Të vlerësohemi edhe ne

anazapta

Në 8 vjet qeverisje të së djathtës, jo vetëm postet e larta, ato të mesme apo dhe të ulëta, por edhe në mënyrë tërësore, ishin të militantëve. Qindra dhe mijëra socialistë me bindje të majta u lanë pa punë. U kultivua nepotizmi, servilizmi, klanizmi dhe të mos harrojmë se kanë kaluar 11 muaj nga fitorja plebishitare e 23 qershorit, ka fituar PS-ja dhe e majta dhe në pushtet ende janë drejtues të PD-së. Kush e justifikon këtë gjë? Atëherë pse fitorja e PS-së qenka plebishitare? Po ne të majtët që bëmë sakrificë për fitoren e PS-së, përse të ngelemi pa punë? Shkojmë për punë dhe ndeshemi me eksponentët e PD-së nëpër zyra akoma, të cilët ndikojnë te ne. Realisht, te unë që po shkruaj, pasi jam paraqitur për punë në një drejtori, ka ndikuar një figurë e PD-së, i cili më la pa punë. Po sa duhet të presim kështu? Apo është një shprehje, “prit gomar kur të dali bar”! Pra, sinqerisht, pritëm 8 vjet në opozitë, po tani sikur po nënvleftësohemi. Mbështetëm këtë qeveri me gjithë forcat tona, që dikur të jemi edhe ne të përkrahur dhe të punësuar sipas shkollës përkatëse dhe zanatit që kemi dhe jo të ngelim në opozitë gjithmonë. Edhe pse pak vonë, presim edhe ne të majtët që kontribuuam aq shumë, që të punësohemi dhe të merren parasysh kërkesat tona. Me këtë rast, dua t’i bëj thirrje z.Rama dhe qeverisë që të vlerësohemi edhe ne dhe të punësohemi. Gëzim Meta, Pukë.

 

SMS në DITA

Në 0689073730

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *