Nga Edona Llukaçaj
Kam pasur gjithnjë respekt per njerëzit punëtorë, ata që fitojnë jetesën duke u përpjekur e me mund, ata që e arrijnë suksesin me këmbëngulje të paepur, por të jesh fatlum është tjetër gjë.
Në një botë ku edhe diplomat e shkollave jepen duke nënvizuar sa të drejtat aq edhe përgjegjësitë e profesionistit të ardhshëm, të kesh vetëm privilegje është fat i madh.
Sigurisht ministrat aktualë në vendin tonë, shumë prej të cilëve të duken si të huazuar nga “Kabineti i Sulltanit” i Nolit do ishin një shembull tipik i të pasurit fat në karrierë po të mos merrej parasysh sa të lehtë-sakrifikueshëm janë, si ushtarë në një lojë shahu.
Për më tepër, ky vend ka parë politikanë aq fatlumë sa ministrat të duken veçse si fitues të një bilete falas në llotari, pasi “çmimet e mëdha” i kanë kapur të tjerë figura.
Çfarë fati duhet të jetë për një politikan, supozojmë lider historik partie, t’i vdesin ose t’i ikin të gjithë zërat alternativë ose të gjithë rivalët hipotetikë brend forcës së vet politike që hedhin dyshim mbi principin themelor “Partia është Lenini; Lenini është partia”.
Me fatin duhet të ketë lidhje edhe të jesh me profesion udhëheqës i pashmangshëm; të bëhesh kryeministër, kryetar kuvendi, president e kështu me rradhë, ndërsa në kohën që do të marresh veten nga lodhja e madhe të jesh ministër a kryetar partie, që si për hobi vendos politikat e një vendi.
Fat të paperceptueshëm duhet të ketë dikush që nuk mban përgjegjësi minimale, megjithëse nxjerr përfaqësuesit e të përfaqësuarit rrugash, në demonstrata himnesh të ngjirur, protesta me qivure e bojkote spektakolare duke u përbetuar për qëndresë historike, e, më pas, brenda natës “bën kthesë” e dërgon kanakarët e vet në tryeza ripërtypjesh, (se reformimi është si më ndryshe).
Nuk e vret turpi se ka futur në koma një forcë të rëndësishme politike, por artikulon i vetëkënaqur fjalë të mëdha, si demokraci, votë e lirë, zgjedhje të ndershme, rruga drejt Europës etj.
Vetëm dikush që e di se ka në dorë numrat me fat do të sillej kështu, një njeri që nuk ka dhënë kurrë llogari për veprimet e veta.
Një fatlum që gjithçka i është servisur në tabaka e që edhe sloganet me “ik” ia ka maestros borxh, si hijen e vet.
Por fat i çmendur vërtet është të vish në pushtet me premtimin e çrrënjosjes të së keqes dhe veçse ta sofistikosh atë. Fat të kesh për rival politik dhe kryesues së një prej mekanizmave më të reëndësishme të demokracisë, opozitës, një “top anti-stres” që sa më fort e gjuan aq më furishëm të përplaset në duar.
Një individ që punon aq zellshëm për ty sa ta rrit popullaritetin edhe me mitingjet anti-qeveri.
Edhe tërmeti, fatkeqësia e disave, trondit për shansin e këtyre. Kanë fatin, që pasi bëjnë plane buxheti si varrmihës shteti, i mbushet arka nga donacionet, destinacioni i së cilave do jetë vendosur me kohë, ndërsa të prekurit nga fatkeqësia të mjaftohen me biseda “gju më gju”, se po të kishin fat s’do ngeleshin çadrave të grisura.
Veçse fat i madh duhet të jetë që ish-aleati i shpallur armik të mos dekretojë çunakun premtues në vend të ministrit që bëri të mundur kryesimin e e OSBE nga Shqipëria për këtë vit, por të bëjë përjashtimin e rrallë dhe të të dekretojë emërimin si ministër i jashtëm.
Marrëdhënie interesante dashuri-urrejtje plot intriga, alla- telenovelë turke!
Fati që të bësh zgjedhje për lezetin tënd e të bëhen kryebashkiakë çfarëdo tipash të përlyer, sigurisht fatkeqë që s’dinë të fshehin gjurmët e pislliqeve.
Fat…fat që tingëllon si një përqeshje e përdalë për gjithsecilin prej nesh nga lëkurë-regjurit e trotuareve politike.
*****
Botuar në Dita

Do ti bëja zgjedhjet e parakohshme se jam njeri i fjalës, por ky tërmeti në Turqi na e pamundësoi këtë gjë- do thotë së shpejti Edi Rama.
Rama I ka ne xhep zgjedhjet kurdo qofte te beheshin ata.E votojne shumica e ndershme dhe punetore.Vetem nje dore bajgash qe u mbylli Rama rrubinetin e qylit ,vetem ata nuk e votojne.Per qyl,qylaxhinjte vrasin nene e babe.Si thote ajo fjala e urte popullore :qente le te lehin,karvani even vetem perpara.
Ku shkon qyli tani qe artisti I madh ka mbyllur rubinetin?
A duhet ikur nga Shqiperia ?
Para nja dy vitesh ne nje kafe me nje profesor ne Qendren Spitalore ne Tirane, nder te tjera me thote:
“Po mire, ti goxha djale. I lexuar e shkolluar. Nga prejardhje shume e mire se une kam marre vesh nga vjen, me cilesi te mira, me pune te mire, cdo qe merresh me politike ?”
I them: Profesor, ty te dukem i hajrit apo jo ?
Profesori. Sigurisht i hajrit se nese nuk do ishe, une nuk kisha pranuar fare te ulesha me kafe me ty…
Une: E pra profesor. Ti duhet te jesh i lumtur qe ka te rinj si une qe merren me politike, se nese nuk do merrem une, ate vend do e zere nje rrugac, gangsterr, kriminel qe ka bere para droge edhe do vendos per ty neser. Edhe mendoje veten vartes te tij.
Keshtuqe me mire rri tek une…
Pas kesaj bisede qeshem te tre ne tavoline. Edhe mjekja tjeter qe na shoqeronte. Mbetem ende mik i mire me te, dhe e kujtojme shpesh kur shihemi kete bisede.
P.s per ata qe kjo pergjigje ju duket arrogante, kujtoni sa fat i zi eshte te biesh ne dore te bandave.
Ndaj duhet luftuar per nje Shqiperi me te mire. Duke e nisur tek vetja secili.
Te pershendes “redaktor” per idealizmin tend,por te gjitha sa mendon jane thjesht utopira,qe me kete sistem zgjedhor kurre nuk do ndreqesh gje.
Sic duket ti nuk ke kuptuar se ne 21 prill 2008 Berisha dhe Rama bene nje “GRUSHT SHTETI KUSHTETUES” duke pushkatuar shtetin ligjor dhe demokracine ne Shqiperi!
Mos u habit akoma,por te ndryshosh Kushtetuten qe eshte miratuar me referendum popullor me votat e shumices se thjeshte ne Kuvend eshte krim kunder popullit shqiptar,eshte si ta kesh pushtuar vendin sic bene fashistet italiane ne 7 prill 1939!
Dhe keto ndryshime skandaloze bene te mundur qe kryetari i partise ka te drejten te hartoje listen e kandidateve per deputete,kryebashkiake dhe te tjereve poshte tyre duke u shpallur ne fakt si DIKTATOR!
Ne se ti nuk do jesh beniamin i Rames sot a mund te futesh ne listat e tij partiake dhe shteterore?
As te mos te shkoje nder mend ndonjehere!
Atehere si do luftosh qe ta ndreqesh kete vend kur ti ,si i gjithe populli ke vetem te drejte te votosh emrin qe te ka vene perpara partia (pra Rama)?
Edhe sikur te futesh ne liste gabimisht,a do kesh mundesi te ngrihesh ne Asamblene socialiste apo Kryesine e saj e te kritikosh Ramen apo ministra te tij per keqeverisje,korrupsion apo pa aftesi?
Edhe ne se e ben,do te te marrin zvarre e te nxjerrin jashte salles,qe ta harrosh cfare ke bere!
Nuk e beson kete variant?
Ja faktet:
-Kur Rama shkarkoi gjysmen e qeverise,pas protestave te studenteve,pa asnje kritike ndaj tyre ,vetem me justifikimin banal se paskeshin mbushur 5 vjet ne detyre,askush nuk u ngrit prej asambleisteve te bente jo kritike,por asnje pyetje rreth tyre!
Pse ndodhi kjo?
Ashtu si deputetet qe kurre nuk marrin guximin te kritikojne kryeministrin,ministrat etj ne Kuvend ashtu edhe asambleistet apo ata te kryesise nuk kane guxuar asnjehere te bejne kritika ndaj Rames e ministrave,sepse e dine se si funksionon sistemi:Del fishek jashte partise dhe punes brenda 24 oreve me urdher te vete Rames!
Ja kjo eshte sot PS-ja qe Rama e ka nenshtruar si pushtues!
Kuvendi ka detyrim te therrese per interperlance kryeminsitrin, ti kerkoje llogari, periodikisht ,ose sipas situates.
Nuk kemi lexuar a degjuar nga media Kuvendi ti kerkoje llogari rames.
Kush je ti? Gramoz Ruci?
redaktor te rroje miresia dhe humori.Po ka 30 vjet, te shkolluar e te pa shkolluar bajne qeverisjen.krimin dhe korrupsionin.Tashti kur dhe ku don ta futesh iden e politikes qe solle humor me profesorin qe te ndiqte dhe mjekja.
Nuk dyshoj aspak qe edhe pse spjegove iden mos e mbaje mendjen te vartesi.Po je komplet i varun tek keto krimine,gangster,rrugac e te korruptuar.
Keto nuk hiqen me vote.Presim cfare do sjelle rreforma ne drejtesi.E nese dhe kjo nuk ban derman.I mbetet rrevoltave popullore ti shkulin nga rrenjete te vendosin liri – demokraci sic duhet e sic e meriton pjesa e ndershme e popullit.
Udhëheqës bëhet Ai që vërtet udheheq,jo me falë po më plane dhe veprime konkrete, masën e gjerë.
Ikia nga atdheu është-jo vetëm VETËVRASIE personale,po e gjithë vëndit.-Bashkimi bën FUQINË!sa Guri i RËNDË në VËND të VET.
PLAK TOPALL dhe ASHIK…
Me të Madhin NOLI kuvendoj…
*U plaka e *mend s,vura*,udheve të botës ..,
Thinjat vetëm,më joshin respekt,mes të rinjve,
Ata, tërë mall,prindër deri gjyshër lënë, Mua,si *ujët e pakët*mbajt,mes lakali *BARCODO*…
Të Madhin Noli sot mes Janari ju citoj:(si 83 vjecar.)
*Dale, moj, se kam një fjalë, Se më rrjedhin djersët valë, Dale moj, se s,jam më djalë..
Dhe më s,ecij dot.
Dale moj, se më kapite, Më këpute më c,filite, Prite, moj,ashikun , prite
Që të vjen me not.
E arriva dhe ia thashë, Asnjë gur pa tundur s,lashë,
Dhe mëgjunjazi i rashë,
Ç,u mundova kot…
**Hapa gojën dhe e vajtova,
Qënkam plakur, e kuptova,
M,ardhi keq,po s,e mohova,
Syri m,u përlot..
Dhe nga jeta u mërzita,
Dhe ngaa lumi u vërvita ,
Që të vdes ,se u korrita,
Dy- tri herë sot.
Po ti, Zot, më ngushëllove
Pas një fjale me lëshove,
Dhe nga mbytia më shpëtove,
Lavdi pac ,o Zot!
Dale, moj,se kam një fjalë,
Se më rrjedhin djersët valë,
Dale, mos,se jam i çalë
Dhe më- s,ecij dot !
VO-.F.S.Noli -Vepra Nr1 -faqe 96të
Shume mire or zoteri, po perse duhet vazhdimisht te perserisesh qe je 83 vjeç? Apo nuk te besohet qe je gjalle akoma?
Historia shqiptare 1913 e këtej
Njeriu me i uryer ne Shqiperi .frikacak ,tradhetar ,hajdut ,mashtrus ,dinak ,jo trim ,llafazan ,idiot qe nuk mban dot nje rjedhshmeri gjuhe shqipe ,i vonuar ,rrugac ,trim me grate, injorant ,pordhac ,dembel i ngathet , sy te pabese ,shume fodull bosh ,edhe 1001 karakteristika negative qe pervec tij nuk i ka asnje njeri ne rruzullin tokesor
Edona, shume bukur ke pershkruar personazhet ne skenen politike te vendit, por nje karakteristike te tyre nuk e ke kuptuar: ata nuk e njohin fjalen shqipe TURP. Eshte shume me vend shqetesimi yt, se PS qe eshte forca me e rendesishme politike e vendit, eshte ne koma per shkak te mungeses te TURPIT, mungeses te aftesise dhe sidomos te boshellekut te idealeve te majta e patriotike ne disa personazheve qe jane ne krye te saj.
Tru-pellazget kane shpresuar… !!!!
sa lehte eshte te ulesh para kompjuterit dhe te shkruash sikur po i ve pikat mbi i !!!!
here pas here mbijne artikuj te tille ne media dhe megjithese nuk mund te rregullojne asgje, perseri nuk eshte se prishin ndonje punë; cdo shqiptar mendon se vetem vet ka gjithmone te drejte dhe gjithe shqiptaret e tjere gabojne, bejne korrupsion etj
Tani u zgjidhen te gjitha
politikanet tane e paskan gjithe fajin….
Por se nga vine politikanèt tane harrojme….
harrojme se vetem kaq mund te prodhojme ne si popull sepse kaq forca kemi
Flitet per nje reforme ne drejtesi e sforcuar kjo nën presionin perendimor a mund te jape kjo rezultate reale…?në fund te fundit cfare garancie ka se kaluesit e zgjuar te vetingut nuk i kane depozituar parate nën emra te tjerë ????
A mund te funksionoje drejtesia e kerkuar ne mjedisin që kemi krijuar ne në vendin tonë ? duket jo !
Meqenese akuzohen qeverite tek ne….sillni qeverine gjermane ketu te na qeverisë…. a do ndryshoje gje niveli i jeteses ?
per pergjigje shihni shembullin e Kosoves
A nuk u vunë ministra perendimorë në krye te qeverisjes në Kosove kur kjo fitoi pavaresine?
shihni sot nivelin e jeteses pas dy dekadash në Kosove …. a nuk eshte perseri në fund te Europes bashke me Shqiperine ?
Ne jemi vend i varfer, pervec kesaj difekti yne kryesor si popull eshte se jemi njerez te papergjegjshem dhe kjo gje nuk mund te rregullohet as me artikuj as me vota
Ne fund te fundit cfare mund te beje nje qeveri ketu per problemin e dhimbshem (problemi më i rende i Shqiperisë sonë të bukur) te ikjes se rinise apo forcave më të kualifikuara për punë nga vendi kur diferenca e nivelit te pagave me Perendimin eshte deri 10 herë ?
Të shohesh Kinen, në internet jepet niveli i pages mesatare neëqytetet kineze qe ka kaluar edhe mbi 1200 dollare…per person, dhe kjo rritje brenda shume pak dekadash eshte arritur jo me artikuj apo votime, apo citate apo moralizime boshe e reforma ne drejtesi apo statuse negociatash per të pefituar ndonje fond qyl, por eshte arritur Vetem Me Punë !!!!
dhe Puna perkushtimi ndaj saj dhe te qenit konkurues në tregje nderkombetare eshte pika jone aspak aspak aspak e forte !
Ne Shqiperi e fillon nje pune me frike sepse pasi kryen punen investitori te vonon edhe me vite leket (apo nuk ti jep fare….) se eshte i zgjuar…. trash portofolin e vet dhe as qe do tia dije fare se cfare probleme krijon ne palen tjeter.
Po nuk e patem në gjak genin e punës dhe korrektesinë, sado te na yshtë kushdo qeveri qe te punojme më shumë, (sigurisht qeverite tona kane qene jane dhe do jenë vetem bija te mira te popullit tonë) ktu ku jemi do jemi perherë, ne fund te Europes ….
Ne bote kane perparuar vetem vendet ku respektohet dhe paguhet Puna dhe Djersa, dhe jo vendet ku mashtrimi eshte kthyer ne sistem
Mire e ke qe me pune dhe korrekesi arrihen rezultatet po Gazeta Dita ate po ben, ben punen e saj si medie atdhetare qe ngre zerin, shkruan, informon, kritikon te metat qe zbulon. Heshtja e medieve ndaj te keqijave qe kemi ne gjirin tone do te thote qe te mbetemi kurdohere ne pisellek.
M.Bisha
Jam nji mendje me Ty i nderuari Bisha.
Shqipëria është duke dhënë shpirt, dhe nuk ka asnjë rëndësi nëse ka temperaturën 38 apo 39.
Te keshe sot nje pozicion te larte,te jeshe ne krye te Qeverise apo Shtetit shqiptare,eshte fat favorizuar nga sistemi,
por kurresesi meritë.Pra,ajo shprehja”paç fatin e kurves”,apo “paç fatin e budallait”i shkon per shtat politikaneve
tane,por sidomos skizofrenit drogaxhi,Edvin Escobar D’Rames,qe misheron te gjitha negativetet e habitatit pevers
te politikanit te sotem.
Kjo pra është Drejtësia Popullore e rilindur.
Zamira Rami telendiset nëpër lajme se do e hetojë SPAK, pasi na qenkan shembur dy shtëpi në Gjirokastër. Ndërsa këta që shembin lagje të tëra (unaza e re, bulevardi i ri dhe Shkozë) me polic e me gaz lotsjellës, janë burra të mirë.
Të ligjshëm e të barabartë para ligjit sa më ska!
Me nje fjale ky stan kete bulmet ka. Ose kemi arritur ne kete gjendje se ky popull jemi. Berisha, Nano, Meta dhe Rama gjejne pa bejne. Ndryshimi i sistemit zgjedhor dhe ngritja e nje sistemi drejtesie të vertete mund te jene hapat e pare per ringritjen e Shqiperise. Rama nuk po kthehet dot në nje Qemal Ataturk per riberjen e ketij vendi. Ndofta nuk do. Ndofta i pelqen keshtu siç eshte. Ose eshte i papergjegjshem dhe “i lehte” si piktor dhe sportist që ka qene.
Moj EDONA e mire dhe ,me principe .Mesoje nga une .
Shqiperia do filloje maloren e zhvillimit ,vetem atehere :
Kur partite politike ,pra opozita pekundrejt mazhorances ,te jene metvertete KUNDRESHTARE POLITIKE PA KOMPROMIS ME NJERA TJETREN ,atehere na lind e drejta te mendojme e te shpresome per pak zhvillim , se per ndryshe , sic eshte duke shkuar deri me sot fatkeqesisht e me dhimbje ,shqiperia eshte drejte gremines .
Ju faleminderit per kete shkrim moj vajze.
:::
Edona eshte shume e sakte .Ketu ka nje revolte te brendeshme ,sic e ka edhe Veliaj(bashki e Tiranes).Jane nje brez I ri me vision perendimor.Per kete Edona e jep mesazhin:Shqiperise I duhet ky brez.Edona,i njeh katakombet e Parisit?Atje mblidheshin 3-4 grupe te medha cubash dhe ndanin zonat e role per punen e tyre.Keshtu eshte edhe klasa e ashtuquajtur politike(vetem politike nuk bejne,sepse nuk e kane idene se c’eshte politika e nje shteti)e Shqiperise.Brezi vjeter eshte I denuar por me lekure te regjur.E ardhmja eshte e juaja ,ta gezoni.Une ,Berisha,Edi,Ruci,Neritani,Nexhmija etj……nje dite do ta leme kete bote dhe duan a nuk duan keta cuba .Pinjollet e tyre mafioze do ta kene jeten e tyre te shkurter sepse nuk do ti lere SPAK.(mos e shikoni sot ku berisha e dikush tjeter mendon -e kam ne dore.)
QE ASKUSH TE MOS MBETET VETEM…
Në fillim ata iu sulën Socialistëve
dhe unë heshta –
sepse nuk isha socialist
Pastaj ata iu sulën Sindikalistëve
dhe unë heshta –
sepse nuk isha sindikalist
Pastaj ata iu sulën hebrejve
dhe unë prapë heshta-
sepse nuk isha hebre
Pastaj më erdhi rradha mua
m’u sulën mua
por s’kishte mbetur më askush
për mua të fliste
Keto vargje te Martin-Niemölle, te shkruar ne ate kohe te zeze te Evropes, te sunduar nga Nazizmi, jane aktuale edhe sot per kedo, qe gjen arsye te mos protestoje.
Duhet ta ngrini bashke zerin e protestes per te qene bashke neser, qe te tregoni solidaritet kunder nje klike qe eshte ne pushtet dhe opozitë dhe kamen duke ndërruar vendet ndërsa Shqipëria zbrazet dhe skamet prej 30 vitesh.
Qe neser te mos jeni vetem, ne protesten tuaj, per hallet tuaja.
Qe neser te mos jeni vetem, ne padrejtesine qe do te ushtrohet ndaj jush.
Qe neser te mos jeni vetem, ndaj dhunes shteterore.
Qe neser te mos jeni vetem, ndaj kercenimit per vendin e punes,
Qe neser te mos jeni vetem, perballe presioneve dhe shantazheve te krimit te organizuar.
Qe neser te mos jeni vetem, perballe arrogances se shtetareve per hallet tuaja.
Qe neser te mos jene vetem,, minatoret, per statusin e tyre, qe e meritojne.
Qe neser te mos jene vetem, naftetaret, per rrogat e prapambetura dhe sigurimet shoqerore te papaguara nga oligarket.
Qe neser te mos jene vetem, bizneset e mbijeteses, kur taksidaret e pushtetit te shkojne me blloqet e gjobave ne dore dhe t’ju mbylllin aktivitetet.
Qe neser te mos jene vetem, studentet, qe shteti i oligarkise i ka rritur deri aty ku nuk mban me tarifat e studimit.
Qe neser te mos jene vetem, fermeret, qe sa here bie shi ju permbyten tokat dhe se bashku me to djersa e gjaku i tyre, te ardhurat e tyre, per shkak te indiferences se shtetit.
Qe neser te mos mbetet vetem Rinia, rrugeve te botes se ne vendin e tyre nuk kane asnje shprese.
Qe neser te mos mbeten vetem, Arsimtaret, qe largohen nga puna per arsye politike.
Qe neser te mos mbeten vetem, nxenesit e shkollave, perballe rrezikut te paarsimimit dhe oborreve te shkollave te kthyera ne treg shitje te droges.
Qe neser te mos mbetet vetem, asn je qytetar, para drejtesise se kapur nga politika e mbrapshte.
Qe neser te mos mbetet askush vetem perballe kesaj amalgame shteterore, Qeveri, Opozitë krim i organizuar dhe oligarki.9
bukur e ke shkruar mor dritan,POOOOR
gjithnjë gjendet një shkak për ta shtyrë!them për ta shtyrë se në fakt e kemi në mëndje që të ngrihemi me kohë!!
e shkaqqet fillojnë me:
-lëreni njëherë të punojë
-duhen 4 vjet që të japë rezultatet
-duhen dhe 4 të tjera se janë në gjysëm
-duhet tepsia e gjitha se më parë e kishte të pamundur me treçerekun
-duhet të presim vetingun
-duhet të presim spakun
-duhet të presim sa ti dalin koqet hallës
e kështu!?
nuk e luajmë bythën vendit asnjëherë!!
në rastin më të mirë për kriminelët e politikës ne virgjërojmë kurvat e djeshme duke i votuar për të thënë të njëjtat gjëra,për ti ripërsëritur në pafundësi!!
jemi fatkeqsia jonë!!
para disa muajsh patëm një lajm të trishtueshëm!!
diku nga kuksi fshatarët kishin vrarë një ari sepse ju prishte arat me misër!!
titulli i lajmit ishte”vranë ariun se ju hante disa kalli misri,zgjedhin deputet politikanin që ju vjedh fondet për fshatin”!!
këta jemi ne o dritan!!
primitivë!!
mo na sill gjëra të tilla!!janë të pakuptueshme për ne!!
Majakovskij nuk thote qe partia eshte Lenini dhe Lenini eshte partia. Ai thote qe partita dhe Lenini/binjake qe historia/si nene qe I lindi u dha dashurine… Po ato ishin kohe te tjera dhe protagonistet te tjere burra. Sot kemi bu(bu)rrece, Rama, Basha, Meta e si nje bajge e madhe qe I mbulon te tre keta kemi Berishe. E mbi Berishen kemi ambasador tek rruga per Elbasan qe keshillat I ka urdhera dhe me takt shmang bajgen te mos beje pis kepucet.
|te dhjefsha Leninin dhe trute e tua
Keshtu ka thene Majakovskij o Pykepyetje. Se pastaj del ti è dhjet dynjane s’kemi c’te bejme. Duhesh edhe ti, je pelle e kohes
Epo mire, atehere rrofsh ti o papagall i Majakovskit, atij qe vrau vehten se i rendonte penalltia ne tru dhe shpresoj mos ta kesh ruajtur patllaken se kushedi si ta jep truri edhe ty o pelle e kohrave te shkuara.
Reforma zgjedhore dhe brockulla te tjera. Fajin e kane njerezit dhe jo ligjet! Por doja te thoja se ”ne boten e krimit ai qe s’ka vrare akoma eshte me i ndershmi”! Na tregoni nje njeri nje qe e meriton ta votojme!
Edi premtoi çrrënjosjen e ashpërisë së tepruar nga kryeministri mëparshëm që vrau 26 në gërdec dhe katër qytetar në bulevard .
Ai qëndroi larg përdorimit të armëve luftarake dhe ashpërsisë e dhunës kundër opozitës ,në sulmet e turmave amorfe të opozitës Saliut -Lulit Ilirit ,Monikës,në pjesën e parë të v.2019 për të rrëzuar Edi Ramën .Jemi dëshmitar kriminelët e opozitës sulmuan me molotov ,granata ,benzinë ,kapsolla kryeministrinë ,rrethuan parlamentin dhe qeveria e Edi Ramës hoqi edhe armatimet luftarake të policisë e gardës dhe qëndroi LARG -ASHPËRSISË ,i trajtoi sulmuesit (opozitën e Lulit dhe Monikës )armiqësore si miq si shokë .
Kjo është e vërtet policia e Edi Ramës qëndroi larg ashpërsisë së tepruar e mizorisë të bishave të Saliut ,ai nuk e trajtoi opozitën si armike ,por si miq e shokë ,plot respekt e drejtësi për opozitën ,duke shmangur një destabilizim real të vendit edhe nga nxitja e ndryshimit të ditës së zgjedhjeve nga Presidenti Ilir Meta.,tragjedia do të ndodhte si ai i vitait 1997-98,që dogji e rrënoi totalisht vendin dhe askush nk ka dhënë llogari para ligjit.Pra Edi erdhi në pushtet duke nderu drjtësinë nga skllavrimi i mëparshëm i SALIUT-Ilirit -Lulit-Monikës..
Edi premtoi çrrënjosjen e ashpërisë së tepruar nga kryeministri mëparshëm që vrau 26 në gërdec dhe katër qytetar në bulevard .
Ai qëndroi larg përdorimit të armëve luftarake dhe ashpërsisë e dhunës kundër opozitës ,në sulmet e turmave amorfe të opozitës Saliut -Lulit Ilirit ,Monikës,në pjesën e parë të v.2019 për të rrëzuar Edi Ramën .Jemi dëshmitar kriminelët e opozitës sulmuan me molotov ,granata ,benzinë ,kapsolla kryeministrinë ,rrethuan parlamentin dhe qeveria e Edi Ramës hoqi edhe armatimet luftarake të policisë e gardës dhe qëndroi LARG -ASHPËRSISË ,i trajtoi sulmuesit (opozitën e Lulit dhe Monikës )armiqësore si miq si shokë .
Kjo është e vërtet policia e Edi Ramës qëndroi larg ashpërsisë së tepruar e mizorisë të bishave të Saliut ,ai nuk e trajtoi opozitën si armike ,por si miq e shokë ,plot respekt e drejtësi për opozitën ,duke shmangur një destabilizim real të vendit edhe nga nxitja e ndryshimit të ditës së zgjedhjeve nga Presidenti Ilir Meta..
Tragjedia do të ndodhte si ai i vitait 1997-98,që dogji e rrënoi totalisht vendin dhe askush nuk ka dhënë llogari para ligjit.
Pra Edi erdhi në pushtet duke nderu drjtësinë nga skllavrimi i mëparshëm i SALIUT-Ilirit -Lulit-Monikës..Dhe këtë e ralizoi shkëlqyer ,po të mos ndodhte kjo shqipëria sot ishte zhytur në kaos tamam si luftë civile të 1997 ,shqiptarët duke vra njëri tjetrin.
FALEMINDERIT EDI RAMA ,SHBA,dhe BE .
Dy shqiptare te medhenj ka nxjerre kjo toke gjer me sot Kastriotin e ENVERIN
TE TJERET JANE NUMUROR TOPI
PASTAJ KA EDHE PLEHRA E TRADHETARE ME DYZINA
Vetem Gjergj Kastrioti e Enver Hioxha kane vend ndeti ne panteonin e lavdise se kombit tone deri tani