Dërguar nga Kamber Nebiaj, Përmet
Jemi në sezonin e ujitjes. Në këto ditë të nxehta vere, bujqësia ka nevojë më shumë se kurrë. Për fat të mirë, Ballabani ka ujëmbledhësin më të madh në rrethin tonë, atë të Vinokashit, me një kapacitet 2 milionë m/kub ujë. Bllokimi i kanaleve bën që ky të mos shërbejë për ujitje të gjithë fshatrave, si vite më parë. Kanali ka dy degëzime, në krahun e Trebeshinës dhe në Qarrishtë. Sot ujiten vetëm tokat e Ballabanit, Vinokashit, Kumarakut dhe pjesërisht Mazhanit. Fushat e Psarit, Ballit, Çorgunit dhe nga ana tjetër, Fshatit të Ri e Rodenjit digjen për ujë. Në vitet ‘80, ky ujëmbledhës ujiste gjysmën e Dëshnicës, arrinte deri në Podgoran e në Sukë. Prandaj Qeveria dhe Ministria e Bujqësisë duhet të planifikojë fonde për rregullimin e kanaleve, për t’u ardhur në ndihmë fermerëve, për të marrë rendimente të larta. Duhet vënë dorë sa më parë!
