkim?

Këtë ua tregoi Konferenca. Bashkimi duhej bërë “pa dallim klase, feje, krahine dhe ideje, me devizën e rilindësve “feja e shqiptarit është shqiptaria”.

Po si do të arrihej kjo? Edhe këtë ua tregoi Konferenca. Bashkimi nuk do të arrihej me fjalë e me fjalime dhe as me bisedime pa fund, por në luftë. Lufta ishte një provë e madhe, ku do  të njiheshin e do të lidheshin patriotët, antifashistët; do të miqësoheshin e do të bashkoheshin rreth  një ideali e një çështjeje të përbashkët, rreth çështjes kombëtare, që, përndryshe rrezikohej të humbiste përfundimisht.

Bashkimi e lufta, këto ishin shpëtimi, rruga dhe  prova për shqiptarët; këto dy gjëra i duheshin vendit. Bashkimi do të bëhej në luftë dhe për luftë. Kjo ishte platforma, që ata burra të mençur e patriotë përpunuan e miratuan në Pezë.

Një platformë realiste, shpresëdhënëse, që bazohej në mësimet e historisë, produkt dhe i një dialogu serioz e të sinqertë, i shoqëruar me qëndrime e gjykime realiste për situatën dhe për njeri tjetrin. Halim Begeja, përfaqësues i Rinisë Nacionaliste, i dërguari personal i Mitat Frashërit, do të deklaronte në konferencë, se deri tani, ne nuk kemi bërë ndonjë gjë të madhe. Në raport me komunistët, aktiviteti ynë është nul. Por, premtojmë se kjo gjendje do të ndryshojë dhe nacionalistët do të jenë në ballë të përpjekjeve, kudo që ta lypin interesat e vendit. (Shih procesverbal i Konferencës. AQSH. Fondi 14).

Përfaqësuesit e Partisë Komuniste, nga ana e tyre, vlerësuan qëndrimin e Abaz Kupit, më 7 prill, ditën e agresionit fashist. (Po aty).

Siç shihet, qëndrimet ishin të pa shoqe, të pa njohura deri atëherë; dialogu i hapur, i sinqertë. Në këtë frymë shoqërore e miqësore u diskutua për luftën kryesisht, por çdo të bëhej dhe pas saj. Shqipëria duhej çliruar, por duhej dhe ndryshuar. Lufta do të kishte karakter çlirimtar, por dhe revolucionar. Por, gjithsesi, hapat duhej të ishin të matur, të kujdesshëm, që të mos cenoheshin raportet shoqërore dhe ndjenjat e pjesëmarrësve në luftë. Tani ndodheshim para një detyre të madhe, të vështirë, luftës me armë dhe çdo gjë do të vihej në funksion e në shërbim të saj. Çështjet e tjera dhe diferencat për to, do të ujdiseshin e do të kapërceheshin me kujdes, në proces. Në këtë prizëm e me këtë logjikë, u diskutua  dhe çështja e Zogut dhe e Mbretërisë. Delegatët  u  shprehën njëzëri, që forma e regjimit të zgjidhej pas çlirimit nga populli. Edhe Abaz Kupi deklaroi se “Unë dua Shqipërinë njëherë, e jo Zogun. Po ta dojë populli, ta vendosë”. (Po aty).

Në Konferencë u përpunuan dhe u miratuan dy orientime bazë, që do të kishin rëndësi të dorës së parë për realizimin e programit dhe arritjen e synimeve të Frontit.

Së pari, lufta që do të organizojë e udhëheqë ai, nuk do të ishte luftë klase, luftë civile, se ajo nuk drejtohej kundër klasave apo grupimeve të caktuara shoqërore, por kundër okupatorit. Shqipëria kishte vetëm një armik dhe ai ishte okupatori fashist italian që kishte shkelur pavarësinë e atdheut e, sigurisht, dhe ata që do t’i bashkoheshin ose do të bashkëpunonin me të. Dhe, së dyti, Konferenca e bëri të qartë se lufta jonë nuk do të ishte e veçuar dhe e izoluar; se ajo ishte pjesë integrale e Rezistencës Europiane, respektivisht Aleancës Antifashiste Botërore, të cilës i prinin tri Fuqitë e Mëdha Aleate, Britania Madhe, BS dhe SHBA. ( Po aty. Rezolucioni i Konferencës së Pezës).

Vendimi për t’u lidhur me aleatët anglo-sovjeto-amerikanë, ka qenë ndër aktet më të urta e më largpamëse të Konferencës së Pezës, që i siguroi vendit dhe luftës aleatët e duhur dhe mbështetjen e duhur për të arritur fitoren mbi okupatorët e bashkëpunëtorët e tyre. Mirëpo, zhvillimet pas lufte, vendimet e Jaltës dhe koniunkturat që krijuan ato, lufta e ftohtë që nisi menjëherë, e shoqëruar me ndarjen e botës në kampe e blloqe të kundërt, angazhimi i disa shteteve perëndimore, ish aleate në luftë, në përpjekjet për rrëzimin e regjimit në Shqipëri (pavarësisht legjitimitetit të marrë dhe me zgjedhjet e 2 dhjetorit 45, të pranuara prej tyre), duke aktivizuar për këtë qëllim kontingjente të arratisurish, nga radhët e bashkëpunëtorëve të fashizmit, e krahas tyre, mbështetja që Britania e Madhe, njëra nga fuqitë aleate, u dha pretendimeve greke për kufijtë e Shqipërisë, do  të ndikonin e do të shfrytëzoheshin nga regjimi komunist, për ta rreshtuar përfundimisht vendin në Bllokun Lindor, vendet e të cilit, në konfliktin shqiptaro-grek, morën anën e Shqipërisë dhe qëndrimi i tyre, sidomos i BS në Konferencën e Paqes më 1946, ka qenë vendimtar në refuzimin e kërkesës greke për rishikimin e  kufijve të Shqipërisë.

Pavarësisht kësaj, orientimi i Shqipërisë kryesisht e, më pas vetëm nga Lindja, do të kishte pasojat e veta, pasi do të çonte, pashmangshëm në ftohjen e, gradualisht dhe në ndërprerjen e lidhjeve me aleatët perëndimorë, për rrjedhojë dhe në izolimin shumë vjeçar të vendit nga bota demokratike. Përmbysja e regjimit komunist dhe vendosja e rendit demokratik, do të ndryshojë përfundimisht trendin e zhvillimit të vendit. Rikthimi tek aleatët e luftës, rivendosja e lidhjeve tradicionale me SHBA e me vendet e tjera perëndimore, që do t’i hapë vendit një perspektive të re, për zhvillim demokratik, përfaqëson dhe një rikthim tek Peza, tek orientimet e vendimet e saj historike. Kjo është dhe një arsye më shumë, për të çmuar e  për të përkujtuar  Konferencën e Pezës, njërën nga ngjarjet më të mëdha të luftës, që krijoi bashkimin më të fuqishëm të shqiptarëve në të gjithë historinë e tyre, që u bë faktori vendimtar i fitores mbi okupatorët e bashkëpunëtorët e tyre, për të nderuar, siç e meritojnë, protagonistët, organizatorët e pjesëmarrësit, për përgjegjshmërinë dhe largpamësinë e treguar 75 vjet më parë.

Kur dhe si u krijua Fronti Antifashist Nacionalçlirimtar

Pyetja se kur u krijua Fronti, sot pas treçerekshekulli, ndonjërit mund t’i duket paradoksale dhe pa kuptim. Mirëpo nuk është kështu, pasi, për fat të keq, ka ende historianë, të pakët sigurisht dhe jo të fushës përkatëse, pra të periudhës së Luftës, që, të shtyrë nga  motive e interesa që sot janë në modë, tentojnë herë pas here të krijojnë konfuzion, duke vënë në dyshim data e ngjarje historike të kësaj periudhe. Njërin nga këta e pashë, para ca kohe në një emision televiziv 45 minutësh, ku me një lehtësi e vetëkënaqësi që të habit, bëri pohimin absurd, të pa dëgjuar deri më sot, të paktën në rrethet shkencore, se “në Pezë, më 16 shtator 42, nuk është krijuar Fronti Antifashist Nacionalçlirimtar, por vetëm Këshilli i Përgjithshëm”.

Siç shihet, në këtë rast, në një fjali, kemi dy pohime kontradiktore, alogjike, për të njëjtën çështje. Nuk është krijuar Fronti, por Këshilli Përgjithshëm. Po Këshilli, i kujt ishte? Edhe vete e thote, i Frontit; biles, do te shtoja, udhëheqja e tij. Po, si mund të zgjidhet udhëheqja pa u krijuar, pa ekzistuar organizata. Këshilli Përgjithshëm nuk ishte organ nismëtar, por organ drejtues, që zgjidhet në fund të punimeve, pasi krijohet organizata dhe miratohen dokumentet themelore. Ky është rregulli i përgjithshëm, rruga që ndiqet në çdo rast kur krijohet një organizatë politike apo çfardolloji qoftë, një gjë e ditur, që mësohet që në arsimin para universitar.

Në këtë rast, problemi kapet nga bishti e jo nga koka, nga këshilli e jo nga organizata, që e krijon, që e zgjedh. Ka një rregull të disiplinës së logjikës, që mban në këmbë arsyetimin. Nisja nga një premisë e gabuar, të çon dhe në një përfundim të gabuar. Pohimi që u bë, është ndërtuar së prapthi, në deformim të procesit të njohjes, një analizë kokë poshtë, të çon  pa tjetër në një përfundim jo të saktë, që mund të kënaqë kundërshtarët e luftës, që e kanë në strategjinë e tyre, goditjen e ngjarjeve dhe datave historike të luftës, siç është vepruar me 29 nëntorin, datën e çlirimit të Shqipërisë, e tani me një tjetër datë, nga më  të rëndësishmet e kësaj periudhe, siç është 16 shtatori 42, dita e themelimit të Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar. Është i njëjti  problem, e njëjta strategji. Datën e themelimit të Frontit, s’e kanë atakuar e mohuar kurrë, asnjëri nga  themeluesit, pjesëmarresit në Konferencën e Pezës, pavarësisht rrugës që do të ndiqnin pas saj. Biles ,as figura te njohura të BK, si prof. A. Ermenji, I. Luzaj, F.Quku etj., në punimet e tyre  mbi  luftën, përfshi dhe këtë ngjarje dhe as historianët e periudhës së luftës, pavarësisht preferencave partiake  apo  bindjeve ideologjike. Me që nuk  qenka krijuar më 16 shtator, atëherë kur u krijua, cila është data e  krijimit të Frontit? Kjo nuk u tha, në këtë rast. Si rregull, historiani, kur atakon apo mohon një datë apo një ngjarje historike, jep argumentet dhe dokumentin apo dokumentet, të cilave u referohet. E, krahas tyre, jep dhe versionin e vet, në rastin konkret datën, që mendon se është krijuar Fronti. Por, në këtë rast, nuk kemi as njërën nga këto, çka tregon se nuk njihet procesi, qe çon në krijimin e një organizate, në rastin konkret Frontit dhe nuk dihet se kur ai quhet i përfunduar, që njihet dhe si datë e krijimit të tij.

Më duket se u zgjata më shumë se sa duhej, duke i dhënë rëndësi më shumëse sa meriton, pasi është një gjë elementare. E rëndësishme për mua është njohja e procesit që ndiqet në raste të tilla, për krijimin e organizatave të tilla. Fronte të tillë rezistence e lufte kundër fashizmit dhe luftës fashiste, siç dihet, u krijuan në prag e gjatë Luftës së Dytë Botërore, në një  numër vendesh, kryesisht mbi bazën e orientimeve të reja të Komitetit Ekzekutiv të Kominternit, lëshuar para fillimit të luftës. Direktivat i këshillonin PK që të mos qëndronin të mbyllura në guaskën e tyre, por të lidheshin ngushtë me masat popullore dhe me forcat progresiste, për të arritur në krijimin e fronteve popullore, me pjesëmarrjen e forcave antifashiste pavarësisht orientimeve ideologjike. Kjo, sipas Kominternit ishte detyra numër një, për realizimin e së cilës duhet të angazhoheshin PK dhe forcat progresiste.

***

Natyrisht krijimi i fronteve popullore ka patur veçoritë e veta, në vende të ndryshme, që përcaktoheshin nga kushtet e rrethanat konkrete historike. Njohja e procesit që u ndoq tek ne për krijimin e Frontit, paraqet interes, pikërisht për rrethanat në të cilat u krjjua, për problemet e vështirësitë që u përballuan, që u zgjidhën ose u kapërcyen për momentin, pasi nuk ka qenë e lehtë arritja e një objektivi të tillë, që do të bëhej realitet në Konferencën e Pezës, 16 shtator 1942.

Organizimi i një konference të tillë nuk ka qenë e lehtë. Ulja në një tryezë, e figurave që, deri atëherë, e shihnin njëri-tjetrin shtrembër, me dyshim e me përçmim dhe vet procesin, të pa mundur, të paktën nga skeptikët, që s’ishin të pakët. Partisë Komuniste, qe mori iniciativën për thirrjen e Konferencës, iu desh të bënte një punë të jashtëzakonshme përgatitore, duke angazhuar figurat më të afta e me autoritet, që kishin një emër, që njiheshin e gëzonin respekt në qarqet nacionaliste, që do të pranoheshin e do të dëgjoheshin prej tyre, për të siguruar, më së pari pjesëmarrjen e njerëzve që qenë parashikuar, nga e cila do të varej e përcaktohej dhe suksesi i kësaj ngjarjeje.

Për këtë qëllim, do të kontaktohej e bisedohej, me orë e me ditë të tëra, me figura të njohura, të respektuara, por që kishin mendimet, interesat e synimet e tyre, që duheshin respektuar e diskutuar me qetësi e me urtësi. Ishin biseda të lira, të thjeshta, pa salltanete e ceremonira, kokë më kokë, e në grupe të vogla. Për këtë qëllim, do të shfrytëzohej  çdo rrugë e mundësi, ndër to dhe lidhjet që qenë krijuar më parë, me disa luftëtarë të njohur nacionalistë, si Myslym Peza, Haxhi Lleshi, Mustafa Xhani (Baba Faja), Spiro Moisiu etj., që shihnin me simpati qëndrimin e angazhimin e komunistëve në ballafaqime me forcat okupatore, pasi përputhej dhe me qëndrimet e qëllimet e jetës së tyre. Ata ndihmuan e kontribuuan që të lëvizej më tej e më shpejt, për të shkuar tek nacionalistë të tjerë, të njohur për ndjenjat antifashiste, si A.Kupi, M.Bajraktari, disa bajraktarë në Malësinë e Shkodrës, njerëz të caktuar nga paria e Dibrës dhe e Matit etj., për të biseduar shtruar me ta, për t’i ftuar e bindur, që t’i bashkoheshin iniciativës për thirrjen e Konferencës. Në këtë proces, ata do të njihnin  më mirë njeri-tjetrin, forcat që përfaqësonin e kauzat që parashtronin, do të hynin pra në lojë, do të fillojnë të mendojnë për të gjitha këto. Ishte një luftë e madhe ideologjike, luftë me vetveten, me konceptet e me mentalitetet, që i kishin mbajtur larg njeri-tjetrit, e me disa dhe të ndarë e të përçarë. Në këtë rrugë do të sqaronin e sheshonin shumë probleme, do të kapërcenin paragjykimet e mospajtimet për çështje të caktuara, që vinin dhe nga diferencat në kulturë, në mentalitete e në interesa, të cilat, për momentin, duhet të liheshin mënjanë, të kalonin në plan të dytë, për t’i lënë vendin e duhur, vendin e parë, besimit ndaj njeri-tjetrit dhe bashkimit, rreth një kauze e preokupimi të përbashkët, siç ishte lufta për çlirimin e atdheut.

Një pjesë e tyre do të bindeshin për nevojën e bashkimit, por kërkonin kohë, për t’iu qasur iniciativës për thirrjen e konferencës. Të tjerë, do të pranonin për të marrë pjesë në konferencë e do teë angazhoheshin në përgatitjen e saj. Por bisedat me disa nacionalistë nuk kanë qenë të lehta. Paragjykimet e rrënjosura me kohë, kishin lënë gjurmë të thella; ato i bënin këmbëngulës në pozicionet që kishin zënë, për rrjedhojë dhe dyshues e mosbesues, për gjithçka u thuhej e u ofrohej.

Prof. Xhelal Gjeçovi

I tillë ishte dhe Muharrem Bajraktari, njeriu i pushtetshëm i krahinës së Lumës. Bisedimet me të kanë qenë të vështira. Për të kontaktuar e biseduar me Bajraktarin u ngarkua në fillim Haxhi Lleshi, të cilin e shoqëronte dhe Ramadan Çitaku. Më pas atyre iu bashkua dhe A. Kupi. Në takimin e parë, Bajraktari u duk sikur pranoi ofertën, por me pas, do të ndryshonte mendim. Në takimet që vijuan ishte i drejtpërdrejt, por konfuz e i lëkundur. Nuk e kishte të vështirë që një gjë që pranonte sot, ta mohonte ose ndryshonte nesër. Gjatë bisedave, jo pa tension, u bënë të qarta arsyet e pozicionit që kishte zënë. Unë nuk mund të vij në një konferencë që e organizojnë çiliminjtë, do t`u thoshte bashkëbiseduesve, me të cilët njihej me kohë e tani po i quante çiliminj. Atë do ta organizojë unë e jo ju. Në Shqipëri, sipas tij, nuk kishte një Lëvizje serioze. Ajo nuk mund të bëhet me kalamaj. Edhe Konferencën, edhe Shtabin, për të cilët flisni ju, do t’i bëj unë. Lufta do burra. Lëvizje serioze ka në Jugosllavi. Ajo është Lëvizja e Drazha Mihajlloviçit. Me të jam lidhur unë. Përfaqësuesit e Frontit do të reagonin menjëherë: Po, qysh je lidhur me Mihajlloviçin, që njihet për armiqësinë ndaj shqiptarëve, që është betuar se do t’i zhdukë shqiptarët e Kosovës, përmes gjenocidit dhe dëbimit nga Kosova, që ajo të mos mund të shkëputet kurrë nga Serbia. Kurse kufijtë e Serbisë do t’i shtrijë deri në Durrës. Këto çështje, nuk janë për ju, do të ishte përgjigja për Bajraktarit. Për to, mendoj unë dhe do t’i zgjidh bashkë me Mihajlloviçin, pas lufte. Për këtë jam i bindur, pasi ai është burrë dhe e mban fjalën. (AQSH. Fondi 14. Materiale të Konferencës së Pezës, shtator 42, e të Konferencës së Dytë Nacionalçlirimtare, shtator 43).

Nga bisedat, u bë e qartë, se sa i thellë ishte hendeku që i ndante me Bajraktarin. E, në këto rrethana, nuk mund të shpresohej, që ai të aderojë në Front e të marrë pjesë në Konferencë. Më pas, me ardhjen e gjermanëve, ai dhe miku i tij, do të lidheshin dhe me ta, me marrëveshje e pakt mossulmimi, me ç’rast, dy palët zotoheshin të respektonin statuskuo-në, gjermanët sundimin e pa trazuar të Bajraktarit në krahinë dhe Bajraktari instalimin e ushtrisë hitleriane këtu dhe veprimet e saj kundër Lëvizjes Nacionalçlirimtare. Në këtë mënyrë, në prag të thirrjes së Konferencës, çdo gjë qe sqaruar përfundimisht. Tashmë, diheshin pozicionet e njerëzve të kontaktuar, mbi të gjitha diheshin e çmoheshin figurat që do të vinin në Konferencë, me predispozicionin e vullnetin e plotë, që t’i kontribuonin qëllimit për të cilin ajo po thirrej.

Tani çdo gjë ishte e qartë. Të gjitha dilemat, problemet e diferencat qenë diskutuar, sqaruar e sheshuar, për momentin. Kësisoj, në Pezë nuk do të shkohej për të rrahur “ujë në havanë”, që “njëri t’i binte gozhdës, e tjetri patkojit”. Çdo gjë që duhej, për të garantuar suksesin, ishte arritur, ishte gati. Delegatët qenë ndërgjegjësuar për shansin historik, që nuk duhej lënë të humbiste, për nevojën e krijimit të Frontit, si një organizatë që do të bashkonte e mobilizonte shqiptarët, pa dallim, në luftë për çlirimin e atdheut. Me këtë bindje do të ndërmerrnin rrugëtimin e gjatë, plot rreziqe, drejt Pezës; me këtë bindje do të miratonin unanimisht dokumentet themelore, dy referatet kryesore, të mbajtur në ditën e parë të punimeve,16 shtator 42. Njëri, për situatën politike, nga Ymer Dishnica dhe tjetri, mbi Këshillat Nacionalçlirimtare, nga Enver Hoxha, në të cilët argumentohej nevoja e krijimit të Frontit, misioni dhe detyrat që ai merrte përsipër të realizonte.

Me pranimin e tyre, finalizohej e i vihej vula procesit të nisur muaj më parë, ligjësohej e legalizohej krijimi i Frontit, si një organizatë e gjerë, e hapur, pluraliste, demokratike, që do të bashkonte shqiptarët, pa dallim, që ishin të gatshëm të ngriheshin në luftë, për të çliruar e shpëtuar atdheun. Në arritjen e këtij objektivi madhor të Rezistencës Shqiptare, respektivisht Lëvizjes Nacionalçlirimtare, rëndësi të dorës së parë ka patur, padyshim, programi që iu parashtruar delegatëve, për diskutim e miratim, një program kombëtar e jo partiak, që parashikonte, para së gjithash zgjidhjen e çështjes kombëtare, çlirimin e atdheut dhe rivendosjen e pavarësisë kombëtare, një preokupim i përbashkët i pjesëmarrësve në konferencë e, më pas dhe ndërtimin e një rendi demokratik, formën e të cilit do ta vendoste populli me votën e lirë. Kjo nënkuptonte, që ai nuk do të ishte rendi paraluftës, përgjegjës për mjerimin dhe prapambetjen e llahtarshme, në të cilën ndodhej shoqëria shqiptare, e sigurisht dhe për humbjen e pavarësisë kombëtare. Por, ai nuk do të ishte dhe një rend komunist, ballist apo legalist, por pluralist, ku do të kishte vend për të gjithë. Nëse, kjo nuk u arrite, përgjegjësia do te ishte e të dy palëve. E Frontit, që, ndryshe nga sa ishte vendosur në Pezë, më pas, në proces, do të përqafojë tezën leniniste “të gjithë pushtetin sovjetëve”, që do të thoshte “të gjithë pushtetin këshillave nacionalçlirimtare”, pa e ndarë atë me forcat e tjera. Ndërkohë, nacionalistët që bënin pjesë në organizatat “Balli Kombëtar” dhe “Lëvizja e Legalitetit”, bënë gabimin fatal, që do t’u kushtojë vendit, por dhe atyre, kur vendosën që, për interesa egoiste, klasore, për të ruajtur sundimin e privilegjet, që gëzonin para lufte, të braktisin luftën dhe bëjnë aleancë me okupatorët.

Rexhinald Hibbert, oficer i misionit britanik, në librin “Fitorja e hidhur. Lufta Nacionalçlirimtare në Shqipëri”, shkruan se me këtë hap, nacionalistët i hapën rrugë PK dhe Frontit Nacionalçlirimtar që, me kapitalin e fitimtarit të luftës, që ata braktisën, të marrin pushtetin e më pas të vendosin dhe diktaturën. Në fund të punimeve, Konferenca zgjodhi Këshillin e Përgjithshëm Nacionalçlirimtar, të përberë nga tetë anëtarë, nga të cilët, pesë do të ishin nga radhët e nacionalistëve dhe tre anëtarë të partisë komuniste. Në këtë mënyrë, Konferenca e pajisi Frontin me çdo gjë që i duhej për të fituar luftën, me një program që pasqyronte kërkesat e procesit historik dhe shprehte interesat thelbësore të masave popullore e me një udhëheqje të gatshme t’i prijë popullit në luftë, pa marrë parasysh sakrificat e rreziqet dhe papritur kohë më të mira, siç këshillonin të ashtuquajturit baballarë të kombit. Konferenca përpunoi e miratoi, si pjesë të programit dhe dy orientime bazë, mbi të cilët do të mbështetej veprimtaria e Frontit. Ata kishin të bënin me raportet e brendshme, me faktorët politike e shoqërore në vend dhe ato të jashtme, me aleatët e Koalicionit Antifashist. Me to, Konferenca vinte piketat, përcaktonte shinat, në të cilat duhet të ecnin Fronti dhe lufta, që të mund të realizoheshin objektivat e programit, duke nënvizuar se çdo devijim apo mosrespektim i tyre, do të ishte me pasoja, do t’i fusnin Frontin dhe luftën në qorrsokak, duke rrezikuar mos arritjen e tyre.

Orientimi i parë kishte të bënte me kërkesën për të respektuar deri në fund karakterin e luftës. Lufta, që po ndërmarrim, u theksua nga delegatët, nuk do të ishte një luftë klase, luftë civile, por një luftë patriotike, nacionalçlirimtare. Ajo nuk drejtohej kundër klasave apo grupeve të caktuara shoqërore, por kundër okupatorit. Shqipëria kishte një armik dhe ai ishte okupatori fashist italian, që kishte shkelur pavarësinë e atdheut dhe ata që do t’i bashkoheshin ose do të bashkëpunonin me të.

Së dyti, Konferenca e bëri të qartë, se Lufta Nacionalçlirimtare nuk do të ishte e izoluar, por pjesë e pandarë e Rezistencës Europiane, respektivisht Aleancës Antifashiste Botërore, të cilës i prinin tri Fuqitë e Mëdha Aleate: Britania e Madhe, BS dhe SHBA. Me këtë orientim largpamës, do të sigurohej mbështetja e fuqishme e aleatëve dhe bashkëpunimi me lëvizjet çlirimtare të popujve dhe vendeve fqinje të rajonit e më gjerë, që u bënë një faktor shumë i rëndësishëm për arritjen e objektivave të luftës së përbashkët kundër nazifashizmit.

***

Konferenca e Pezës, 16 shtator 42, me vendimet që mori, i çeli një perspektivë të re e të sigurtë Rezistencës Shqiptare, respektivisht Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Kjo është dhe arsyeja e jehonës së gjerë e të menjëhershëm që ajo pati anë e mbanë vendit. Mirëpo, një zhvillim i tillë, i papritur i situatës, do të shqetësojë okupatorin por dhe qarqet nacionaliste, që nuk morën pjesë e nuk qenë dakord me mbajtjen e saj. Reagimet e të dy palëve do të ishin të menjëhershme; të okupatorit, që shtoi dhunën e terrorin në vend, por dhe grupimeve të caktuara nacionaliste që, të alarmuar nga ky zhvillim i papritur për ta, ndërmorën me nxitim veprime, jo në drejtimin e duhur.

Nacionalistët e udhëhequr nga Mitat Frashëri do të deklaronin se nuk njihte as Konferencën e Pezës dhe as Frontin Nacionalçlirimtar të krijuar aty, duke shkaktuar kështu të çarën e parë në çështjen e unitetit kombëtar, në një moment të vështirë për vendin. Në nëntor 1942, nacionalistët e këtij grupimi shpallën themelimin e Ballit Kombëtar. Mos njohja e Frontit, refuzimi për të aderuar apo bashkëpunuar me të, e sidomos fushata e sulmeve, që do të niste menjëherë, në një kohë që armiku ishte pushtuesi dhe goditjet duheshin përqendruar ndaj tij, e jo ndaj njeri-tjetrit, paralajmëronin situata jo të mira, në raportet midis dy forcave kryesore politike.

Megjithatë, nuk reshtën përpjekjet e disa figurave të rëndësishme, në të dy kampet që të kapërcehej kjo situatë e t`i hapej rruga mirëkuptimit e bashkëpunimit në dobi të luftës e të vendit. Produkt i këtyre përpjekjeve ishte Mbledhja e Mukjes, në datat l,2 dhe 3 gusht 1943.

Mbledhja e Mukjes

Mbledhja është konsideruar si edicion i Konferencës së Pezës, vazhdim i saj, pasi si në Pezë, edhe këtu, çështja që i mblodhi ishte bashkimi i forcave për të luftuar kundër okupatorit. Por, përfundimet nuk do të ishin ato që priteshin për arsye se, në vend të luftës kundër okupatorit, në plan të parë, në bisedimet në mes tyre, u vu çështja e pushtetit, një çështje që gjithnjë i ka ndarë e i ka përçarë forcat politike, jo vetëm tek ne. Vendimi për krijimin e Komitetit të Shpëtimit të Shqipërisë, i kërkuar me këmbëngulje nga krerët e Ballit, do të bëhej molla e sherrit, që do t`i fuste bisedimet në një konfrontim të ashpër, të panevojshëm e të parakohshëm, pasi nuk kishte ardhur ende koha për të ndarë atë, që kryeministri aktual, e quan tepsi, pra pushtetin. Do të duhej dhe një copë rrugë për të arritur këtu. Kësisoj, lufta rrezikonte të futej në një rrugë pa krye, pasi, me marrëveshjen e arritur, organizmat drejtuese, këshillat nacionalçlirimtare, në të gjithë hallkat e nivelet, në bazë e në qendër, përfshi dhe Këshillin e Përgjithshëm Nacionalçlirimtar dhe Shtabin e Përgjithshëm të UNÇSH, fshiheshin ose ktheheshin në organizma formale, pa kompetenca, pasi ato, në bazë të marrëveshjes, i kalonin komitetit të sapokrijuar.

Kjo që po ndodhte nuk qe parashikuar nga udhëheqja e Frontit. Ngritja e një organizmi të tillë, nuk figuronte në platformën e bisedimeve, që ajo kishte miratuar në Këshillin e Përgjithshëm, rrjedhimisht delegacioni i tij nuk qe deleguar, nuk kishte mandat që të diskutojë e, aq më pak, të vendosë mbi këtë çështje. Pranimi për të diskutuar e miratuar propozimin për krijimin e Komitetit, ishte një lëshim i pa justifikuar, që i bëhej BK, një devijim nga platforma e miratuar në Këshillin e Përgjithshëm e nga udhëzimet, që i qenë dhënë delegacionit, gjatë ditëve të zhvillimit të bisedimeve, të cilat, ai nuk kishte qenë në gjendje, t`i mbronte. Nuk kishte arsye që të veprohej në këtë mënyrë,që të fshiheshin,me një të rënë të lapsit, organizmat e ngritura në Pezë, për të organizuar e drejtuar luftën. Mukja nuk u bë që të fshijë Pezën, organizmat që qenë ngritur aty, por që ato të plotësoheshin e të kompletoheshin dhe me përfaqësues të Ballit. Ato e kishin justifikuar veten, e kishin drejtuar me sukses, deri atëherë luftën. Ky trend që mori mbledhja, do të krijojë reagim e shqetësim në udhëheqjen e Frontit. Në letrën që Enver Hoxha do t`i shkruante me urgjencë Ymer Dishinices, theksohej, ndër të tjera, se, me pusullën që na dërgoje (është fjala për njoftimin e parë të Dishnicës), ne mbetemi në errësirë, pasi nuk marrim vesh se çfarë po ndodh aty. Në takimin e dytë, që keni bërë, na duket se orkestrën e ka drejtuar Balli dhe ai ka mundur t`u imponojë vullnetin e dëshirat e tij, që mbledhja të diskutojë ato çështje që i interesojnë atij…

Në vijim të komunikimit, delegacioni do të udhëzohej që, për t`i prerë hovin revanshit të krerëve ballistë, t`u kujtojë atyre qëndrimin ndaj okupatorit, një kartë që mendohej se do t`i vinte ata në vështirësi. T’u kërkoni, theksonte Enver Hoxha, që të shprehen se çdo të bëjnë me marëveshjet e lidhura me oku -patorin,sidomos me Protokollin Dalmaco-Kelcyra,të arritur në bisedimet e marsit 43, midis A.Këlcyrës e N. Vlorës, antarë të KQ të Ballit me R.Dalmacon, kryekomandant i forcave italiane të pushtimit, që parashikonte koordinimin e veprimeve të përbashkëta kundër Lëvizjes Nacionalçlirimtare. T`u thoni ne se vazhdojnë t`u përmbahen obligimeve që rrjedhin prej tyre, apo do t`i anulojnë e dënojnë. Shpjegime duhet tu kërkoni dhe për pranimin nga disa figurave të rëndësishme të Ballit, të posteve të ofruara nga okupatori në administratën kuislinge, si ministra, deputetë, prefektë etj. (Shih letër këmbimin në mes E. Hoxhës e Y.Dishnicës, AQSH.Fondi 14).

Siç shihet dhe nga përmbajtja e kësaj letre, Fronti Nacionalçlirimtar ishte i gatshëm të bashkëpunonte me çdo forcë politike, pavarësisht orientimit ideologjik, por me kusht që të angazhohej në luftë, e krahas kësaj të njihte dhe organizmat e ngritura në Pezë, për organizimin e drejtimin e Luftës. Ato qenë krijuar nga populli, si organe pluraliste dhe gëzonin besimin e mbështetjen e tij. Balli, sipas Frontit, në se do vërtetë bashkim apo bashkëpunim në luftë, duhet të dërgojë përfaqësuesit e vet në këto organizma e jo të kërkojë që ato të fshihen e të likuidohen Pjesëmarrja e përfaqësuesve ballistë, do të sillte ndryshime pozitive në përbërjen e tyre; do të thellonte karakterin pluralist, duke bërë që balancat e Frontit, të anojnë dukshëm nga forcat nacionaliste. Në këtë mënyrë, shkohej drejt heqjes së monopoli të Frontit në luftë dhe ndarjes së përgjegjësive dhe me forcat e tjera, një kërkesë kjo dhe e aleatëve, veçanërisht e anglezëve.

Problemet dhe kërkesat e shtruara nga delegacioni i Frontit, sidomos ato që lidheshin me qëndrimin ndaj okupatorit, krerët e Ballit nuk pranuan as të diskutoheshin, duke i konsideruar insinuata pa baza. Në të njëjtën kohë ata këmbëngulën që mbledhja të miratojë krijimin e Komitetit të propozuar prej tyre, duke e vënë atë si kusht për vazhdimin e bisedimeve. Në situatën e krijuar, për të shpëtuar bisedimet e për të evituar përçarjen në mes dy forcave politike, në pamundësi që të kontaktohej e të merrej pëlqimi i udhëheqjes së Frontit, që ndodhej larg vendit ku zhvilloheshin bisedimet, delegacioni vendosi të nënshkruajë marrëveshjen, në tejkalim, siç e pranon dhe vet Dishnica, të kompetencave, duke shpresuar se me këtë lëshim do të arrihej objektivi kryesor, futja e Ballit në luftë. Mirëpo, nuk mendonte kështu Enver Hoxha që i ndiqte punimet, pavarësisht distancës, me vëmendjen e duhur dhe pa ankthin e palëve aty, duke peshuar me qetësi pasojat e një hapi të tillë. Në rrethana të tilla nuk do të vonojë reagimi i Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar, që, me iniciativën e Enver Hoxhës, do të vendosë të anulojë marrëveshjen. Vendimi u miratua dhe në Konferencën e Dytë Nacionalçlirimtare, shtator1943. Duke folur në Konferencë,Y.Dishnica, kryetar i delegacionit u kërkoi delegatëve që, në analizën e kësaj ngjarjeje, të mbanin parasysh situatën, në të cilën u ndodhëm, pasi edhe ju e dini fare mirë se me kë kishim të bënim, se edhe ju i njihni ballistët, dini gjithashtu dhe përbërjen e delegacionit tonë, ku, pa dashur të përmendë emra, ndonjëri prej tyre, nisi të lëkundej nga presioni i udhëheqësve të Ballit e nga thirrjet e Mitat Frashërit, përse s`e doni ju Kosovën,kur në thelb të kundërshtimit nuk ishte Kosova, pasi kjo çështje qe kapërcyer pa vështirësi, me pranimin e formulimit të propozuar nga Fronti, që “Çështja e Kosovës të zgjidhej pas lufte, me vetëvendosje”, siç parashikohej në Kartën e Atlantikut. Halli i krerëve të BK ishte gjetkë; ishin ethet e pushtetit,që, papritmas, u kërkua që të zgjidhej medoemos aty, në tavolinë, me qëllin që evenimentet e pritshme, një zbarkim i mundshëm i forcave aleate, që ndodheshin të dislokuara në Italinë e Jugut, për të cilin flitej poshtë e përpjetë, ta gjenin Ballin, jo jashtë loje, jashtë pushtetit që po ngrihej, por brenda, në zemër te tij; një faktor, jo dosido, por të dorës së parë.

Siç shihet situata ishte mjaft problematike, me shumë të panjohura dhe zgjidhjet duheshin menduar mirë, pa u nxituar. Megjithatë, delegatët e Frontit gjykuan se gjithsesi rëndësi të dorës së parë kishte vazhdimi i bisedimeve, që të arrihej medoemos, jo pranimi me fjalë e premtime, por angazhimi real i forcave të Ballit në luftë. Balli, nga ana e tij, siç u tha, kërkoi dhe vuri si kusht për vazhdimin e bisedimeve, miratimin më parë të propozimit për krijimin e Komitetit. Ne, thote Dishnica, kundërshtuam e luftuam, pavarësisht se ato nuk janë shënuar në proces verbalin e mbledhjes.

Kurse, M.Gjinishi do të theksojë, ndër të tjera, se me marrëveshjen që firmosëm, i binim kryq luftës, fitoreve të arritura me gjakun e dëshmorëve dhe sakrificat e popullit; e bënim Ballin ortak në luftë, pa luftuar, i dhamë çfarë deshi, biles dhe kreun e komitetit, duke zhvlerësuar e çuar drejt likuidimit organizatën e Frontit. Përgjegjësia, për këtë që ndodhi, bie në radhë të parë mbi mua dhe Dishnicën, jo se ne kishim pak më shumë shkollë, por sepse i njihnim mirë ballistët,dallaveret e tyre. Përballë tyre, nuk pinin ujë ndershmëria dhe sinqeriteti i Dishnicës. E bëmë këtë gabim dhe meritojmë çdo ndëshkim…

Në këtë mënyrë, Fronti dhe Balli humbën shansin për t`u bashkuar apo bashkëpunuar në luftë për çlirimin e vendit,e pse jo dhe pas lufte,për ndërtimin e një rendi demokratik, siç u projektua në Konferencën e Pezës. Ambiciet për pushtet nuk i lënë që të ngrihen në nivelin e përgjegjësive që kërkonte koha e të krijonin kështu dhe një traditë të re, në çështjen e unitetit, të bashkimit apo të bashkëpunimit në mes forcave politike,që do te ishte me vlerë dhe për ditët tona. Por, kjo nuk na çudit. Shqiptarët dhe forcat politike shqiptare kanë dhënë prova se e kanë të vështirë të ndërtojnë një bashkëjetesë apo dhe bashkëqeverisje normale e të qëndrueshme në dobi të vendit. Nga kjo pikëpamje, ata kanë ngelur aty ku ishin.

Share This Article
19 Comments
  • Konferenca e Pezes eshte ngjarje e fryre si tullumbac edhe nga ky autori muzhik.

    Organizatori i saj ne Peze ishte Miladin Popoviçi. Peza ishte vendi ku vepronte banda e analfabetit kriminelit dhe spiunit te jugosllaveve dhe spiunazhit britanik Myslym Peza. (Lexoni librin e vete Myslymit).

    Kryetar i Këshillit te Përgjithshëm NÇ te formuar ne Peze u zgjodh Kamber Qafemolla, kuestori fashist i Tiranes.

    • Balta nuk ngjite gje: une i lexova librat e Myslim Pezes, “Kur dhashe besen”(1987) dhe “Myslim Peza-deshmitar dhe protagonist 1912-1939″(2008) dhe gjeta nje patriot te madh dhe nje Hero Popullor Shqiptar, i krahasuar me heroin fshatar anglez “Robin Hud (Hood)”, sic e ka quajtur luftetari antifashist britanik Xhulian Emeri (Julian Amery) ne vepren e tij: Sons of the Eagle”(Bijte e Shqipes” (1948)

  • NJE SHKRIMDALLKAUK SI COPY-PASTE NGA ZERI I POPULLIT I KOHES SE QEPES

    Po cfare kafshe Prehistorike je ti o Profesori i Enverit qe shkruan letyra bolshevike pa piken e moralit demokratik per Konferencen Jugosllave te Enverit ne Peze qe do ta bente Shqypnine Republike te Shtate te Jugosllavise Titste?

    sepse:

    Ne, intelektualeve properendimore qe u masakruan nga Enveri dhe xhelatet e tij ky Xhecovi i Partise se Punes na duket si nje DINOSAUR Prehistorik qe jeton ne kohe imagjinare dhe nuk e ka kuptuar akoma se Shqypnia eshte ne NATO dhe se po kerkon te futet ne BE me cdo kusht, bile edhe duke i puthur BYTHEN anglezeve qe vrane ne Kanalin e Korfuzit me pabesi te papare me urdher nga Beogradi dhe Moska.

    PER CFARE KONFERENCE BOLSHEVIKE FLET KY DINOSAUR?

  • KONFERENCA E PEZES ..HA HA HA ME ANALFABETE DHE BOLSHEVIKE SLLAVE ….. MOREN VENDIMIN QE SHQIPTARET TE HANIN MISHIN ME RRACIONE DHE TA BENIN VENDIN ME E VARFER NE EUROPE ….. DHE KRENOHET KY FSHATARI …IK MORE SPIUN SE VETEM FAMILJA E HITLERIT ENVER …PERFITOI NGA KJO LUFTE …. DHE DISA SPIUNE QE I PERDORI ENVERI SI QEN ….TE RRUANIN POPULLIN … … I MORRI NGA KATUNETE E LARGETA . DHE I BERI SPIUNA … .. PA ASNJE MORAL KULTURE … CIVILIZATION …… BAJGAT E BOTES ….. ZORRAGJITE E DEMOKRACISE …. IK OR COBAN MESO CDO TE THOTE DEMOKRACIE ….PASTAJ NA GENJE ME FSHATARET E PEZES …. MERCI …TETE DE BITE …

  • Paskeni fillu turnin e punes? Vazhdoni e llapni sa me shume, perndryshe Sy Peshkaqeni nuk jua jep rrogen ne fund te muajt.

  • Te lumte dora professor Gjecovi !
    Faktet historike nuk mund ti ndryshoje askush ,as keqdashesit dhe as injorantet e droguar.

  • Xhelal Gjecove-atdhetar i vertete,Ju prifte shendeti e pena.
    Profesor Xhelal Gjexhovi, Ju prifte PENA,komanduar nga Ajo mendie atdhetare,sa e trajtoni ju, kete teme te rendesishme per “Konferencen e Pezes”; themeli Bashkimin kombetar, pa dallim feje e ideje, rreth Frontit N.Cl. qe ishte perfaqesuesi i gjithe popullit.
    Nje Lexues i thjeshte jam,(ani se nje jete mesues,sot 82 vjecar), peshoj keto vendime te palogariteshme per rendesine per clirimin e vendit,ne ate Lufte, mes dy blloqesh te mbedha boterore.Merita e pare kjo e udheheqesve te asaj kohe,shume largpamese, eshte beria e aleances me shtetet me te medha te Botes ,Angli, BS,dhe Sh.B..A.qe i solli botes shpetimin nga Blloku Fashisto-Nazist.(Pavaresisht c’solli koha..).
    Dhe nje here faleminderit Pr, Xhelal Gjecovi dhe shendet e te pacim, nw mbrodhesi te mbare kombit shqiptar kontributi juaj..
    Keq me vjen, per mjaft firma tashme dhe te njohura, ani se me psedonime, qe bejne shkrime pa llogjike qe si beson njeri. Diskretitijne vetveten.
    Guri Naimit D.

  • Organizatori i Konferences se Pezes Ka qene SHYQYRI PEZA (vellai i madh i Myslym Pezes), por qe ishte nje nacionalist dhe aspak komunist, prandaj edhe u vra ne atentat prane Shijaku-t nga nje xhoja-Patrulle gjermane (qe ne fakt ishin komuniste te kamufluar si gjermane). dhe historia e vazhdon sipas interesit te kuq.

  • Pallavra tipike komuniste te thena nga nje komunist tipik.Ketij shkruesi enverist,i ka mbete ora te 8 nentori i “41.Keto pallavra shko thuaji te organizata baze e Partise ku ben pjese.

  • Shqiptaret me sa duket paskan nje çregullim gjenetik. Shajne e shkaterrojne gjiçka qe u perket. Njerez e ngjarje qe ne vend te ishin pika referimi dhe frymezimi per ta, kthehen ne pika konflikti. Do Perendia hyni sa me shpejt ne BE se ne kete menyre do “hani” dhe njeri-tjetrin.

  • TE LUMT PROFESOR.LE TE LLAPIN ARMIQT E KETIJ VENDI.AQ NA BEN.ATA BASHK ME ENVERIN DUAN TE FSHIJNE ÇDO GJE TE MIRE QE ESHTE BERE NE KETE VEND.E BASHKE ME TE LNÇL SI DHE 28 MIJ DESHMORET E RENE.

    • Ore Ethem injorant!
      Edhe Hitleri zhduku papunësinë e ndërtoi gjithë rrugët e Gjermanisë, por e mira nuk vlerësohet nga nderimet, se dhe Kim Soung Y,oung ka ndërtu aq diga e mrekullira, por populli jeton siç jetonim në atëherë, o të vrafte Zoti, që don t’a mohosh, në na vdisnin fëmijët nga urija, se vetëm në qytete kishte tallona ushqimi. Ne vdisnin pa e marre vesht kush, se ishim neper fshatra. Grate nuk kishin qumesht gjiri.Te vrafte Zoti..

  • Konferenca e Pezes nuk solli asgje te mire per Shqiperine, pervecse beri te njohur Enver Hoxhen ne qarqet dhe elitat e ndryshme te shoqerise se atehershme. Imagjinoni qe ne shqiperi mos kushin fituar komunistet. 50 vjetet qe pasuan do te kishin sjelle zhvillim natyral te vendit ne vend te nje duktature frymemarrese.

    • Për neve, të cilët mund të jemi vetëm nxënësit Tuaj, punime të tilla tematike shkencore dhe, sidomos ato që mbajnë lartë Veprën kolosale të Enver Hoxhës, çdo herë në krye të kolonës të çlirimtarëve dhe ndërtuesve të Shqipërisë, jemi të sigurt, se ishin, janë dhe do jenë përjetësisht, zgjim i gjakut shqiptar dhe kurajë për ta ruajtur atë që është jona!
      Thjeshtë, punimet e kësaj natyre janë kushtrim për t’i ngjeshur e përforcuar radhët tona, për të qenë të zotët për të ça përpara drejt përmbushjes së aspiratës tonë të ligjshme, për të vetëvendosur lirshëm për të sotmen dhe të ardhmen, në Atëmemëdheut tonë të vetëm- Shqipërie të ribashkuar!

  • O Prof. Gjeçovi!
    Si keni paturpesine tëvmbroni diktatorët? Dhe Hitlerin e zgjodhi populli gjerman, pasi i genjye nga kjo parti, sic u genjyen dhe shqiptaret nga klika e Enver Hoxhes!
    A nuk qe krimineli Enver Hoxha, që vrau kunatin e tij, ( burrin e motres), Bahri Omarin , padi ky e strehoi me gjithë të dashurën e vet, Nexhmijen për katër vjet në mes Tiranes, i mbrojtur nga prefekti i atehershem i Tiranes, Qazim Mulleti, që te mos e kapnin gjermanet! Qazimi e Bahriu ishin miq e burra te beses e nuk e dorezun tek gjermanet, por Qazimi i pat thene Omerit nje profetim te hidhur…mbaje ore Omer, por dije qe te parin qe do vrasi do jesh ti…dhe ashtu ndodhi…
    Vetem ne Shqiperi merren nen mbrojtje, diktatoret sadiste si Enver Hoxha…Ai vuante nga mania e perndjekur, po ju nga cfare vuani o profesor? A mos vuani nga mania e mohimit te se vertetes?

  • Peza dhe Mukja qene dy kuvende te medha pluraliste kombetare. Por agjentura perendimmore ua kaloi udheheqjen bolshevikeve jugosllave; keta ua hoqen shqiponjen clirfimtareve dhe ju vune yllin ne kapele. Mandej nacionalistet me shqiponjen ne kapele i shpalle tradhetare.

  • Për neve, të cilët mund të jemi vetëm nxënësit Tuaj, punime të tilla tematike shkencore dhe, sidomos ato që mbajnë lartë Veprën kolosale të Enver Hoxhës, çdo herë në krye të kolonës të çlirimtarëve dhe ndërtuesve të Shqipërisë, jemi të sigurt, se ishin, janë dhe do jenë përjetësisht, zgjim i gjakut shqiptar dhe kurajë për ta ruajtur atë që është jona!
    Thjeshtë, kam bindjen se punimet e kësaj natyre janë kushtrim për t’i ngjeshur e përforcuar radhët tona, për të qenë të zotët për të ça përpara drejt përmbushjes së aspiratës tonë të ligjshme, për të vetëvendosur lirshëm për të sotmen dhe të ardhmen, në Atëmemëdheut tonë të vetëm- Shqipërie të ribashkuar!

  • ME BEN PER TE QESHUR KJO FOTO …ENVERI SI TARZANI …ME MUSKUJ DHE TE TJERET SI FSHARET TE VAREFR … ENVERI ISHTE SI PALLUQE SKA BERE NJE DITE SPORT ..VETEM E KISHTE MEDNJEN TA HANTE …TE VRISTE SHOKET NGA PAS .. DHE TE QEVERISTE VETE PER 50 VJET ……HEJ COBANE IDIOTA …… A KENI LEXUAR NDONJEHRE PER HEROIN E MADH WISTON CHURCILL …… JO SMA HA MENDJA …. LEXONI ANALFABETE …KUR CHURCHILLI MBASI U BENE VOTIMET NE BRITANIN .. E MADHE ..POPULLI I ANGLISE SE ZGJODHI PREMIER MINISTER .. DHE CHURCHILLI U MERZIT ….THA ME MIRE TE KISHA NGELUR I VRARE NGA NAZISTAT SE ….///…POR PAS PAK U MENDUA DHE THA ….. JO SHUME MIRE ….. KESHTU FITOI DEMOKRACIA ….POPULLI ZGJODHI PARTI TJETER DHE .. FITUAN …. .NUK SHAU NJERI .. NUK QUAJTI TRADHETAR TE POPULLIT VOTUESIT ..NUK FUTI NE BURG …NUK THA JO UNE E BERA LUFTEN SJU DOREZOVA HITLERIT JO ….. JA NJE TRIM INETELKTUAL I RALLE NJE PATRIOT NJE HERO I VERTETE …. ENVERI NE VEND TE CHURCHILLIT … DO TI VRISTE TE GJITHE .DO TI QUANTE TRADHETARE TE POPULLIT TE Gjithe .. DHE DO TI INTERNONTE .. E KUPTONI DIFERENCEN COBANE …. APO TJU A BEJ ME VIZATIME .. KONFERECA E PEZES …KONFERENCE PER TA NDARE SHQIPERINE … PERSE SVENDOSEN TA BASHKONI KOSOVEN ME SHQIPTARE E SHQIPERISE …APO ENVERI KISHTE PREMTUAR SLAVEVE KOSOVEN SI MBESHTETJE PER TE MARRE QEVERINE …….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *