Dhjetëra litra qumësht dhe qindra shkrepje aparati. Por në fund ia vlen. Fotografi polak, Jaroslav Wieczorkiewicz, jeton në Londër, ku ka hapur një studio që realizon foto konceptuale. Imazhet e vajzave të veshura me qumësht janë përdorur në fushata publicitare në të gjithë botën, duke i dhënë atij famë.
Fotot e mëposhtme janë shkëputur nga seria e titulluar “Milky PinUps” dhe shoqërojnë kalendarin e vitit 2014. Teknika që përdoret është impresionuese: qumështi hidhet mbi trupin e zhveshur të modeles, ndërsa fotografi shkrep aparatin me intensitet të lartë. Fotot më pas montohen për të realizuar efektin e plotë.
Fantastike, nje cast magjije ne fotografi.